• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Wednesday
Jan 07th
Kryesore arrow Lajme arrow Lotaria Amerikane “DV 2009”
Lotaria Amerikane “DV 2009” Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 6
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Friday, 12 October 2007


Departamenti Amerikan i Shtetit njofton nisjen zyrtare të procedurave të regjistrimit të kësaj lotarie. 3 tetor 2007 - 2 dhjetor 2007, periudha e aplikimit për të gjithë të interesuarit


Starton Lotaria Amerikane “Green Card 2009”. Duke nisur që nga dita e sotme deri në 4 dhjetorin e këtij viti, të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë dhe dëshirojnë të emigrojnë me dokumente të rregullta në SHBA, do të kenë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrjen në këtë lotari ndërkombëtare. Çdo vit më shumë se 55 000 persona në të gjithë botën shpallen fitues të kësaj lotarie. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se regjistrimi për lotarinë vjetore të vizave, apo siç njihet ndryshe DV 2009.

KËRKESAT E PRANIMIT TË APLIKIMIT

Ju duhet të jeni i lindur në një nga vendet e listuara më poshtë

I lindur në një nga vendet kualifikuese:
Në shumicën e rasteve kjo kupton vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit e këtij vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një vend ku vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do t’u lëshohet viza që ata të hyjnë në SHBA njëkohësisht.

E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit e këtij vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri, as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë vendlindjen në një nga vendlindjet e prindërve të tij/saj, në qoftë se ky vend është i kualifikueshëm për programin DV 2009.

Ju duhet të keni OSE edukim të mesëm, OSE punë të kualifikuar sipas kërkesave të programit DV 2009

Edukim i mesëm ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni OSE një edukim shkollor të mesëm, OSE të barabartë, të përcaktuar si 12 vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12 vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Në qoftë se ju nuk mund t’i keni këto kërkesa, NUK duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë DV 2009.


PROCEDURAT E APLIKIMIT DV 2009

Formularët e Aplikimit për DV 2009 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen

http://www.dvlottery.state.gov/

gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 12:00 e drekës në datën 3 tetor 2007 dhe duke mbaruar në orën 12:00 të drekës në datën 2 dhjetor 2007.
Lejohet vetëm NJË aplikim për çdo aplikant.
Në qoftë se dallohen dy ose më shumë aplikime për ju, do të s'kualifikoheni automatikisht.
Mbas regjistrimit të suksesshëm të aplikimit, ju do të lexoni në ekran emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendbanimin dhe datën e regjistrimit të aplikimit, të cilën mund ta stamponi (print) dhe ta keni për rekordet tuaja. Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, e-mail, faks etj.) nuk do të pranohen.

Regjistrimi juaj do të skualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjesëtarët e familjes tuaj:

• fotografia juaj
• e bashkëshortit(es) tuaj
• e çdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm, gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es), edhe në qoftë se një fëmijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.


Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore.
Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi vetjake për çdo pjesëtar të familjes. Nëse dështoni të regjistroni fotografitë e kërkuara për bashkëshorten dhe secili fëmijë do të rezultojë si regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplikimit dhe do t'ju duhet të riregjistroheni. Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjesëtar të familjes, atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjesëtarëve të familjes do të s'kualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë. Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkëshortit(es) tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2009. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik elektronik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner elektronik dixhital.

Regjistrimet janë subjekt i skualifikimit dhe refuzimit të vizave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme, ose janë manipuluar, ose nuk përmbajnë specifikimet e shpjeguara më poshtë.

UDHËZIMET PËR TË REGJISTRUAR NJË FOTOGRAFI DIXHITALE:
Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet:

Specifikimet e Përbëra të Fotografisë:
Pozicioni i kokës:
Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
Koka e personit NUK duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqes së fotografisë.


Sfondi:
Personi që fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë të shndritshëm;
Fotografi me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
Epiqendra (fokusi):
Fotografia duhet të jetë në qendër.
Sendet Dekorative:
Fotografitë, të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli, apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, NUK do të pranohen.
Mbulimet e kokës dhe kapelat:
Fotografi ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele pranohen vetëm për shkak të besimit fetar, edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, fytyra nuk duhet mbuluar;
Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën, jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen;
Fotografitë ku aplikanti ka vendosur kapele për shkak të detyrës (ushtarak, infermier etj.) nuk do të pranohen.
Përbërja e fotografisë:
Fotografitë me ngjyra me thellësi "24-bit" janë të preferuara. Fotografitë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë "TrueColor" ose "24-bit". Fotografitë me ngjyra ose bardhezi duhet të skanohen me këtë përbërje për kërkesat e DV-2008.
Specifikimet Teknike të Fotografisë:
Në qoftë se aplikanti bën një fotografi të re me anë të një aparati dixhital: Lloji i formatit të fotografisë. Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë
Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
Rezolucioni i Fotografisë 320 pika (pixels) e lartë me 240 pika (pixels) e gjerë
Thellësia e ngjyrave të fotografisë
Ngjyra 24-bit ose bardhezi 24-bit thellësia e ngjyrave (Shënim: Fotografi Monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)
Në qoftë se aplikanti skanon një fotografi me skaner dixhital: Përpara se fotografia të skanohet ajo duhet të ketë këto specifikime të stampimit (printimit):
Përmasat e stampimit (printimit) 50mm x 50mm katrore
Ngjyrat e stampimit (printimit) fotografia mund të jetë me ngjyra (e preferuar) ose 24-bit stil gri
Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet të ketë këto specifikime të skanimit:
Rezolucioni i Skanimit Të skanohet me rezolucion 150 dots per inch (dpi)
Lloji i formatit të fotografisë
Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e fotografisë maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
Rezolucioni i fotografisë 300 me 300 pika (pixels)
Thellësia e ngjyrave të fotografisë ngjyra 24-bit ose bardhezi 24-bit thellësia e ngjyrave (Shënim: Fotografi Monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)

 

Comments
Add NewSearchRSS
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM