|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 25 April 2008 |
|
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Qendrën “EDEN” si dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane e të ProCredit Bank, në vijim të traditës së kremtimit të “Ditës ndërkombëtare të Tokës” organizuan inagurimin e Qendrës Informative Mjedisore “EDEN” dhe promovimin e materialeve didaktike për edukimin mjedisor. 22 Prilli u shpall rreth 35 vjet më parë, nga senatori amerikan Gayrold Nelson si “Dita e Tokës” dhe që atëherë, kjo ditë kremtohet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në shumë vende të tjera të botës. Tashmë prej disa vitesh, kjo ditë kremtohet edhe në Shqipëri duke synuar të promovojë 22 Prillin - Ditën Ndërkombëtare të Tokës dhe vlerat e përfitimet që ajo na jep.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 25 April 2008 |
|
Rama-Whittle: Ky projekt do të përmirësojë cilësinë e jetës sociale në shkollat e kryeqytetit Bashkia e Tiranës në kuadër të programeve sociale dhe edukuese, me qëllim sigurimin e ambjenteve bashkëkohore për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit zgjeron hapësirat e bashkëpunimit me një ndër institucionet më në zë bankare “Raiffeisen Bank”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Edi Rama firmosi në zyrën e tij, Memorandumin e bashkëpunimit me Drejtorin Ekzekutiv të “Raiffeisen Bank” Z. Oliver J.Whittle, për realizimin e projektit të përbashkët “Partneriteti publik - privat për zhvillimin e komunitetit”.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 23 April 2008 |
|
Bashkia e Tiranës ka kënaqësinë të shpallë për të gjithë aplikuesit dhe të interesuarit, rezultatet e Fazës II Konkurentët e Short-listuar* janë: - 51N4E bvba, (Brussels – Belgium)
- ARCHITECTURE-STUDIO, (PARIS - France)
- ATENA STUDIO & PARTNERS, (Rome – Italy)
- DANIEL LIBESKIND, Architects LLC, (New York – USA)
- Josep Lluis Mateo - MAP Arquitectos, S.L., (Barcelona – Spain)
- MVRDV & TOPOTEK & ARUP & Joroen Kooijmans, (Rotterdam - The Netherlands)
* konkurentët e short-listuar janë renditur sipar rendit alfabetik. Realizimi i këtij Konkursi Ndërkombëtar u mundësohet me mbështetjen financiare të Madhërisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvaitit. FAZA II Objekti i këtij konkursi ishte përzgjedhja nëpërmjet konkurimit të hapur, të projekt-idesë më të mirë për realizimin e projektit urban të rikonstruksionit të Sheshit Skënderbej, projekt-ide e cila do të prezantonte punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri, kërkesat e organizatorit, të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës, ku përfshihet: - Rikonstruksioni i sipërfaqes së përkufizuar si “Sheshi Skënderbej”,
- Dizaini urban i rrugëve hyrëse në Sheshin Skënderbej,
- Linjat e zhvillimit për ndërtimin e objekte të reja të parashikuara brenda kufirit të Sheshit, për rikonstruksionin e godinave të gjendura në perimetër .
Projekt-ideja duhet të siguronte zgjidhjen e duhur, urbane, arkitektonike, infrastrukturore dhe funksionale, për përmirësimin e veprimtarisë urbane të Sheshit Skënderbej. Propozimi Fitues u shpall nga një Juri Ndërkombëtare prej 11 anëtarësh – profesionistë të fushave përkatëse dhe me eksperiencë të gjerë. - Andreas Ruby – kritik arkitekture/ Gjermani
- Arben Kumbaro – artist/ Shqipëri
- Edi Rama - Kryetari i Bashkisë së Tiranës
- Elia Zenghelis - arkitekt/ Greqi
- Ismail Khudhr AL-Shatti – inxhinier/ Kuvajt – Përfaqësues i Donatorit
- Maks Velo – arkitekt & artist/ Shqipëri
- Marco Casamonti - arkitekt/ Itali
- Marin Biçoku - arkitekt/ Shqipëri
- Valerio Olgiati - arkitekt/ Zvicër
- Vedran Mimica - arkitekt/ Kroaci
- Xaveer de Geyter - arkitekt/ Belgjikë
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 01 April 2008 |
Gjatë takimit në Hotel “Tirana” Bashkia e Tiranës dhe Sweco International, me financimin e SIDA (Swedish International Developement Agency), organizuan në Tiranë fazën e dytë dhe finale të “Trajnimit Ndërkombëtar mbi Menaxhimin e Mbetjeve”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin trajnues të Sweco, si dhe ekspertë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane nga vende të ndryshme si Suedia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Kosova etj. Sweco International është një organizatë e cila merret me projekte në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane, arkitekturës dhe telekomunikacionit.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 24 March 2008 |
|
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Edi Rama priti në një vizitë Ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Znj.Dora Bakojani dhe i dhuroi asaj në mënyrë simbolike “Çelësin e Qytetit”. Ministrja Bakojani vuri theksin në miqësinë mes dy vendeve duke përcjellë përkrahjen dhe ndihmën e vendit fqinj, për kapërcimin e tragjedisë së Gërdecit. Kryebashkiaku Rama vlerësoi vizitën e Ministres së Jashtme greke, të cilën ai e cilësoi “një mike e Shqipërisë”, duke e falenderuar për solidaritetin dhe ndihmën e vendit të saj në këto ditë të vështira.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 19 - 27 nga 65 |