|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 27 March 2008 |
|
• Gazeta New York Times ka botuar ne faqe te pare sot nje investigim mbi kompanine amerikane AEY, te presidentit Efraim Devirol, emer qe u be i ditur ne Shqiperi vetem pas tragjedise ne Gerdec. Gazeta zbardh trafikun e paligjshem te armeve te kesaj kompanie me Shqiperine. Lajmi ka shkaktuar reagime ne politiken shqiptare. Sot ne Kuvend, kryeministri mohoi faktet e artikullit, kurse opozita kerkoi doreheqjen e tij.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 26 March 2008 |
|
• Ne magazinën e grumbullimit dhe shitjes së hekurit dhe skrapit me ngjyrë, pronë e biznesmenit Mihal Delijorgji puna nuk ka ndalur për asnjë moment. Organet e drejtesise dhe ato tatimore kanë harruar të zbatojnë në terren atë cfarë u kerkua ditë më parë nga ana e Prokurorise se Pergjithshme. Durres-Bizneset ne pronësi të Mihal Delijorgjit, një prej personave të akuzuar dhe arrestuar nga drejtësia shqiptare si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, vijojnë aktivitetin pa ndërprerje a thua se 11 ditë më parë nuk ka ndodhur gjë. Në pamjet ekskluzive filmuar nga kamera e NEWS24 duket qartë se puna në magazinën “Përparimi”, magazinë e grumbullimit dhe shitjes së hekurit dhe skrapit me ngjyrë, pronë e biznesmenit Mihal Delijorgji, ngritur në lagjen 14 në zonën e Shkozetit në Durrës, puna nuk ka ndalur për asnjë moment. Duket se organet e drejtesise dhe ato tatimore kanë harruar të zbatojnë në terren atë cfarë u kerkua ditë më parë nga ana e Prokurorise se Pergjithshme.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Tuesday, 25 March 2008 |
|
• Kjo tregëti, e zbuluar pikërisht pas tragjedisë së Gërdecit, është vetëm një nga eksportet e shumta që MEICO në shërbim të politikanëve dhe afaristëve shqiptarë Që kur qeveria e Sali Berishës zbuloi biznesin e armëve, eksportet ushtarake të Shqipërisë u shtuan me 563%. Kjo është shifra rekord e vitit 2006, e publikuar edhe në raportin e Bankës Kombëtare që vitin e kaluar zbuloi se eksportet e armëve mes viteve 2004 dhe 2005 ishin mesatarisht 550.000 euro në vit, ndërsa në 2006, 3,3 milionë euro. Eshtë i njëjti vit në të cilin Mihal Delijorgji ngriti shoqërinë për të eksportuar armë dhe qeveria mendoi të bënte një ligj për t’i dhënë dritë jeshile privatizimit në këtë sektor, duke eliminuar monopolin e MEICO-s, që duke qenë ndërmarrje shtetërore kur kryen krime, përfshin dhe qeverinë. Siç ndodhi në Gërdec dhe me shitjen e municioneve në Afganistan.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 24 March 2008 |
|
Nga: Mustafa Nano
Dy gjëra janë përfundimisht të sigurta. Së pari, ajo që ndodhi në Gërdec të Vorës nuk ishte një tragjedi aksidentale. Në këtë moment, nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ka qenë shkaku i shpërthimit (një gabim njerëzor apo një sabotim), gjë që nuk do të thotë megjithatë se prokurorët nuk duhet të hetojnë shkaqet e shpërthimit; përkundrazi, duhet të hetojnë që se s‘bën. Por edhe në rezultoftë, se shpërthimi ka qenë product i një gabimi banal njerëzor, kjo nuk çon ujë në favor të tezës së një aksidenti tragjik. Të ngresh një punishte të tillë mu në mes të një qëndre të banuar, do të thotë të kesh projektuar me vetëdijë të plotë një plojë e një tragjedi aspak virtuale. Në këto rrethana, do të mjaftonte qoftë një shkujdesje humane krejt e pavullnetshme, qoftë një mundim i papërfillshëm krejt i vullnetshëm (një sabotator putativ nuk do të kishte hequr asnjë çikë në aksionin e tij antropofag), për të provokuar një hatá të papërfytyrueshme. Dhe kjo që ndodhi pra ka qenë e pashmangshme. Do të ndodhte se s‘bën, në mos sot, nesër.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 24 March 2008 |
• Nga Alba Malltezi
Panginjshmëria ka prekur caqet e ekzistencës njerëzore në Shqipërinë tonë, duke e rrezikuar rëndë atë. Në formën e një orteku që rimori rrugën e tij me ndërrimin e pushteteve në 2005 për të fituar ditë pas dite përmasa gjithnjë e më gjigande, më të dukshme, të frikshme dhe gllabëruese. Panginjshmëria erdhi si një synim në vetvete e mbartur nga njerëzit që shqiptarët i besuan dhe i falën me zemërgjerësi çelësat e shtëpisë për ta sistemuar, freskuar, lyer, riparuar, pastruar nga ai ajër i rëndë i krijuar nga 8 vjet punë të pista socialistësh e afera që mbanin erë më keq se peshku i prishur në frigoriferin pa rrymë elektrike. Por s’qenkësh e thënë.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 24 March 2008 |
• Erl Murati
Në një fjalor të ashpër ndaj institucioneve kryesore të shtetit, të denjë për një kryetar opozite, por jo për një njeri që i ka vetë në dorë frenat e shtetit, kryeministri Berisha e largoi dje përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit. “Ka patur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh”, tha ai duke renditur ‘’ministrinë...e Mbrojtjes, ushtrinë, SHISH-in, SHIU-n, tatimet, inspektoriatin e punës dhe prokurorinë’’. Më pas, Berisha shtoi se ai dhe presidenti nuk dinin gjë fare, as se ekzisonte Gërdeci. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dëgjon qëndrimin e Berishës është se si ka mundësi një kryetar qeverie nuk ka asnjë institucion nën kontroll? Ndërsa, pyetja e fundit: një kryeministër që nuk ka asnjë institucion nën kontroll, a duhet të japë dorëheqjen? Edhe Ponc Pilati do ta kishte zili oratorinë e Berishës dhe mënyrën se si ai tentoi t’i lajë duart dje nga “11 shtatori” – siç e quan ai – duke ia hedhur përgjegjësinë të gjithëve, përveç vetes.
|
|
Lexoni ...
|
|
|