Gjatë takimit në Njësinë Nr.10
Në vijim të takimeve “Gjykoni punën time” nëpër njësitë bashkiake të kryeqytetit, kryebashkiaku Edi Rama u takua sot pasdite me banorë të Njësisë Bashkiake Nr.10, në Kinemanë “Dajti”. Infrastruktura rrugore dhe ajo brenda blloqeve të banimit, ndërtimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra dhe rekreative, legalizimi i pallateve të reja, si dhe shërbime të tjera të cilat ofrohen nga Bashkia e Tiranës, ishin disa nga çështjet për të cilat u interesuan qytetarët me pyetjet e tyre. Përveç të tjerave kryebashkiaku Edi Rama ka folur edhe për problemin e ndotjes në kryeqytet, për parkimet, për problemin e zhurmave që shkaktohen nga lokalet e natës etj. Në përgjigje të interesimit të qytetarëve me problemin më të fundit që ka lindur në kryeqytet me transportin urban, në lidhje me abonetë dhe çmimin e biletës së autobusit, kryebashkiaku Rama u shpreh: