• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Tuesday
Jan 06th
Kryesore arrow Tirana
Tirana
Nis projekti, 223 vetė integrohen me punėsim nė komunitet; Rama: Kjo ėshtė politikė e re kundėr varf Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 11 October 2007

Gjatë lançimit të projektit


Bashkia e Tiranës lançoi sot projektin “Pilotimi i skemës së re të ndihmës ekonomike të shoqëruar me punë në komunitet në Njësitë Bashkiake Nr. 1,5,6,8,9,11”. Ky projekt synon integrimin nëpërmjet punës në komunitet të atyre që marrin ndihmë ekonomike nga shteti.

 

Kryebashkiaku Edi Rama gjatë lançimit të këtij projekti, u shpreh mes të tjerash për mediat:

 

Lexoni ...
 
Bashkia ēel dy sportelet e para pėr Regjistrimin e Biznesit Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 11 October 2007

Rama në sportelet e Regjistrimit të Biznesit


 

 

 

 

 

 

Bashkia e Tiranës çeli dy sportelet e para për Regjistrimin e Biznesit. Duke iu përgjigjur maksimalisht nevojës dhe kërkesës për t'u shërbyer bizneseve të reja në qytetin e Tiranës nëpërmjet aplikimit dhe regjistrimit brenda 24 orëve, ku veçohet një bashkëpunim i madh edhe me USAID-in, këto sportele pranë Bashkisë së Tiranës hapen në kuadrin e Projektit “Përmirësimi i Llogaridhënies, Transparencës, Qasjes së Publikut dhe Efikasitetit” si pjesë e Marrëveshjes së Pragut Sfida e Mijëvjeçarit në Shqipëri. Në përurimin e këtyre dy sporteleve, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Edi Rama, drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Tomi Kola dhe përfaqësuesi i USAID-it Bruce H.Kay.

 

Kryebashkiaku Edi Rama u shpreh mes të tjerash për mediat:

 

“Në rrugën e transformimit rrënjësor të komunikimit dhe të mundësive për komunikim dhe për shërbim ndaj qytetarëve, falë këtij projekti të madh, sot ne hapim edhe sportelet e regjistrimit të biznesit. Ky është vetëm një hap i parë, sepse ashtu sikundër kemi ndërtuar këtë sallë të Informimit dhe të Shërbimit për Qytetarët që është absolutisht një mjedis që nuk gjendet në asnjë vend tjetër, ne do të ndërtojmë në pranverë qendrën e posaçme të regjistrimit, duke plotësuar përfundimisht nevojën e të gjithë sipërmarrësve të kryeqytetit për t'u regjistruar nëpërmjet këtij programi në mënyrë të menjëhershme dhe nga ana tjetër, duke bërë të mundur që të shtohet hapësira për shërbim ndaj qytetarëve dhe që të jenë të ndara të gjitha këto procese, të cilat në instancë të fundit garantojnë të njëjtën gjë: transparencë, shpejtësi dhe cilësi të shërbimit”.

 

Ndërsa drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Tomi Kola u shpreh: “Desha të falënderoj personalisht zotin Rama për përpjekjet maksimale që ka bërë me punonjësit e Bashkisë dhe për përkushtimin për të hapur këto sportele në Bashki në një kohë rekord dhe gjithashtu për të asistuar edhe më tej në forcimin e marrëdhënieve mes Bashkisë dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit. Kjo është një arritje që, duke qenë se është bërë me përkushtim dhe mirëkuptim nga të dyja palët, është vetëm dhe vetëm në funksion të rregullimit dhe përmirësimit të shërbimit ndaj biznesit në Shqipëri”.

 

Sot është faza e parë kur hapen 2 sportele pranë Qendrës së Informacionit në Bashki dhe shumë shpejt, brenda pak javësh do të hapen dhe 2 sportele të tjera, duke e çuar kështu numrin në 4 për t'iu përgjigjur në një kohë sa më të shpejtë kërkesave të bizneseve.

 

Pranë këtyre sporteleve, përveç shërbimeve ndaj qytetarëve, do t'u ofrohen këto shërbime edhe bizneseve:

 

- Regjistrimi i një biznesi të ri

- Marrja e certifikatës zyrtare të regjistrimit me NIPT

- Përditësimi i të dhënave të regjistrimit të biznesit.

- Regjistrimi i biznesin për efekt taksash, qoftë vendore apo qendrore .

 

Ky projekt përkon gjithashtu edhe me iniciativën e ndërmarrë tashmë nga Bashkia e Tiranës për ngritjen e një Qendre të zhvillimit të Biznesit në muajt e parë të vitit 2008, ku çdo biznes do të ketë mundësinë të marrë të gjitha shërbimet e Bashkisë si regjistrim biznesi, përllogaritje dhe pagesë detyrimesh, marrje licensash, konsulencë, me një ndalesë të vetme.

 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 64 - 65 nga 65