• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Tuesday
Jan 06th
Kryesore arrow Tirana
Tirana
KRRT miraton 15 projekte tė Bashkisė, 34 sheshe ndėrtimi, 23 leje ndėrtimi dhe kėrkesa pėr legalizim Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 27 February 2008

Harta e investimeve të Bashkisë

Në datën 26 Shkurt, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Në këtë mbledhje u miratuan një sërë projektesh të propozuara nga Bashkia e Tiranës, si dhe një numër i konsiderueshëm lejesh për shesh ndërtimi, leje ndërtimi dhe legalizimi të paraqitura nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme. Gjithsej ishin 79 kërkesa, nga këto 15 projekte të drejtorive të Bashkisë së Tiranës, 34 sheshe ndërtimi të miratuara, 23 leje ndërtimi dhe pjesa tjetër legalizime të miratuara.

Lexoni ...
 
Konsulentė gjermanė pėr tė zgjidhur lėvizshmėrinė te Unaza e Vogėl ku u zbuluan rrėnojat e Kalasė Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 26 February 2008

Konsulentë gjermanë për të zgjidhur lëvizshmërinë te Unaza e Vogël ku u zbuluan rrënojat e Kalasë së Tiranës

Nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi tha sot se Bashkia po koordinon punën për të gjetur zgjidhjen më optimale, për sa i takon trafikut në pjesën e Unazës së Vogël ku u zbuluan rrënoja të reja nga Kalaja e Tiranës. Për këtë çështje janë thirrur edhe një grup konsulentësh gjermanë të trafikut të cilët synojnë t’i japin zgjidhje çështjes së lëvizshmërisë në këtë segment. Gjatë punimeve që po kryen Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e Unazës së Vogël u zbuluan disa mure rrethues dhe kulla të këtyre mureve, për të cilat ekspertët më të mirë, arkeologë, historianë etj, po punojnë për datimin dhe evidentimin e tyre. Në një komunikim me mediat, nënkryetari Shalsi u shpreh mes të tjerash:

 

Lexoni ...
 
Kryebashkiaku Rama prezanton pėrpara Kėshillit Bashkiak Buxhetin e vitit 2008 Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Monday, 25 February 2008

Gjatë prezantimit të Buxhetit 2008

Rama: Pas dëgjesave publike, ja prioritetet, programet dhe investimet e një buxheti të balancuar dhe transparent, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës së kryeqytetasve

 

Kryebashkiaku Edi Rama ka prezantuar sot përpara Këshillit Bashkiak Projekt-Buxhetin e vitit 2008. Ai u shpreh se për të ardhur deri në këtë buxhet është kaluar nëpër një proces të gjatë dhe intensiv të anketimit të qytetarëve dhe identifikimit të nevojave të tyre. Duke renditur prioritetet dhe programet sipas të cilave ndahen investimet e këtij buxheti, Rama u shpreh mes të tjerash përpara këshilltarëve bashkiakë:

“Është kënaqësi që më jepet mundësia që të paraqes para jush një buxhet i cili besoj se përmbush një sërë nevojash dhe realizon një sërë objektivash që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës në komunitetet tona. Dua që të nënvizoj faktin që ky është një buxhet që është përgatitur me një proces dëgjesash publike që kemi organizuar në mënyrë intensive për një periudhë kohore disamujore dhe që realisht na kanë ndihmuar shumë për të përcaktuar ashtu si duhet prioritetet e ndërhyrjeve në çdo komunitet. Praktikisht janë zhvilluar 22 seanca publike, nga dy herë në secilën njësi bashkiake, me dy këndvështrime. Njëmbëdhjetë seancat e para kanë pasur si synim të listojnë të gjitha kërkesat, ankesat, shqetësimet e qytetarëve, ku sigurisht kemi mundur të kemi një pasqyrë të gjendjes ekzistuese në komunitete sipas këndvështrimit të qytetarëve, një pasqyrë të ndarë në probleme që i kemi zgjidhur menjëherë dhe që kanë qenë të karakterit administrativ apo të ndërhyrjeve të mundshme emergjente me ndërmarrjet tona, probleme që janë të natyrës që kërkojnë investime të konsiderueshme dhe ndër të cilat janë pasqyruar edhe në këtë buxhet.
Lexoni ...
 
Zbulimi i rrėnojave tė Kalasė sė Tiranės, ridimensionim i historisė sė kryeqytetit Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Sunday, 24 February 2008

Inspektim i rrënojave të Kalasë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama është prononcuar sot në lidhje me faktin e zbulimit të themeleve të Kalasë së Tiranës ku është vënë re ekzistenca e tre kullave përbërëse të Kalasë, të cilat kanë dalë në pah gjatë punimeve që Bashkia e Tiranës po kryen për rikonstruksionin e Unazës së Vogël që përfshin segmentin nga rruga e Kavajës deri në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë inspektimit, ku ishin të pranishëm edhe specialistë të Insitutit të Monumenteve të Kulturës, Kryebashkiaku Edi Rama theksoi se: “Prej disa ditësh jemi në kontakt me specialistë të Monumenteve të Kulturës lidhur me këtë ngjarje shumë të rëndësishme për historinë e kryeqytetit. Ne kemi sot përpara një fakt i cili është rrënqethës përsa i përket prejardhjes së Tiranës, të historisë së saj që me këtë zbulim ridimensionohet.

Lexoni ...
 
Rama: Dita e Pavarėsisė sė Kosovės do tė shpallet festa e Shėtitjes sė Lirisė Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 20 February 2008

Kryebashkiaku Edi Rama

Kryebashkiaku falënderon qytetarët për solidaritetin dhe festimet më 17 shkurt

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama do t’i kërkojë shumë shpejt Këshillit Bashkiak që ta shpallë 17 shkurtin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një ditë feste për kryeqytetin. Duke falënderuar të gjithë ata qytetarë që morën pjesë ditën e diel në “Shëtitjen e Lirisë”, Rama u shpreh se Bashkia e Tiranës do t’i hapë rrugë partneritetit mes qyteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke hapur kështu edhe një kapitull bashkëpunimi konkret me Prishtinën. Në një komunikim me mediat, kryebashkiaku Rama u shpreh ndër të tjera:“Dua të falenderoj qytetaret e qytetarët e Tiranës për shfaqjen e mrekullueshme të solidaritetit me Kosovën në “Shëtitjen e Lirisë” të së dielës së 17 shkurtit dhe dua të shpreh sot dëshirën që “Shëtitja e Lirisë” të kthehet në një traditë për kryeqytetin në çdo 17 shkurt, për vitet e për brezat e ardhshëm.

Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 37 - 45 nga 65