|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 14 March 2008 |
Këshilltarja për M.P.Belinda Balluku Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës organizon për të katërtin vit radhazi një festë gjigande me elemente të larmishëm e argëtues, për të gjitha shtresat e grupmoshat. Ashtu si çdo vit, kompani të mëdha biznesi do të jenë mbështetës të iniciativës së Bashkisë së Tiranës, për të festuar denjësisht këtë ditë tradicionale për vendin. Fëmijët do të gjejnë aktivitete interesante për moshën e tyre pranë lulishtes së Monumentit të Skënderbeut, ku do të zhvillohet projekti tashmë i suksesshëm “Të lindur për të lexuar”, ndërsa Cirku i Tiranës me kllounët e tij të dashur për fëmijët, do të dhurojë çaste të bukura e interaktive pranë Parkut “Rinia”.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 12 March 2008 |
|
Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës organizon për të katërtin vit radhazi një festë gjigande me elemente të larmishëm e argëtues, për të gjitha shtresat e grupmoshat. Ashtu si çdo vit, kompani të mëdha biznesi do të jenë mbështetës të iniciativës së Bashkisë së Tiranës, për të festuar denjësisht këtë ditë tradicionale për vendin. Fëmijët do të gjejnë aktivitete interesante për moshën e tyre pranë lulishtes së Monumentit të Skënderbeut, ku do të zhvillohet projekti tashmë i suksesshëm “Të lindur për të lexuar”, ndërsa Cirku i Tiranës me kllounët e tij të dashur për fëmijët, do të dhurojë çaste të bukura e interaktive pranë Parkut “Rinia”.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Tuesday, 11 March 2008 |
Përzgjidhen gjashtë studiot më të mira ndërkombëtare që do të vijojnë konkurrimin për Rigjallërimin e Sheshit Skënderbej Në datat 6, 7 dhe 8 Mars u mblodh Komisioni i Short - listimit, i cili shqyrtoi 19 aplikimet e ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Rehabilitimin e Sheshit Skënderbej. Konkursi është strukturuar si një proces i hapur në dy faza. Në Fazën I, të gjithë profesionistët që plotësonin kushtet e përcaktuara në Detyrën e Projektimit, ishin të ftuar dhe aplikuan duke sjellë një Deklaratë Eksperience dhe një Skicë-ide për organizimin hapësinor të Sheshit. Komisioni i ngritur për këtë konkurs shqyrtoi 19 aplikimet e ardhura nga Hollanda, Italia, Greqia, Rusia, Gjermania, Spanja, Franca, Belgjika, New York, Masachussets. Komisioni i Short - listimit në përfundim të vlerësimit dhe pikëzimit, mori vendim të përzgjedhë 6 aplikues. Studiot e përzgjedhura janë:
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Sunday, 09 March 2008 |
|
Bashkimi i Kryeqyteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është një organizatë ndërkombëtare në të cilën bëjnë pjesë Athina, Beogradi, Bratisllava, Bukureshti, Kievi, Ljubjana, Podgorica, Sarajeva, Shkupi, Tirana, Viena dhe Zagrebi. Objektivi i këtij Bashkimi është të mbajë lidhje të vazhdueshme midis Bashkive të qyteteve pjesëmarrëse dhe të inkurajojë shkëmbimin e ideve në çdo fushë midis qytetarëve të tyre, në mënyrë që të zhvillojë një ndjenjë vëllazërimi evropian bazuar në mirëkuptim.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 04 March 2008 |
Ura "Dëshmorët e 4 Shkurtit"
Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të Infrastrukturës ka kërkuar që projekti i “Urës mbi Lanë” në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” si dhe projekti i rrugës “Ismail Qemali” të rishikohen, kryesisht nga ana estetike. Kjo kërkesë është miratuar në mbledhjen e fundit të KRRT - së. Sipas kësaj drejtorie, këto dy projekte kanë pasur nevojë për disa ndryshime estetike e për këtë arsye u propozua ndryshimi i parapetit të urës nga parapet klasik ne parapet me funksion çlodhës për kalimtarët.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 28 - 36 nga 65 |