|
Demokracia jo liberale dhe rasti shqiptar |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 27 May 2008 |
|
Nga: Mustafa Nano
Demokracia liberale është në vështirësi - ky është përfundimi ku ka arritur Fareed Zakaria, në një libër të tijin, ku, bash për ta theksuar e ulëritur këtë alarm, nuk nguron të flasë qysh në titull për demokracinë jo liberale (‘illiberal democracy‘ është një term i shpikur prej tij), me fjalë të tjera, për atë sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i dalë nga zgjedhjet nuk do t‘ia dijë për liritë civile, për të drejtat e njeriut, për rregullat e lojës politike e të lojës në tregun e lirë, për rregullimin ligjor e kushtetues të veprimtarisë së vet; me fjalë të tjera akoma, demokracia jo liberale është ai sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i dalë nga një palë zgjedhje dosido i jep të drejtën vetes për të qëndruar mbi ligjet e mbi gjithçka tjetër. Është ky rasti i Shqipërisë? Absolutisht po. Është aq e vërtetë kjo, sa të duket se Zakaria, teksa është ulur për të shkruar librin e vet ka patur në mendje vetëm modelin shqiptar, s‘ka gjë se në fakt, në tentativën për të ilustruar tezën e vet me shembuj e ilustrime të botës së sotme, ai i referohet Shqipërisë shumë rrallë. Regjistrohu per te lexuar me shume ... |