• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Thursday
Nov 20th
Projekti belg i qendrės sė Tiranės, njė atentat kundėr qytetit Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 3
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Monday, 09 June 2008

Nga Prof. Dr. Enver Faja

 

 Qendra e Tiranës nuk po gjen qetësi. Koha kalon, qyteti ndryshon, shtrihet, popullohet, rritet dhe zmadhohet, ndërsa qendra gjithmonë mbetet e hapur, e paformuar, e pakristalizuar, e shpërndarë, jo e qetë, jo atraktive. Ajo është e mbarsur me shumë konflikte fizike, hapësinore, estetike, utilitare, me shumë shqetësime njerëzore, të ligjshme dhe të drejta të banorëve të Tiranës dhe gjithë shqiptarëve të vendit dhe jashtë tij. Të gjithë presim një qendër me formë dhe peizazh me vlera të përkryera urbane, të denjë të një metropoli evropian të ditëve të sotme.

Qendra e Tiranës, një strukturë urbane gjithmonë e papërfunduar, gjithmonë e hapur. Me keqardhje mendoj se asaj me kohe i ka munguar një vizion i qartë urbanistik hapësinor.

Historia e urbanistikës së saj është e mbushur me episode dramatike, që trishtueshëm shumëkush i kujton. E lindur në mjedisin e një qyteti me një tesut urban spontan, qendra e Tiranës në kohërat moderne nuk arriti të marrë një formë përfundimtare, se studimet kryesisht kanë qenë pjesore dhe më vonë janë korrigjuar. Kur arkitekti italian në vitet ‘31 të shekullit XX, Florestiano di Fausto, ndërtoi ministritë, të tjerë inxhinierë dhe arkitektë e korrigjuan këtë projekt, duke krijuar një lulishte dy metra poshtë rrugëve për të rritur optikisht lartësinë e ulët të ministrive, duke krijuar kështu një hapësirë tepër individualiste, rrallë e takuar në një qytet të dytë mesdhetar. Në vitet ‘60 të komunizmit u prish Pazari i Vjetër i qytetit dhe u ndërtua Pallati i Madh i Kulturës, dhuratë e sovjetikëve ndaj popullit të Tiranës, duke i shkulur atij nga zemra historinë e qytetit. Në vitin 1972, sipas një studimi pjesor urbanistik të qendrës, në vendin e kishave ortodokse dhe katolike u ndërtua hotel Tirana, i lartë 15-katësh, duke varfëruar qendrën nga dy monumente të bukura të arkitekturës kristiane të Rilindjes shqiptare.

Në vitin 1974, në bazë të një studimi urbanistik të qendrës nga Instituti i Projektimeve Urbanistike dhe Arkitekturore, ISPUA dhe aprovuar nga Byroja Politike e Partisë Komuniste, u prish bashkia e qytetit, pjesë e ansamblit urban të ministrive dhe në vendin e saj u ndërtua Muzeumi Historik Kombëtar, pasi, sipas ideologjisë komuniste, qendra e kryeqytetit tonë socialist duhej të kishte karakter edukues, patriotik, revolucionar dhe jo karakter tregtar.

Regjistrohu per te lexuar me shume ...
Comments
Add NewSearchRSS
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >