|
SHPALLJE ZYRTARE Bashkia e Tiranës ka kënaqësinë të shpallë konkursin ndërkombëtar për Rehabilitimin e Sheshit Skënderbej. Sheshi është hapësira publike primare dhe vendi i mbledhjes qytetare për Tiranasit; një pikë tërheqje turistike për vizitorët e huaj dhe një pikë e rëndësishme lokale e kombëtare. Rivitalizimi i Sheshit Skëndebej është pjesë e përpjekjes së Bashkisë për të zbukuruar dhe restauruar hapësirat e saj publike – për të “injektuar” një sens të ripërtërirë të krenarisë qytetare mes qytetarëve të vet dhe për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të zhvillimeve në qytet. Sheshi Skënderbej është një prej hapësirave më të rëndësishme dhe shtrihet në një sipërfaqe rreth 45,500 m ², nga ku një sipërfaqe prej 4,500m² është e parashikuar për ndërtime të reja dhe 41,000m² sipërfaqe që do të marrë vlerat e një sheshi urban bashkëkohor me të gjitha atributet që i takojnë. Realizimi i këtij Konkursi Ndërkombëtar u mundësohet me mbështetjen financiare të Madhërisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvaitit. Objekti i këtij konkursi është përzgjedhja nëpërmjet konkurimit të hapur, të projekt-idesë më të mirë për realizimin e projektit urban të rikonstruksionit të Sheshit Skënderbej, projekt-ide e cila prezanton punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri, kërkesat e organizatorit, të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës, ku përfshihet: • Rikonstruksioni i sipërfaqes së përkufizuar si “Sheshi Skënderbej”, • Dizaini urban i rrugëve hyrëse në Sheshin Skënderbej, • Linjat e zhvillimit për ndërtimin e objekte të reja të parashikuara brenda kufirit të Sheshit, për rikonstruksionin e godinave të gjendura në perimetër . Projekt-ideja do të sigurojë zgjidhjen e duhur, urbane, arkitektonike, infrastrukturore dhe funksionale, për përmirësimin e veprimtarisë urbane të Sheshit Skënderbej. Propozimi Fitues do të shpallet nga një Juri Ndërkombëtare prej 11 anëtarësh – profesionistë të fushave përkatëse dhe me eksperiencë të gjerë. Ky konkurs do të zhvillohet në dy faza. Afati i fundit për shprehjen e interesit është 29 Shkurt 2008, sipas orës lokale – 4.00 p.m. KONTAKT: Mob. +355.69.2056146 Fax.+355.04. 228430 e-mail :
Kjo e-mail adresė ėshtė e mbrojtur nga spam bots, juve ju duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė shikuar atė
_________________________________________________ Ky njoftim zyrtar do të shpallet edhe në publikime ndërkombëtare nëpërmjet burimeve të tjera, të printuara dhe elektronike.
Ftesa e Kryetarit
Banda e Konkursit
Kalendari i Konkursit
Zona e Konkursit
Informacion i Përgjithshëm
Formulari i Aplikimit
Formulari i Pyetjeve
|