• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Wednesday
Jan 07th
Kryesore arrow Lajme arrow A rrezikohet edhe Shqiperia nga Terrorizmi
A rrezikohet edhe Shqiperia nga Terrorizmi Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Zef Brozi



-Abu Omar, terroristi qe ka qene per disa vite ne Shqiperi, ne vitin 1995 ka pohuar: “Per ne anetaret e Jamaat Shqiperia ishte nje hotel i sigurte, nje vend ku fondamentalistet islamike besonin se mund te jetojne pa frike…” (Cituar nga gazeta “Chicago Tribune” e dates 3 Korrik 2005. Idea per te shkruar perseri lidhur me terrorizmin dhe rrezikun qe ai paraqet edhe per Shqiperine me lindi pas akteve tragjike terroriste qe ndodhen ne Londer me 7 Korrik dhe pasi lexova gazeten “Chicago Tribune” te dates 3 Korrik 2005 dhe disa artikuj te ketyre diteve ne “The New York Times”.Une tani dua te besoj se ndryshe nga artikujt qe kam botuar me pare per terrorizmin ne Shqiperi, kete radhe askush nuk do te me keqkuptoje apo shtremeberoje theniet e mia;dhe uroj qe te mos kete me individe a politikane shqiptare qe te me kundervihen a preken nese denoncoj fondamentalizmin dhe terrorizmin qe ka terren edhe ne Shqiperi, dhe duke u bazuar ne fakte, jap mendimet e mia per keto ceshtje, pa pretenduar qe te gjithe duhet te jene te nje mendimi me mua. Koha provoi vertetesine e atyre qe une shkruaja. Publiku ne Shqiperi duhet te njihet dhe te informohet edhe per keto dukuri aq te rrezikeshme. Do te ishte jo thjesht marrezi e cmenduri, por edhe fatale per shqiptaret dhe boten nese mendohet se po te flitet per keto dy dukuri te rrezikeshme mund te duket sikur po flitet kunder fese muslimane. Sic thone kleriket e moderuar te fese Islame fondamentalizmi dhe terrorizmi ne emer te kesaj feje eshte ne fakt largim nga feja e vertete Islame. A nuk jane me mijera edhe viktimat e pafajshme te terrorizmit dhe fondamentalizmit qe i perkasin fese muslimane? Terrorismi nuk kursen askend, madje as femijet muslimane qe jane nisur per ne shkolle, as muslimanet qe kryejne ritin fetar ne xhami? Pra terrorizmi na kercenon te gjitheve pa dallim, dhe ate duhet ta luftojme te gjithe pa dallim. Ashtu sic e tha shume bukur Kryeminitri Britanik Tony Blair ne nje interviste ne BBC, te gjithe ne duhet te kuptojme se: ”… terrori duhet te shkulet me rrenje duke krijuar kushtet per nje kuptim me te drejte mes njerezve te besimeve te ndryshme….Pra duhet te kuptojme se keta ekstremiste i kane dhene nje emer te keq fese islame ne te njejten menyre si te cmendurit dhe fanatiket paten prishur imazhin e krishterimit ne te kaluaren dhe disa vazhdojne akoma. Pra eshte e rendesishme qe elementet e moderuar te perballen me ekstremistet dhe t’i mposhtin ata.”Regjistrohu per te lexuar me shume ...
Comments
Add NewSearchRSS
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM