|
BE ja diskuton pėr pavarėsinė |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 18 February 2008 |
|
Bruksel, 18 shkurt - Ministrat e jashtëm të BE së sot në Bruksel, në takimin e tyre, do ta "marrin në dijeni" se në Kuvendin e Kosovës është shpallur pavarësia. Agjencitë e lajmeve raportojnë se katër fuqitë evropiane, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia pritet që ta konfirmojnë synimin e tyre për njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Ministri i jashtëm suedez, Carl Bild tha se shpreson se "do të arrihet një platformë për të cilën do të pajtohet çdo shtet anëtar".
|