|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 13 October 2008 |
|
Rama: Jo thjesht një Plan urbanistik, por një Plan zhvillimi ekonomik dhe social Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një proces konsultimi me qytetarët e kryeqytetit lidhur me Planin e Ri Rregullues të kryeqytetit. Ky proces nisi pikërisht në datë 3 Tetor, në Teatrin e Operas, përmes një Dëgjese Publike me qytetarët e kryeqytetit, ku Bashkia e Tiranës shpalli publikisht fillimin e konsultave për Planin e ri Rregullues të kryeqytetit. Tashmë që plani ka arritur në një faze të kompletuar, me një përcaktim paraprak të elementeve kryesore të zhvillimit urban, nevojitet që ky proces të maturohet përmes mendimit, gjykimit dhe vizionit të vetë qytetarëve për të ardhmen e kryeqytetit. Në këtë mënyrë mendimi dhe zëri i komunitetit përmes pjesëmarrjes në këto dëgjesa dhe konsultime publike, merr një rëndësi të veçantë në ravijëzimin e këtij plani. Në vijim të këtij turi konsultimesh, Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka bashkëbiseduar me banorët e Njësive Bashkiake Nr. 5, 6, 7 dhe 10 të kryeqytetit, të konsideruara edhe si zonat e para të ndërhyrjes si dhe zona ku plani prek një sërë çështjesh e pa dyshim me një potencial të rëndësishëm zhvillimi për Tiranën e së nesërmes.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 06 October 2008 |
|
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama u prononcua gjatë një konference për shtyp, lidhur me përmirësimin e ndjeshëm të situatës mjedisore dhe cilësisë së ajrit në kryeqytet. Kryebashkiaku Rama, gjatë prononcimit të tij, iu referua fakteve si dhe raporteve të institucioneve të ndryshme mjedisore ndërkombëtare, duke konkretizuar përmes shifrave, punën tetë-vjeçare të Bashkisë së Tiranës për realizimin e një prej synimeve të saj kryesore, përmirësimin e cilësisë së mjedisit, rritjen e përmasës së gjelbër në kryeqytet e duke informuar gjithashtu mbi objektivat e institucionit për përmirësimin e mëtejshëm të kësaj situate.
|
|
Rifreskuar sė fundi ( Monday, 06 October 2008 )
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Wednesday, 24 September 2008 |
Nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi, u prononcua para mediave duke ju përgjigjur akuzave të Kryeministrit Berisha në lidhje me ndërtimin e shkollave të reja në qytetin e Tiranës. Shalsi nënvizoi se Bashkia e Tiranës hapi dyert këtë fillim viti të ri shkollor për nxënësit e kryeqytetit në plot 16 shkolla të reja, të ndërtuara sipas standarteve europiane. “Ne po i ndërtojmë shkollat me Bankën e Këshillit të Europës dhe i themi Kryeministrit të vjetër të politikës së vjetër të shpifjeve dhe akuzave, ta harrojë mbështetjen e periferive të Tiranës, ku do të vazhdojë të humbasë, pikërisht sepse tallet me ata njerëz që po i çojnë fëmijët në shkollat tona të reja.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Wednesday, 17 September 2008 |
Shkolla e re në Yzberisht Rama: “Fëmijët këtë vit të ri shkollor në auditorë të standarteve europiane. Tirana qyteti ku investohet për dijen dhe edukimin e brezit të ri”. Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, fëmijët e zonës së Yzberishtit do të nisin mësimin në një shkollë krejtësisht të re. Shkolla, ndodhet në rrugën “3 Dëshmorët”, pranë fabrikës “Birra Tirana”, zonë e cila ka patur gjithmonë një dendësi të madhe popullate. Rikonkstruksioni i shkollës u bë i mundur nga Bashkia e Tiranës, falë një kredie të Bankës së Këshillit të Europës me një vlerë prej 1 079 489 euro. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, shfrytëzoi inagurimin e shkollës së re në Yzberisht, për t’u uruar fëmijëve të kryeqytetit: “Një vit të mbarë dhe të gëzuar të gjithë nxënësve të Tiranës, në mënyrë të veçantë të gjithë atyre që sot ulen në bankat e shkollës për herë të parë dhe pa dyshim të gjithë prindërve, të cilët bëjnë kaq shumë mundime dhe sakrifica për të shkolluar fëmijët. Falë një pune të jashtëzakonshme, ne këtë vit i presim fëmijët në mjedise jashtëzakonisht të përshtatshme, jashtëzakonisht të mira, që padyshim do të jenë kushte që do të bëhen të zakonshme jo vetëm në shkollat e reja të Tiranës, jo vetëm në ato që kemi rindërtuar nga e para, por në çdo shkollë të kryeqytetit.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 19 June 2008 |
|
Rama: Kjo ndërhyrje do të garantojë integrim dhe zhvillim social - ekonomik të kësaj zone Me një financim prej rreth 113 milionë lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, nisën punimet për sistemimin e shtratit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralel me të, segmenti tek Materniteti i Ri. Objekti që do të realizohet është me një gjatësi 400 metra linearë dhe ndodhet në lindje të qytetit të Tiranës. Ai është vazhdim i aksit më të fuqishëm urban që përshkon qytetin nga lindja në perëndim që sot shtrihet i sistemuar, duke filluar para godinës së Martenitetit “Koço Glozheni” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës. Kryebashkiaku Edi Rama, inspektoi fillimin e punimeve në këtë aks të rëndësishëm dhe tha ndër të tjera: “Eshtë kënaqësi që tu çojmë të gjithë kryeqytetasve njoftimin se ky kantier i madh i hapur për ta çuar bulevardin e Lanës më tutje, do të garantojë njëkohësisht edhe integrimin e plotë të pjesës në zonën veriore të Tiranës me gjithë pjesën tjetër të Tiranës dhe njëkohësisht do ti japë një zhvillim komplet tjetër nga pikëpamja sociale dhe ekonomike kësaj zone deri më sot të mbetur jashtë arterieve të zhvillimit. Ky është një hap i madh përpara për kryeqytetin, i cili do të konkretizohet në një kohë të shkurtër dhe do të na japë mundësinë që të hyjmë më thellë për të përmirësuar pastaj cilësinë e jetës në bllloqet e banimit edhe në këtë zonë“.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 9 nga 65 |