|
Doris Pack vlereson rolin e presidentit Topi |
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 08 October 2007 |
|

Me zgjedhjen e zotit Bamir Topi në postin e Presidentit të Republikës, Shqipëria ia doli mbanë të gjente një zgjidhje kushtetuese, tha Doris Pack, e cila po kryeson një delegacion të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me vendet e Europës Juglindore, që po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Gjatë takimit me Presidentin Bamir Topi, Pack vlerësoi qëndrimin e Kryetarit të Shtetit për zgjidhjen e çështjes së Prokurorit të Përgjithshëm në Parlament dhe jo në institucionin e Presidentit, si dhe rolin e zotit Topi në procesin e pritshëm të reformimit të sistemit të drejtësisë. Anëtarë të tjerë të delegacionit bashkëbiseduan me Presidentin e Republikës lidhur me pavarësinë e institucioneve dhe funksionimin e pushtetit lokal në Shqipëri.
|