• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Wednesday
Jan 07th
Unaza e Vogėl, pėrfundon segmenti i parė, korsi e veēantė pėr transportin publik Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 4
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 14 May 2008

Segmenti Rr.Kavajës-M.Shyri


Rama: Kjo korsi do të jetë çdo vit e më e pranishme në rrugët e kryeqytetit

Unaza e brendshme është hallka më e rëndësishme në skemën e rrugëve të qytetit. E quajtur ndryshe dhe Unaza e Vogël, ajo është një zonë me trafik tejet të rënduar dhe për nga rëndësia që ka në qarkullimin rrugor, punimet në të u parashikuan të realizohen pjesë pjesë, duke lejuar njëkohësisht lëvizjen e trafikut gradualisht në pjesët e rikonstruktuara. Projekti i rrugës është hartuar duke u bazuar në Projektin Francez të Qendrës së Tiranës.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi gjatë përfundimit të punës në segmentin e parë të Unazës së Vogël, politikën e re të bashkisë së kryeqytetit për qarkullimin e konkretisht, domosdoshmërinë për të vlerësuar korsitë e transportit publik dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të kenë një alternativë të qëndrueshme dhe të besueshme tek transporti publik. Sipas Ramës, ideja është që në të gjithë Unazën e Vogël të ketë një korsi vetëm për autobusin, për biçikletat, për taksitë dhe ambulancat. “Kjo është një korsi që qytetarët do ta shikojnë çdo vit e më të pranishme në rrugët e kryeqytetit dhe kështu Tirana inkuadrohet në një politikë europiane të kufizimit të trafikut për makinat dhe të hapjes së trafikut për transportin publik, nëpërmjet mjeteve të këtij transporti. Këtë korsi ne e kemi filluar dhe tani funksionon tek rruga e Laprakës deri tek Zogu i Zi. Këtë korsi duam ta fusim dhe në Unazën e Tiranës“, (unaza ekzistuese) - u shpreh Rama.

Regjistrohu per te lexuar me shume ...
Comments
Add NewSearchRSS
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >