|
Presidenti Topi uron besimtaret muslimane me rastin e Fiter Bajramit |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 12 October 2007 |
|

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i uron të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo ndodhen festën e Fiter Bajramit. Në mesazhin dërguar Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Kryetari i Shtetit shprehet: “Të nderuar besimtarë myslimanë të Shqipërisë! Gëzuar festën e Fiter Bajramit. Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të jem pranë Jush, pranë çdo vatre dhe familje, pranë çdo besimtari që vjen në këtë ditë feste pas një muaji përkushtimi dhe agjërimi. Uroj që kjo ditë e pastërtisë shpirtërore të ketë gjetur seicilin nga Ju me dashuri më të madhe për Shqipërinë, për familjen, t’ju ketë gjetur më të devotshëm, më konstruktivë, më punëtorë, më të ndershëm, më të dashur, më patriotë. Ne shqiptarët ngaherë kemi jetuar me dashuri për njëri-tjetrin, kemi festuar festat e njëri-tjetrit, ngaherë kemi ruajtur njëherësh adhurimin për Zotin dhe dashurinë për atdheun. Kemi ruajtur dhe do të ruajmë me shumë kujdes thesarin e bashkëjetesës fetare që e kemi të trashëguar prej shumë brezash nga të parët tanë. Gëzuar dhe urime, Zoti Ju bekoftë së bashku me familjet Tuaja dhe atdheun tonë të përbashkët!”
|