• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania , Chat ,  Albania Dating , Free sms , free games

Saturday
Sep 06th
Kryesore arrow Tirana
Tirana
Nis rehabilitimi i shtratit tė Lanės Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 18 June 2008

Rama: Kjo ndërhyrje do të garantojë integrim dhe zhvillim social - ekonomik të kësaj zone

 

Me një financim prej rreth 113 milionë lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, nisën punimet për sistemimin e shtratit të Lanës dhe ndërtimin e rrugëve paralel me të, segmenti tek Materniteti i Ri. Objekti që do të realizohet është me një gjatësi 400 metra linearë dhe ndodhet në lindje të qytetit të Tiranës. Ai është vazhdim i aksit më të fuqishëm urban që përshkon qytetin nga lindja në perëndim që sot shtrihet i sistemuar, duke filluar para godinës së Martenitetit “Koço Glozheni” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës.

 

Kryebashkiaku Edi Rama, inspektoi fillimin e punimeve në këtë aks të rëndësishëm dhe tha ndër të tjera: “Eshtë kënaqësi që tu çojmë të gjithë kryeqytetasve njoftimin se ky kantier i madh i hapur për ta çuar bulevardin e Lanës më tutje, do të garantojë njëkohësisht edhe integrimin e plotë të pjesës në zonën veriore të Tiranës me gjithë pjesën tjetër të Tiranës dhe njëkohësisht do ti japë një zhvillim komplet tjetër nga pikëpamja sociale dhe ekonomike kësaj zone deri më sot të mbetur jashtë arterieve të zhvillimit. Ky është një hap i madh përpara për kryeqytetin, i cili do të konkretizohet në një kohë të shkurtër dhe do të na japë mundësinë që të hyjmë më thellë për të përmirësuar pastaj cilësinë e jetës në bllloqet e banimit edhe në këtë zonë“.

Lexoni ...
 
Projekti belg i qendrės sė Tiranės, njė atentat kundėr qytetit Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 2
Shkruar nga Administrator   
Sunday, 08 June 2008

Nga Prof. Dr. Enver Faja

 

 Qendra e Tiranës nuk po gjen qetësi. Koha kalon, qyteti ndryshon, shtrihet, popullohet, rritet dhe zmadhohet, ndërsa qendra gjithmonë mbetet e hapur, e paformuar, e pakristalizuar, e shpërndarë, jo e qetë, jo atraktive. Ajo është e mbarsur me shumë konflikte fizike, hapësinore, estetike, utilitare, me shumë shqetësime njerëzore, të ligjshme dhe të drejta të banorëve të Tiranës dhe gjithë shqiptarëve të vendit dhe jashtë tij. Të gjithë presim një qendër me formë dhe peizazh me vlera të përkryera urbane, të denjë të një metropoli evropian të ditëve të sotme.

Qendra e Tiranës, një strukturë urbane gjithmonë e papërfunduar, gjithmonë e hapur. Me keqardhje mendoj se asaj me kohe i ka munguar një vizion i qartë urbanistik hapësinor.

Historia e urbanistikës së saj është e mbushur me episode dramatike, që trishtueshëm shumëkush i kujton. E lindur në mjedisin e një qyteti me një tesut urban spontan, qendra e Tiranës në kohërat moderne nuk arriti të marrë një formë përfundimtare, se studimet kryesisht kanë qenë pjesore dhe më vonë janë korrigjuar. Kur arkitekti italian në vitet ‘31 të shekullit XX, Florestiano di Fausto, ndërtoi ministritë, të tjerë inxhinierë dhe arkitektë e korrigjuan këtë projekt, duke krijuar një lulishte dy metra poshtë rrugëve për të rritur optikisht lartësinë e ulët të ministrive, duke krijuar kështu një hapësirë tepër individualiste, rrallë e takuar në një qytet të dytë mesdhetar. Në vitet ‘60 të komunizmit u prish Pazari i Vjetër i qytetit dhe u ndërtua Pallati i Madh i Kulturës, dhuratë e sovjetikëve ndaj popullit të Tiranës, duke i shkulur atij nga zemra historinë e qytetit. Në vitin 1972, sipas një studimi pjesor urbanistik të qendrës, në vendin e kishave ortodokse dhe katolike u ndërtua hotel Tirana, i lartë 15-katësh, duke varfëruar qendrën nga dy monumente të bukura të arkitekturës kristiane të Rilindjes shqiptare.

Në vitin 1974, në bazë të një studimi urbanistik të qendrës nga Instituti i Projektimeve Urbanistike dhe Arkitekturore, ISPUA dhe aprovuar nga Byroja Politike e Partisë Komuniste, u prish bashkia e qytetit, pjesë e ansamblit urban të ministrive dhe në vendin e saj u ndërtua Muzeumi Historik Kombëtar, pasi, sipas ideologjisë komuniste, qendra e kryeqytetit tonë socialist duhej të kishte karakter edukues, patriotik, revolucionar dhe jo karakter tregtar.

Lexoni ...
 
Kombinatit i shtohet njė minikompleks Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 04 June 2008

Bashkia e Tiranës vazhdon zbatimin e projektit “Dua të Luaj”, i cili synon rigjallërimin e jetës së fëmijëve dhe më të rinjve në hapësirat e vogla brenda blloqeve të banimit. Me këtë rast, lagjes së Kombinatit iu shtua një minikompleks rekreativ i cili përfshin 2 kënde të lojërave për fëmijë si dhe një ambjent çlodhës për të moshuarit, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama duke vlerësuar objektivin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e 100 këndeve të tilla, të kombinuara për fëmijë dhe të moshuar, është shprehur: “Unë i përsëris Kryeministrit thirrjen për të hequr dorë nga ato ndryshime në ligjin e legalizimeve që i kthejnë këto hapësira përfundimisht në hapësira të pushtuara, duke legalizuar ndërhyrjet e paligjshme barbare brenda blloqeve të banimit. Kjo nuk është politikë për të mbështetur ata që janë në nevojë, kjo është politikë për të rrënuar njëherë e mirë të ardhmen e fëmijëve dhe ne nuk duhet ta lejojmë, e për këtë Kryeministri duhet të tërhiqet”

 

Rama në kompleksin e përuruar

 

Lexoni ...
 
Nis rikonstruksioni i infrastrukturės sė Bllokut 22, me tė ardhurat e Bashkisė Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Monday, 02 June 2008

Me një fond prej rreth 177 milionë lekësh nga të ardhurat e Bashkisë, kanë nisur sot punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në Bllokun e banimit nr. 22, kufizuar nga ”Rruga e Kavajës” – ”Muhamet Gjollesha” – Bulevardi ”Zhan d’Ark” dhe rruga ”Irfan Tomini”, ndërkohë që afati i përfundimit të punimeve për rehabilitimin e këtij blloku është 13 muaj.

 

Blloku 22 ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Tiranës dhe kufizohet nga: rruga e “Kavajës” në pjesën Veriperëndimore, rruga “Muhamet Gjollesha” në pjesën lindore, Bulevardi ”Zhan D’Ark” në pjesën jugore dhe “Irfan Tomini” në pjesën perëndimore.

 

Kryetari i Bashkisë Edi Rama me këtë rast, është prononcuar për mediat e pranishme duke theksuar se: “Duke hapur një tjetër kantier në 22 hektarët e këtj blloku që i shtohen dhjetëra e dhjetëra hektarëve që do të marrin formë duke i dhënë një cilësi të re urbane këtë vit blloqeve të banimit, unë dua t’i bëj një apel Kryeministrit që të mos bredhë nëpër Shqipëri për të inaguaruar punë komunale që janë punët e kryetarëve të bashkive të komunave, për të larë apo duke u përpjekur më kot për të larë duart nga problemet reale me të cilat ai duhet të merret, pasi është koha që Kryeministri të japë llogari për krizën e rëndë të çmimeve, për krizën e rëndë të prodhimit, për krizën e rëndë të papunësisë; është koha që ai të japë llogari për krizën e rëndë të shërbimeve në drita, në ujë, në shëndetësi, në arsim. Këto janë punët e Kryeministrit dhe jo bredhjet nëpër komuna për të përvetësuar punët komunale.

Fillimi i punës tek Blloku 22 

 

Lexoni ...
 
Nis rehabilitimi i Bllokut 17, pranė rrugės Mine Peza Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Friday, 30 May 2008

Rama: Legalizimi integrim, jo barbarizëm. Duam t’ju kthejmë qytetarëve hapësirat publike

 

Me një fond prej rreth 88 milionë lekësh, nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, nisën punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës së Bllokut 17, kufizuar nga: “Rruga e Durrësit – “Mine Peza - Unaza”.

 

Blloku 17 ndodhet në pjesën veriperëndimore të Qendrës së qytetit të Tiranës, me sipërfaqe rreth 10 ha. Një pjesë e bllokut ka formën e një drejtkëndëshi, ndërsa pjesa tjetër ka formën e një trekëndëshi dhe përbëhet nga katër zona me karakteristika të ngjashme që përftohen nga rrugët që përshkojnë bllokun dhe bashkojnë rrugën e “Durrësit” me rrugën “Mine Peza”.

    Fillimi i punës tek Blloku 17


 

Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 1 - 9 nga 61