|
Bakojanis: Shqiperia meriton ftesen per ne NATO |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 20 March 2008 |
• Keshtu ka deklaruar ministrja e Jashtme greke gjate nje konference per shtyp pas takimit me ministrin e Jashtem shqiptar, Lulzim Basha
Greqia mbeshtet aspiratat e Shqiperise per anetaresim ne strukturat euro-atlantike. Qendrimi i qeverise helene eshte konfirmuar nga ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis gjate nje konference te perbashket per shtyp me homologun e saj shqiptar Lulzim Basha. Zonja Bakojanis, e cila gjendet per nje vizite nje ditore ne vendin tone theksoi Shqiperia ka bere hapa substanciale drejt realizimit te kesaj aspirate. “Shqiperia i ka te gjitha arsyet per te merituar ftesen per anetaresim ne NATO. Ju do te keni mbeshtetjen tone miqesore ne kete drejtim, e njejta gje vlen edhe per Kroacine, por nuk mund te them te njejten gje per ish republiken jugosllave te Maqedonine. Per 17 vjet rresht kane mbetur bisedimet per ceshtjen e emrit te saj dhe kjo ka nje ndikim negativ ne drejtim te bashkepunimit rajonal” tha Bakojanis. Ajo theksoi gjithashtu se qeveria greke do ti paraqese Kuvendit, pas Pashkeve, kerkesen per miratimin e MSA mes Shqiperise dhe BE. Temat e diskutuara gjate takimit mes ministri te Jashtem shqiptar, Lulzim Basha dhe shefes se diplomacise greke, Dora Bakojanis ishin ato te mbledhjes se komisioneve per ujrat e embla, per intesfifikimin e bashkepunimit ekonomik dhe investimet greke ne Shqiperi, Samitin e Bukureshtit, situaten rajonale dhe per ceshtje te tjera te bashkepunimit bilateral, kujdesin e shqiptareve per minoritetin grek ne Shqiperi, per kushtet e tyre arsimore, kemi folur per procesin e varrimit te ushtareve greke te rene ne luften italo-greke, ceshtjet e pronave te qytetareve shqiptare ne Greqi, etj. Regjistrohu per te lexuar me shume ... |