• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Wednesday
Jan 07th
Kryesore arrow Lajme arrow Dorėheqjen e Berishės e kėrkon populli
Dorėheqjen e Berishės e kėrkon populli Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 4
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Friday, 21 March 2008
• Petrit Vasili

Vox populi vox dei. Zëri i popullit është
    zëri i Zotit, thoshin latinët e lashtë. Dhe populli ka folur me të gjitha mjetet e shprehjes së tij, edhe pse të kufizuara, të censuruara hera-herës për përgjegjësitë e kataklizmës së Gërdecit.
Shumë të qartë në dëshmitë e tyre njerëz të shumtë, viktima të kësaj tragjedie, kanë vënë gishtin mbi plagë dhe kanë zbardhur edhe përgjegjësitë politike, morale dhe shtetërore të kësaj tragjedie. Ata të gjithë kanë arritur në konkluzionin se të gjitha përgjegjësitë shkojnë tek një përgjegjës i madh dhe ai është Kryeministri i vendit, Berisha.
Kjo dorëheqje e Berishës, marrje e përgjegjësive prej tij dhe të tijve si dhe vënia pa hezitim në dispozicion të drejtësisë, janë vetëm fillimi i një reflektimi të përgjegjshëm politik e moral, përkundrejt sjelljes dhe drejtimit autoritarist, autoritarist deri në pakufi, që prodhoi atë papërgjegjshmëri shtetërore, e cila kushtëzoi gjithçka që ndodhi në Gërdec dhe që ka krijuar premisa tragjike negative edhe për ngjarje të tjera.
Lind pyetja përse janë njerëzit, me një fjalë akoma më të thjeshtë populli, që e kërkon këtë dorëheqje? Sepse Berisha dhe të tijtë janë aty ku janë, thjesht dhe vetëm, sepse votat e popullit jua dhanë këtë të drejtë.
Populli votoi gjithashtu me shpresën e madhe se shumica e Parlamentit shqiptar do ta kërkonte sot këtë. Populli besonte gjithashtu se të zgjedhurit e tij, pra deputetët, borxhli të besimit që populli vetë ju dha, do të silleshin me respekt ndaj votuesve të tyre e do t’i kërkonin Berishës në bllok pa dallime majtas-djathtas që ai të largohej nga qeverisja, sepse depot e hapura të 1997 u zëvendësuan me bomba alla “Hiroshimë” dhe kaosi, mosbesimi dhe pasiguria u rishfaqën përsëri frikshëm ndër ne.Regjistrohu per te lexuar me shume ...
Comments
Add NewSearchRSS
cun_bregdetar Registered | 2008-03-21 18:35:34
nuk ka ndergjegje ai mer.. populli ka koh qe e kerkon dorheqen e atij po nuk ka seder ai rob..!
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM