• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Friday
Nov 21st
Patlixhana te skuqur (te marinuar) Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
I mjerėMė i miri 
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 02 October 2007
 Ketu numri nje, patlixhana te skuqur. E pershtatshme per njerez me shije te holle, per ata qe nuk kane kohe dhe per ata qe kane vape. Ju duhen nje minimum gjerash: patlixhane, vaj ulliri, kripe, tigan dhe zjarr. Per njerez me tangerllik mund te shtohen edhe hudhra, qepa, majdanozi dhe uthulla.


Patlixhanat lahen dhe priten ne rrathe. Ne se patlixhanat jane shume te medhenj ndajini ne dysh ose tresh ose katersh, sipas gustos. Ne tigan hidhni vajin e ullirit. Kini parasysh qe patlixanat vdesin per vaj, prandaj e duan me shumice.

Kur patlixhanat, pasi te keni kthyer disa here nga te gjitha krahet e sperkatur me kripe, te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga zjarri, lereni te kullojne pak vajin dhe verini ne nje pjate. Ata qe kane fobi per vajin mund t'i vendosin patlixhanat mbi nje leter, nga ato qe perdoren ne kuzhine, per t'ua thithur vajin. Te padurueshmit dhe shume te uriturit mund te fillojne procesin e ngrenies, ate qe kane me shume durim dhe me pak uri, mund te kalojne nje kat me poshte.

Shtypni hudher, grini nje kokerr qepe (holle) dhe shtojani patlixhanave.

Shtoni majdanozin (te prere holle, shikoni figuren tjeter).

Dhe ne fund shtoni edhe pak uthull. Te paduruarit mund te fillojne te vetesherbehen. Te duruarit, mund ta lene per disa ore keshtu derisa ingrediente te ngjizen me njeri-tjetrin dhe te krijojne nje sinfoni.
Ju befte mire!
Comments
Add NewSearchRSS
Only registered users can write comments!
 
< Mbas   Vazhdoni >