Tirana
Kryeqytetit i shtohet edhe njė tjetėr kopsht i rikonstruktuar nė rrugėn Kongresi i Lushnjes
| Kryeqytetit i shtohet edhe njė tjetėr kopsht i rikonstruktuar nė rrugėn Kongresi i Lushnjes |
|
|
| Shkruar nga Administrator | |
| Monday, 12 May 2008 | |
|
Rama: Jam krenar që po ju japim fëmijëve një cilësi jete më të mirë
Tashmë kopshti Nr. 26 i cili ndodhet në rrugën “Kongresi i Lushnjës” është tërësisht i rikonstruktuar me ambjente të standarteve bashkëkohore falë një investimi prej rreth 15 milionë lekësh te reja nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e ambienteve të këtij kopshti, u shpreh për mediat se: “Në fakt planet janë si vizatimet e fëmijëve, por që të kthehen në vepra duhet punë dhe kohë e unë jam shumë krenar që falë punës dhe kohës që na kanë dhënë qytetarët, dita ditës ne po u japim atyre atë që kërkojnë, për të pasur një cilësi jete më të mirë, rrugë më të pastra e më të gjelbëra dhe mbi të gjitha kopshte, çerdhe e shkolla ku fëmijët e sotëm të jenë njësoj si shokët e shoqet e tyre në Europë dhe të përgatiten për të qenë qytetarët e Europës së nesërme”. Regjistrohu per te lexuar me shume ... |
| < Mbas | Vazhdoni > |
|---|