| Shalsi reagon pas deklaratave tė Kryeministrit |
|
|
| Shkruar nga Administrator | |
| Wednesday, 14 May 2008 | |
|
“Sheshi “Skënderbej” projekti ynë, Qeveria të zhbllokojë projektin për rindërtimit e Parkut të Liqenit”
Nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi ka reaguar sot pas disa deklaratave të Kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga Bashkia e Tiranës dhe Qeveria Kuvajtjane për rivitalizimin e sheshit “Skënderbej”. Shalsi tha: “Ndoqëm sot përpjekjen e Kryeministrit të vendit për tu treguar qytetarëve shqiptarë si një vepër të qeverisë punën e Bashkisë për transformimin e Sheshit Skënderbej me ndihmën bujare të Emirit të Shtetit të Kuvajtit. Nuk është hera e parë që Kryeministri i tregon punët e Bashkisë së Tiranës si punë të qeverisë së tij, por ky nuk është problemi ynë, sepse është e rëndësishme që Bashkia jonë t’i bëjë realitet punët në shërbim të qytetarëve, të cilët e dinë fare mirë se cila palë di të punojë me llafe e cila palë di të flasë me punë.Regjistrohu per te lexuar me shume ... |
| < Mbas | Vazhdoni > |
|---|