Gjatë takimit në Hotel “Tirana”
Bashkia e Tiranës dhe Sweco International, me financimin e SIDA (Swedish International Developement Agency), organizuan në Tiranë fazën e dytë dhe finale të “Trajnimit Ndërkombëtar mbi Menaxhimin e Mbetjeve”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin trajnues të Sweco, si dhe ekspertë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane nga vende të ndryshme si Suedia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Kosova etj. Sweco International është një organizatë e cila merret me projekte në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane, arkitekturës dhe telekomunikacionit.