|
Kongresi amerikan nisi hetimin per armet e Diverolit. Pikepyetje serioze dhe mbi Ambasaden USA ne Ti |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 24 June 2008 |
|
• Komiteti i Mbikëqyrjes dhe reformave qeveritare, i drejtuar nga Henri Waxman ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore ne Kongresin amerikan për ekzaminimin e të gjithë kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diverolit me qeverinë amerikane. Sot u degjuan deshmite e 4 zyrtarëve të lartë të Pentagonit mbi trafikun e armëve për aferat e kompanisë AEY, aferë në të cilën është përfshirë edhe Shqipëria. Kongresmenet amerikane diskutuan dhe per rolin e ambasades amerikane ne Shqiperi lidhur me armet kineze qe i ishin adresuar shtetit amerikan nepermjet Kompanise AEY. Seanca e posacme në Kongresin Amerikan eshte transmetuar direkt nga “News24”. WASHINGTON - Kongresi amerikan zhvilloi sot seancen e pare degjimore ndaj 4 zyratreve te larte te Pentagonitlidhur me tregtine te paligjshme te armeve me origjine kineze qe dërgoheshin ne Afganistan. Gjate kësaj seance u ngriten pikëpyetje sesi mundi nje “femije si Diverol fitoi kontraten 300 milione dollare me shtetin amerikan, para qe “ per fat te mire nuk u përfituan te gjitha nga Diverol pasi kontrata u pre kete vit pas publikimit te lajmit se AEY kishte blere lajme te ndaluara. Kongresi vuri ne dyshim edhe pse janë lejuar shkeljet e kësaj kontrate. Pikepyetje u ngriten dhe mbi rolin e ambasades amerikane ne Tirane dhe mbi faktin nese ajo ka pasur dijeni mbi procesin e ndryshimit te origjines kineze te municionit qe dërgoheshin per forcat aleate nga Rinasi. Ne kete seance u vendos qe ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers dhe 5 zyrtarë të ambasadës amerikane ne Tirane të paraqiten në Kongresin amerikan për të dëshmuar para datës 11 korrik. Regjistrohu per te lexuar me shume ... |