|
Na lipsen vullnetarė e misionarė tė pėrnjimendtė |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 19 March 2008 |
|
Nga: Kico Blushi
Me të njëjtën metodë përshtatjeje spiunët vullnetarë të Sigurimit të Shtetit u bënë spiunë vullnetarë e zelltarë të Gazidedës, sigurisht pasi zunë kryet e vendeve nëpër biznese e media.Mbrojtësit e flaktë të realizmit socjalist sakaq u bënë armiq të zjarrtë ë të papajtueshëm të tij, duke u bërë fillimisht idhtarë të Arshi Pipës, Martin Camajt, apo të Zef Plumit, pa e ditur se një ditë edhe ata do të mbeteshin pa punë, pas mbylljes së Akademisë dhe sidomos pas mosmarrjes tufërisht të rrogave…! Kështu pra, me të njëjtën “filozofi të tjetërsimit”, ata që deri dje thërrisnin shesheve e gjirizeve të Shqipërisë “Nano ik!”, sot çirren “Nano hajde”! Nesër kemi për të dëgjuar të hulumntojnë nëpër media:.”Berisha ik!”, “Berisha thyej qafën!”,-pikërisht ata që sot për sot janë mbrojtësit më të flaktë të tij, ata që të japin përshtypjen se mund të hidhen edhe në zjarr për të!Kur edhe këta të mbeten me gisht në gojë nga “reformat”, nga konkurrenca pa konkurrencë, si dhe nga goditjet e tij të befta me siglën e antikorrupsionit, atëhere ka për t’u bërë medemek qameti!Këta “vullnetarë të Berishës”kanë për të nxjerrë fakte e dëshmi rrënqethëse se sa kanë pas vuajtur nën “rregjimin e dushmanit Sali”, siç janë hakatur për ta kthyer edhe atë në udhë të mbarë, por më kot! Pra, kur të bjerë Berisha, kur të jetë e sigurt se edhe ai edo të thyejë qafën, do të shohim e do të dëgjojmë se si do ta nëmosin e do ta përbaltin “udhëheqësin historik”pikërisht ata analistë e vullnetarë që deri dje kishin pas qënë fanatikë të çartur të tij! Ne nuk do të na mbetet gjë tjetër veç të psherëtijmë: Inshallah rrojmë të shohim se si ish këshilltarët t’u nxjerrin nesër bojën e sytë ish shefave të tyre! Ne nuk do të na mbetet gjë tjetër veç të besojmë se në Shqipëri nuk ka e nuk ka pasur as edhe një burrë të shquar që të ketë qënë vërtet i ndershëm!Regjistrohu per te lexuar me shume ... |
|
Rifreskuar sė fundi ( Wednesday, 19 March 2008 )
|