• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Tuesday
Jan 06th
Kryesore arrow Lajme
A blog of all section with no images
A rrezikohet edhe Shqiperia nga Terrorizmi Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Zef Brozi



-Abu Omar, terroristi qe ka qene per disa vite ne Shqiperi, ne vitin 1995 ka pohuar: “Per ne anetaret e Jamaat Shqiperia ishte nje hotel i sigurte, nje vend ku fondamentalistet islamike besonin se mund te jetojne pa frike…” (Cituar nga gazeta “Chicago Tribune” e dates 3 Korrik 2005. Idea per te shkruar perseri lidhur me terrorizmin dhe rrezikun qe ai paraqet edhe per Shqiperine me lindi pas akteve tragjike terroriste qe ndodhen ne Londer me 7 Korrik dhe pasi lexova gazeten “Chicago Tribune” te dates 3 Korrik 2005 dhe disa artikuj te ketyre diteve ne “The New York Times”.Une tani dua te besoj se ndryshe nga artikujt qe kam botuar me pare per terrorizmin ne Shqiperi, kete radhe askush nuk do te me keqkuptoje apo shtremeberoje theniet e mia;dhe uroj qe te mos kete me individe a politikane shqiptare qe te me kundervihen a preken nese denoncoj fondamentalizmin dhe terrorizmin qe ka terren edhe ne Shqiperi, dhe duke u bazuar ne fakte, jap mendimet e mia per keto ceshtje, pa pretenduar qe te gjithe duhet te jene te nje mendimi me mua. Koha provoi vertetesine e atyre qe une shkruaja. Publiku ne Shqiperi duhet te njihet dhe te informohet edhe per keto dukuri aq te rrezikeshme. Do te ishte jo thjesht marrezi e cmenduri, por edhe fatale per shqiptaret dhe boten nese mendohet se po te flitet per keto dy dukuri te rrezikeshme mund te duket sikur po flitet kunder fese muslimane. Sic thone kleriket e moderuar te fese Islame fondamentalizmi dhe terrorizmi ne emer te kesaj feje eshte ne fakt largim nga feja e vertete Islame. A nuk jane me mijera edhe viktimat e pafajshme te terrorizmit dhe fondamentalizmit qe i perkasin fese muslimane? Terrorismi nuk kursen askend, madje as femijet muslimane qe jane nisur per ne shkolle, as muslimanet qe kryejne ritin fetar ne xhami? Pra terrorizmi na kercenon te gjitheve pa dallim, dhe ate duhet ta luftojme te gjithe pa dallim. Ashtu sic e tha shume bukur Kryeminitri Britanik Tony Blair ne nje interviste ne BBC, te gjithe ne duhet te kuptojme se: ”… terrori duhet te shkulet me rrenje duke krijuar kushtet per nje kuptim me te drejte mes njerezve te besimeve te ndryshme….Pra duhet te kuptojme se keta ekstremiste i kane dhene nje emer te keq fese islame ne te njejten menyre si te cmendurit dhe fanatiket paten prishur imazhin e krishterimit ne te kaluaren dhe disa vazhdojne akoma. Pra eshte e rendesishme qe elementet e moderuar te perballen me ekstremistet dhe t’i mposhtin ata.”
Lexoni ...
 
Shqipėria smund tė durojė korrupsionin Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Ismail Kadare



Liria e Kosovës mbrohet nga vullneti i popullit dhe qytetërimi botëror Në një intervistë dhënë gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria", që botohet në Neë York, për numrin special të 28 Nëntorit (që shënoi një rekord në median shqiptare me 240 faqe), shkrimtari Ismail Kadare foli për situatën të cilën po kalojnë shqiptarët, për problemet që po kalon Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe thellimit të reformave, për pavarësinë e Kosovës dhe grindjet ndërshqiptare. "Liria e Kosovës mbrohet nga vullneti i popullit të Kosovës. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetërimi i sotëm botëror, nga pjesa më e përparuar e tij…", tha ai ndër të tjera. Ju falënderojmë për këtë intervistë, ndonëse koha e kërkimit të saj është tepër e ngutshme… Ju e dini se kam patur gjithmonë mirëkuptim me gazetën tuaj dhe shqiptarët e Neë York-ut. Për mua janë të lidhura. Është kënaqësi që në një prag feste të vërtetë, të kem një bisedë me lexuesit tuaj. Sapo jeni kthyer nga Shqipëria, ku keni qenë, veç të tjerash, në Panairin Shqiptar të Librit. Në Panair u prezantuan dy vëllimet e para të Veprës suaj komplete. A mund të na thoni përshtypjen tuaj për gjendjen në Shqipëri dhe përshtypjen për këtë festë të librit? Mendoj se shumë shqiptarë përjetojnë shpesh një gjendje kundërthënëse kur vijnë në vend. Unë nuk bëj përjashtim. Shqipëria të gëzon, por edhe të pezmaton. Një ditë të ngre nervat, e në tjetrën të prek me diçka. Një ditë thua, sa mirë që erdha, e tjetrën, ç'm'u desh që erdha. E pastaj prapë sa mirë, e kështu me radhë. S'kemi ç'bëjmë, ky është vendi ynë e, tani për tani, kështu do jetë. Shpresojmë megjithatë se diçka ndryshon për mirë. Por, me sa duket, në sfond të padurimit tonë të drejtë, për një përmirësim rrënjësor të gjërave, e mira nuk bie në sy.
Lexoni ...
 
A ka Parti Demokratike ne Tirane Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Besnik Mustafaj



Po kush t‘i thërrasë? Mungesa e aftësisë për të protestuar përpara tablosh të tilla është dëshpëruese dhe tregon një nivel ende shumë të ulët të pjekurisë qytetare të shoqërisë tonë, standard edhe ky për t‘u plotësuar nëse duam të hyjmë në Evropë, po ky është një problem tjetër.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Edi Rama, duket se e ndjeu më në fund se gjërat po shkonin atje ku nuk mbante më dhe doli nga strofka. Ai iu drejtua me një letër të hapur banorëve të kryeqytetit, botuar të dielën, më 6 janar, në të gjithë gazetat e lexuar nëpër televizione, ku, në mënyrë të përmbledhur, thoshte tri gjëra. Së pari, që gjendja ishte e patolerueshme dhe ai bashkohej plotësisht me pakënaqësitë e subjekteve të veta elektorale. Së dyti, që fajin nuk e kishte aspak ai e as bashkia, që ai drejton. Fajtori kryesor është, kuptohet, qeveria, e cila, nëpërmjet Agjencisë së Prokurimit Publik, paska bllokuar dy tendera. Më tej, fajtore është doemos edhe kompania, e cila, prej pesë vjetësh e paska me kontratë pastrimin dhe tani nuk e përmbushka më kontratën. Dhe po ashtu, fajtorë jo të vegjël janë vetë qytetarët e Tiranës, të cilët, nga njëra anë e ndotin qytetin e tyre, e nga ana tjetër nuk paguajnë taksën vjetore të pastrimit. Së treti, ai premtonte se në fund të janarit, pra pas tri javësh së paku, ky problem do të gjejë zgjidhje, pasi, siç thotë ai vetë, do të kontraktohen katër kompani shpëtimi njëherësh.

Lexoni ...
 
Dasma e mortit dhe krushqit e saj Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Fatos Baxhaku



"Blloku" do të zhurmojë sërish nga muzika me zë të lartë. Vajzat e djemtë do t‘i veshin se s‘bën ato veshjet e modës që kishin planifikuar që të hënën. E, megjithatë, diçka nuk vete. Një ngërç se ku fshihet. Shumë gjëra janë thyer. Disi larg, por edhe afër. Ndërsa nata nis të bjerë mbi kryeqytetin e ndarë përgjysmë mes festës së fundjavës dhe zisë që ka përshirë gjithë kombin, përzihemi edhe ne mes turmës, duke i lënë kolegët tanë të djersitur e të sakatosur nga lodhja që të përfundojnë bilancin e një lemerie të paralajmëruar që prej shumë vitesh.

Në një nga rrugët qendrore të Tiranës, bash atje ku ndodhet redaksia jonë, dy vajza goxha të mbajtura kanë marrë udhën e "Bllokut". Janë veshur me sqimë. Duket sheshit se veshjet e tyre janë blerë diku jashtë. Mbajnë këpucë të shtrenjta me taka të larta, këp-këpi i të cilave e kalon madje edhe ulërimën e ndonjë makine të ambulancës, që vazhdon të kalojë në krah të tyre. Janë shtrënguar fort me njëra-tjetrën, njësoj sikur të kenë frikë nga ndonjë gjë që kush e di se nga mund t‘u vijë. Njëra prej tyre mban në dorë një tufë zambakësh. I shtrëngon fort si një gjë e shenjtë, si një detyrë që duhet bërë, si një gjë e paralajmëruar që prej vitesh, e jo më prej ditësh. Duket sheshazi se vajzat janë të ftuara diku nga "Blloku" në ndonjë fejesë apo dasmë të paralajmëruar njësoj si tragjedia që na zuri të gjithëve. Janë të mbajtura, të veshura dhe krenare. E kalojnë semaforin me dinjitetin që u jep veshja e tyre e shtrenjtë, por duket se diçka nuk shkon në çapitjen e tyre. Shikojnë vazhdimisht nga qielli. Ato po bëjnë një detyrë dhe aq. Festë më nuk mund të ketë. E si mund të festohet kur vetëm pak kilometra larg tyre vazhdon të ndodhë hataja?
Lexoni ...
 
A mund te krijohet nje komunuelth ekonomik shqiptar Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Mentor Nazarko



Komunuelth është një koncept juridik, por jo vetëm. Në histori ka njohur evolucion thelbësor: nëse në interpretim fjalë për fjalë, duhet të përkthehet si ekuivalenti anglisht i fjalës latine "respublica", apo "e mira e përbashkët", apo "mbrothësia e përbashkët", kjo formë e organizimit shtetëror ka ndryshuar shumë që nga koha kur u përdor për herë të parë nga Kromuelli. Ka kaluar nga forma organizimi që kanë disa apo një institucion të përbashkët në krye, në forma më të çlirëta, të tipit të ish-republikave sovjetike. Në të gjitha rastet është një shoqërizim shtetesh sovrane, që diku bashkohen nga gjuha, diku nga tradita historike e përbashkët.

Por a mund të mendojnë shqiptarët për një Komunuelth ekonomik të tyre, që Arbër Xhaferri, në një konferencë kushtuar bashkëpunimit ndërshqiptar, e ka quajtur "Mbrothësia e Përbashkët Shqiptare"? Vite më parë do të dukej blasfemi, por jo sot. Të gjithë e kujtojnë reagimin ndaj idesë së shprehur nga Arben Imami, pak vite më parë, kur statusi i Kosovës nuk ishte përcaktuar ende. Sigurisht Imami, asokohe ministër në qeverinë e Metës, nuk e kishte kaq të strukturuar idenë dhe nuk para preferonte ekonominë si fushë ushtrimi intelektual, megjithëse sot a posteriori, mund të tentojë ta përsosë idenë e vjetër, dhe të thotë: unë e kam thënë i pari.

Lexoni ...
 
Gazetari rrihet, gazetaret heshtin Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Mustafa Nano



Më pas më thanë se lajmin e kishin botuar në mënyrë telegrafike e pa ndonjë nënvizim kushedi se çfarë "Gazeta Shqiptare" dhe "Standard". Të tjerat, edhe pse nga njëra anë u kish rënë në dorë një letër e shqetësuar e agjencisë informative, në të cilën punon gazetari Besar Likmeta, edhe pse nga ana tjetër ishin informuar e nxitur prej "Mjaft"-it, as që e kishin vënë ujin në zjarr. Një dreq e di se pse. Ndoshta e kanë marrë si një pretekst për një protagonizëm të ri të kërkuar nga ana e "Mjaft"-it; ose ndoshta kanë qenë të mendimit se publikimi i disa batutave të pashijshme mes deputetësh në Kuvend është ku e ku më i rëndësishëm se sa informimi mbi rrahjen e një gazetari "mistrec" jo fort të njohur prej një deputeti gjithashtu jo fort të njohur; ose ndoshta kanë qenë të tendosur nga një ditë e lodhshme në ndjekje të politikës e politikanëve nëpër kafenetë e kryeqytetit; ose ndoshta … e kështu me radhë. Çështja është që askush nuk i kish dhënë peshë këtij lajmi, aq sa edhe unë, i prirur për t‘u besuar kolegëve të mij të Tiranës, fillimisht nuk po përjashtoja mundësinë, që e gjitha mund të ish një sendërgjí e gazetarit Likmeta (emrin e të cilit e dëgjoja për herë të parë) dhe një ngut e turravrap i tepërt i "Mjaft"-it në fushatën e vet të antipolitikës.


Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 91 - 100 nga 280

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM