|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 23 May 2008 |
|
Rama: Model kombëtar për të gjithë të diplomuarit që kanë ambicien për t’i shërbyer shtetit shqiptar “Bashkia e Tiranës ka pasur qysh në krye të herës, ambicjen që të jetë edhe hapësira ku punësohen në rrugë sezonale të reja dhe të rinj dhe nga ku ata mund të marrin eksperiencën e parë të punës”. Kështu ju drejtua Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama 15 të sapodiplomuarve të cilët janë të parët që do të jetësojnë programin më të ri të Bashkisë. Në vijim të eksperiencës së krijuar tashmë në vite, këtë herë Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Tiranë, po fillon aplikimin e një programi të ri për punësim të punëkërkuesve, të cilët kanë mbaruar shkollat e tyre, brenda apo jashtë vendit. Këta studentë të sapodiplomuar do të kryejnë praktikat profesionale, sipas specialiteteve dhe profesioneve përkatëse, duke siguruar kështu mundësi për rritjen e aftësive të tyre praktike profesionale dhe duke i bërë ata të gatshëm dhe të aftë në treg. Gjatë takimit Gjatë takimit me të sapodiplomuarit
|
|
Rifreskuar sė fundi ( Friday, 23 May 2008 )
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 19 May 2008 |
Rama me konsulentët e huaj gjatë prezantimit Rama: Kapitull i ri sa i përket lëvizshmërisë në kryeqytet Në vijim të strategjisë së Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një qytet të orientuar nga lëvizja jo me automjete private, por me transportin publik, në funksion të një zhvillimi që fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, u prezantua në Bashkinë e Tiranës faza e fundit e strategjisë së transportit të qëndrueshëm, financuar nga BERZH (EBRD-Bank) e përgatitur nga konsulentë të huaj. Në prezantim u përfshinë edhe dy projekte të rëndësishme, studimi i Unazës së Vogël lidhur me gjetjet arkeologjike dhe projekti mbi zbatimin e sistemit të hyrjes me pagesë në qytet, për mjetet e tonazhit të lartë.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 14 May 2008 |
Nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi “Sheshi “Skënderbej” projekti ynë, Qeveria të zhbllokojë projektin për rindërtimit e Parkut të Liqenit” Nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi ka reaguar sot pas disa deklaratave të Kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga Bashkia e Tiranës dhe Qeveria Kuvajtjane për rivitalizimin e sheshit “Skënderbej”. Shalsi tha: “Ndoqëm sot përpjekjen e Kryeministrit të vendit për tu treguar qytetarëve shqiptarë si një vepër të qeverisë punën e Bashkisë për transformimin e Sheshit Skënderbej me ndihmën bujare të Emirit të Shtetit të Kuvajtit. Nuk është hera e parë që Kryeministri i tregon punët e Bashkisë së Tiranës si punë të qeverisë së tij, por ky nuk është problemi ynë, sepse është e rëndësishme që Bashkia jonë t’i bëjë realitet punët në shërbim të qytetarëve, të cilët e dinë fare mirë se cila palë di të punojë me llafe e cila palë di të flasë me punë.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 14 May 2008 |
Segmenti Rr.Kavajës-M.Shyri Rama: Kjo korsi do të jetë çdo vit e më e pranishme në rrugët e kryeqytetit Unaza e brendshme është hallka më e rëndësishme në skemën e rrugëve të qytetit. E quajtur ndryshe dhe Unaza e Vogël, ajo është një zonë me trafik tejet të rënduar dhe për nga rëndësia që ka në qarkullimin rrugor, punimet në të u parashikuan të realizohen pjesë pjesë, duke lejuar njëkohësisht lëvizjen e trafikut gradualisht në pjesët e rikonstruktuara. Projekti i rrugës është hartuar duke u bazuar në Projektin Francez të Qendrës së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi gjatë përfundimit të punës në segmentin e parë të Unazës së Vogël, politikën e re të bashkisë së kryeqytetit për qarkullimin e konkretisht, domosdoshmërinë për të vlerësuar korsitë e transportit publik dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të kenë një alternativë të qëndrueshme dhe të besueshme tek transporti publik. Sipas Ramës, ideja është që në të gjithë Unazën e Vogël të ketë një korsi vetëm për autobusin, për biçikletat, për taksitë dhe ambulancat. “Kjo është një korsi që qytetarët do ta shikojnë çdo vit e më të pranishme në rrugët e kryeqytetit dhe kështu Tirana inkuadrohet në një politikë europiane të kufizimit të trafikut për makinat dhe të hapjes së trafikut për transportin publik, nëpërmjet mjeteve të këtij transporti. Këtë korsi ne e kemi filluar dhe tani funksionon tek rruga e Laprakës deri tek Zogu i Zi. Këtë korsi duam ta fusim dhe në Unazën e Tiranës“, (unaza ekzistuese) - u shpreh Rama.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 12 May 2008 |
Rama me fëmijët në Kopshtin 26 Rama: Jam krenar që po ju japim fëmijëve një cilësi jete më të mirë Tashmë kopshti Nr. 26 i cili ndodhet në rrugën “Kongresi i Lushnjës” është tërësisht i rikonstruktuar me ambjente të standarteve bashkëkohore falë një investimi prej rreth 15 milionë lekësh te reja nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e ambienteve të këtij kopshti, u shpreh për mediat se: “Në fakt planet janë si vizatimet e fëmijëve, por që të kthehen në vepra duhet punë dhe kohë e unë jam shumë krenar që falë punës dhe kohës që na kanë dhënë qytetarët, dita ditës ne po u japim atyre atë që kërkojnë, për të pasur një cilësi jete më të mirë, rrugë më të pastra e më të gjelbëra dhe mbi të gjitha kopshte, çerdhe e shkolla ku fëmijët e sotëm të jenë njësoj si shokët e shoqet e tyre në Europë dhe të përgatiten për të qenë qytetarët e Europës së nesërme”.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 10 - 18 nga 65 |