|
Berisha: Tė gjithė fajtorė, pėrveē meje |
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 24 March 2008 |
• Erl Murati
Në një fjalor të ashpër ndaj institucioneve kryesore të shtetit, të denjë për një kryetar opozite, por jo për një njeri që i ka vetë në dorë frenat e shtetit, kryeministri Berisha e largoi dje përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit. “Ka patur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh”, tha ai duke renditur ‘’ministrinë...e Mbrojtjes, ushtrinë, SHISH-in, SHIU-n, tatimet, inspektoriatin e punës dhe prokurorinë’’. Më pas, Berisha shtoi se ai dhe presidenti nuk dinin gjë fare, as se ekzisonte Gërdeci. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dëgjon qëndrimin e Berishës është se si ka mundësi një kryetar qeverie nuk ka asnjë institucion nën kontroll? Ndërsa, pyetja e fundit: një kryeministër që nuk ka asnjë institucion nën kontroll, a duhet të japë dorëheqjen? Edhe Ponc Pilati do ta kishte zili oratorinë e Berishës dhe mënyrën se si ai tentoi t’i lajë duart dje nga “11 shtatori” – siç e quan ai – duke ia hedhur përgjegjësinë të gjithëve, përveç vetes. Regjistrohu per te lexuar me shume ... |