|
Qendrimi ndaj vlerave dhe identiteti politik i shqiptareve |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 19 June 2008 |
|
Nga: Mustafa Nano
Në korpusin elektoral shqiptar ka grupe të mëdha homogjene zgjedhësish, të cilët, çfarëdo që të ndodhë e sido që të rrjedhin zhvillimet, nuk janë të prirur të ndryshojnë kredot dhe orientimin e tyre politik. Duhet thënë, se një dukuri e tillë, dmth masa të tëra të kallkanosura në pikëpamje elektorale, nuk është një dukuri shqiptare. Kudo, në të gjitha vendet e shoqëritë, qoftë dhe në ato vende e shoqëri, ku zgjedhësit janë më të sofistikuar në pikëpamje intelektive e më të zëshëm e më kërkues në pikëpamje civiko-politike, vihen re njerëz me identitet elektoral të fiksuar njëherë e mirë. Kjo vjen edhe prej besimit të tyre të palëkundur tek një kauzë e caktuar, por vjen edhe prej respektimit të një tradite familjare, e cila nuk është e lehtë për t‘u mposhtur nga përpjekjet humane për të adoptuar një orientim e një optikë individuale.Regjistrohu per te lexuar me shume ... |