| Kryebashkiaku Rama prezanton pėrpara Kėshillit Bashkiak Buxhetin e vitit 2008 |
|
|
| Shkruar nga Administrator | ||||||
| Monday, 25 February 2008 | ||||||
|
Kryebashkiaku Edi Rama ka prezantuar sot përpara Këshillit Bashkiak Projekt-Buxhetin e vitit 2008. Ai u shpreh se për të ardhur deri në këtë buxhet është kaluar nëpër një proces të gjatë dhe intensiv të anketimit të qytetarëve dhe identifikimit të nevojave të tyre. Duke renditur prioritetet dhe programet sipas të cilave ndahen investimet e këtij buxheti, Rama u shpreh mes të tjerash përpara këshilltarëve bashkiakë: “Është kënaqësi që më jepet mundësia që të paraqes para jush një buxhet i cili besoj se përmbush një sërë nevojash dhe realizon një sërë objektivash që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës në komunitetet tona. Dua që të nënvizoj faktin që ky është një buxhet që është përgatitur me një proces dëgjesash publike që kemi organizuar në mënyrë intensive për një periudhë kohore disamujore dhe që realisht na kanë ndihmuar shumë për të përcaktuar ashtu si duhet prioritetet e ndërhyrjeve në çdo komunitet. Praktikisht janë zhvilluar 22 seanca publike, nga dy herë në secilën njësi bashkiake, me dy këndvështrime. Njëmbëdhjetë seancat e para kanë pasur si synim të listojnë të gjitha kërkesat, ankesat, shqetësimet e qytetarëve, ku sigurisht kemi mundur të kemi një pasqyrë të gjendjes ekzistuese në komunitete sipas këndvështrimit të qytetarëve, një pasqyrë të ndarë në probleme që i kemi zgjidhur menjëherë dhe që kanë qenë të karakterit administrativ apo të ndërhyrjeve të mundshme emergjente me ndërmarrjet tona, probleme që janë të natyrës që kërkojnë investime të konsiderueshme dhe ndër të cilat janë pasqyruar edhe në këtë buxhet.Regjistrohu per te lexuar me shume ...
Only registered users can write comments! |
||||||
| < Mbas | Vazhdoni > |
|---|