| Nis rehabilitimi i shtratit tė Lanės |
|
|
| Shkruar nga Administrator | |
| Thursday, 19 June 2008 | |
|
Rama: Kjo ndërhyrje do të garantojë integrim dhe zhvillim social - ekonomik të kësaj zone
Me një financim prej rreth 113 milionë lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, nisën punimet për sistemimin e shtratit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralel me të, segmenti tek Materniteti i Ri. Objekti që do të realizohet është me një gjatësi 400 metra linearë dhe ndodhet në lindje të qytetit të Tiranës. Ai është vazhdim i aksit më të fuqishëm urban që përshkon qytetin nga lindja në perëndim që sot shtrihet i sistemuar, duke filluar para godinës së Martenitetit “Koço Glozheni” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës.
Kryebashkiaku Edi Rama, inspektoi fillimin e punimeve në këtë aks të rëndësishëm dhe tha ndër të tjera: “Eshtë kënaqësi që tu çojmë të gjithë kryeqytetasve njoftimin se ky kantier i madh i hapur për ta çuar bulevardin e Lanës më tutje, do të garantojë njëkohësisht edhe integrimin e plotë të pjesës në zonën veriore të Tiranës me gjithë pjesën tjetër të Tiranës dhe njëkohësisht do ti japë një zhvillim komplet tjetër nga pikëpamja sociale dhe ekonomike kësaj zone deri më sot të mbetur jashtë arterieve të zhvillimit. Ky është një hap i madh përpara për kryeqytetin, i cili do të konkretizohet në një kohë të shkurtër dhe do të na japë mundësinë që të hyjmë më thellë për të përmirësuar pastaj cilësinë e jetës në bllloqet e banimit edhe në këtë zonë“. Regjistrohu per te lexuar me shume ... |
| < Mbas | Vazhdoni > |
|---|