• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Wednesday
Jan 07th
Kryesore arrow Tirana arrow “51N4E, Fituesi i Konkursit tė Sheshit Skėndėrbej”
“51N4E, Fituesi i Konkursit tė Sheshit Skėndėrbej” Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 23 April 2008


Bashkia e Tiranës ka kënaqësinë të shpallë për të gjithë aplikuesit dhe të interesuarit, rezultatet e Fazës II

 

Konkurentët e Short-listuar* janë:

 

     

  1. 51N4E bvba, (Brussels – Belgium)
  2.  

  3. ARCHITECTURE-STUDIO, (PARIS - France)
  4.  

  5. ATENA STUDIO & PARTNERS, (Rome – Italy)
  6.  

  7. DANIEL LIBESKIND, Architects LLC, (New York – USA)
  8.  

  9. Josep Lluis Mateo - MAP Arquitectos, S.L., (Barcelona – Spain)
  10.  

  11. MVRDV & TOPOTEK & ARUP & Joroen Kooijmans, (Rotterdam - The Netherlands)

 

* konkurentët e short-listuar janë renditur sipar rendit alfabetik.

 

Realizimi i këtij Konkursi Ndërkombëtar u mundësohet me mbështetjen financiare të Madhërisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvaitit.

 

FAZA II

 

Objekti i këtij konkursi ishte përzgjedhja nëpërmjet konkurimit të hapur, të projekt-idesë më të mirë për realizimin e projektit urban të rikonstruksionit të Sheshit Skënderbej, projekt-ide e cila do të prezantonte punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri, kërkesat e organizatorit, të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës, ku përfshihet: 

 

     

  1. Rikonstruksioni i sipërfaqes së përkufizuar si “Sheshi Skënderbej”, 
  2.  

  3. Dizaini urban i rrugëve hyrëse në Sheshin Skënderbej,
  4.  

  5. Linjat e zhvillimit për ndërtimin e objekte të reja të parashikuara brenda kufirit të Sheshit, për rikonstruksionin e godinave të gjendura në perimetër .

 

Projekt-ideja duhet të siguronte zgjidhjen e duhur, urbane, arkitektonike, infrastrukturore dhe  funksionale, për përmirësimin e veprimtarisë urbane të Sheshit Skënderbej. 

 

Propozimi Fitues u shpall nga një Juri Ndërkombëtare prej 11 anëtarësh – profesionistë të fushave përkatëse dhe me eksperiencë të gjerë.

 

     

  1. Andreas Ruby – kritik arkitekture/ Gjermani
  2.  

  3. Arben Kumbaro – artist/ Shqipëri
  4.  

  5. Edi Rama - Kryetari i Bashkisë së Tiranës
  6.  

  7. Elia Zenghelis - arkitekt/ Greqi
  8.  

  9. Ismail Khudhr AL-Shatti – inxhinier/ Kuvajt – Përfaqësues i Donatorit
  10.  

  11. Maks Velo – arkitekt & artist/ Shqipëri
  12.  

  13. Marco Casamonti - arkitekt/ Itali
  14.  

  15. Marin Biçoku - arkitekt/ Shqipëri
  16.  

  17. Valerio Olgiati - arkitekt/ Zvicër
  18.  

  19. Vedran Mimica - arkitekt/ Kroaci
  20.  

  21. Xaveer de Geyter - arkitekt/ Belgjikë
Regjistrohu per te lexuar me shume ...
Comments
Add NewSearchRSS
cun_bregdetar - ? Registered | 2008-04-23 12:24:10
Nuk po e kuptoj ket.. dhe me gjithse nuk e lexova komplet.. Po me sa di un ka fitu tenderin arkitektura Gjermane...
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >