• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Tuesday
Jan 06th
Kryesore arrow Lajme
A blog of all section with no images
Ėndrra kryeministrore e Genc Pollos Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 27 May 2008
Nga: Mero Baze



Negociatorëve të këtij skenari iu desh të tërhiqeshin në kohë, kur panë efektet që pati shpallja e fitores nga e djathta. Por ëndrra e tij për t’u sjellë si kryeministër kundër pushtetit të PD nuk u shua. I përfshirë në qeveri në një nga vendet më kyçe për politikat e kësaj qeverie, ai ka tre vjet që përdor postin e ministrit të Arsimit për të dëmtuar maksimalisht shumicën në pushtet dhe për të bërë një politikë tërësisht personale dhe korruptive. Bëma e tij më e fundit është përpjekja që të vendosë nën kontroll pavarësinë e universiteteve publike, duke përdorur mekanizma antiligjorë në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të kundërshtarëve të tij si kandidatë për rektorë.

 

Lexoni ...
 
Pollo: Shpejt anglishtja provim mature. Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Monday, 26 May 2008
 Ministri i Arsimit Genc Pollo ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë nismën më të fundit që kjo ministri ka ndërmend të marrë nëpër shkolla. Bëhet fjalë për një nismë për të mësuar gjuhën angleze në mënyrë persfekte, si një gjuhë e parë e huaj. Ndërsa deputetja e PS Arta Dade ka deklaruar se aktualisht nxënësit janë duke mësuar një anglishte të deformuar.
Lexoni ...
 
Shuhet presidenti i Top Media, Dritan Hoxha Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Hajduti_i_Zemrave   
Saturday, 24 May 2008

 

 

 

 

 

 

 Bota e medias dhe vecanerisht Top Media, Top Channel, Top Albania Radio, DigitAlb jane ne nje gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, president i Top Medias dhe themelues e krijues i Top Albania Radio, Top Channel dhe DigitAlb, eshte ndare ne menyre tragjike nga jeta, ne te gdhire te dates 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjec kete vit, eshte shuar pak minuta pas nje aksidenti te rende me makinen e tij ne nje prej rrugeve kryesore te kryeqytetit, shume prane studiove te Top Channel.

Lexoni ...
 
Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 2
Shkruar nga Administrator   
Friday, 23 May 2008

Aksidenti tragjik në të cilin humbi jetën presidenti i Top Media, Dritan Hoxha, ndodhi rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas një njoftimi të policisë, makina Tip Ferrari me targa DK 3892 H ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, la pas familjen e tij, bashkëshorten tre vajza dhe një djalë të vogël i cili lindi vetëm një vit më parë.

 

Rifreskuar sė fundi ( Friday, 23 May 2008 )
Lexoni ...
 
Loja win-win larg syve te publikut Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 07 May 2008
Nga: Mustafa Nano



Ajo që po ndodh është shumë paradoksale: ndryshimet në Kushtetutë janë kryer tanimë, e megjithatë po zhvillohet një debat i bujshëm dhe i sofistikuar lidhur me to. Kemi dëgjuar e lexuar këto ditë opinionet e atyre që janë kapur në befasi nga ndërhyrjet në Kushtetutë, por kemi dëgjuar e lexuar edhe opinionet e atyre që kanë punuar për (i kanë përgatitur) këto ndryshime, siç janë - po kufizohem vetëm tek pak protagonistë - Kastriot Islami, Fatmir Xhafaj, Ylli Manjani. Këta të fundit sigurisht kanë optikën e tyre, e cila ngrihet mbi një sërë argumentesh e motivimesh të natyrës teorike e praktike, por e gjithë magjia e fuqia e tyre bindëse është e njollosur dhe e komprometuar prej faktit, që gjithçka po bëhet e njohur aposteriori. Këta pra nuk morën pjesë në debatin që do të paraprinte ndryshimet e ndërhyrjet në Kushtetutë (nuk kishte se si të merrnin pjesë, përderisa nuk e hapën fare këtë debat), gjë që e bënë fare mirë me ndryshimin e sistemit elektoral.
Lexoni ...
 
Kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist (ose Putini dhe dyshja Berisha - Rama) Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 07 May 2008
Nga: Fatos Lobonja



Ky ndryshim kishte shkaktuar një debat midis disa komentuesve, nëse ishte apo jo ky konkluzioni i shkrimit. Në fakt shkrimin e kam mbyllur me një parashikim kontradiktor. Pasi them: "Kësisoj e ardhmja duket drejt një kapitalizmi autoritar të tipit Putin ku s'përjashtohet edhe mbetja nesër e një partie të vetme të madhe që siguron 70 - 80 përqind të votave." shtoj dhe se: "ndryshe nga në Rusi, ajo që mund ta hedhë shumë shpejt në erë këtë ëndërr të keqe të putinëve tanë është fakti se ekonomia e ngritur nga oligarkët tanë është shumë e brishtë, shumë aventureske dhe spekulative për të hedhur themele të qëndrueshme të një kapitalizmi autoritar". Duhet ta pranoj se ideja vetëm sa është skicuar dhe lexuesit kanë të drejtë të ngatërrohen. Po përpiqem me këtë shkrim të sqaroj më mirë se çfarë kam dashur të them.

Më së pari le të shpjegoj se çfarë kam parasysh me "kapitalizmin autoritar të tipit Putin". Në një intervistë të Gorgaçovit të para do kohësh dhënë gazetës italiane La Republica, i pyetur për qëndrimin e tij ndaj Putinit, Gorgaçovi tregohej kritik ndaj Perëndimit duke e akuzuar këtë se në kohën e Jelcinit kishte qenë shumë më i kënaqur me Rusinë sesa në kohën e Putinit, të cilin e akuzon vazhdimisht për autoritarizëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Por, sipas Gorbaçovit, në kohën e Jelcinit Rusia ishte e dobët ngase kishte shpërthyer fenomeni i grabitjes së pasurisë publike ruse nga oligarkët që kishin privatizuar gjithçka. Sipas tij Putin po rivendoste autoritetin e Shtetit duke shkatërruar pushtetin informal të oligarkëve, që, veç të tjerash, po i transferonin paratë jashtë shtetit. Pra, sipas tij Putini po ringrinte në këmbë Rusinë dhe Perëndimi duhet të ishte i kënaqur me këtë, pasi një Rusi e shëndoshë ishte edhe në të mirë të Perëndimit. Nga sa kam mundur të njoh fenomenin Putin më rezulton se ai gëzon vërtet një autoritet në Rusi për të cilin duket se kanë ndikuar jo vetëm kultura politike ruse e lidhur me historinë e pushtetit të pakufishëm të carëve (pa dyshim edhe kjo), por edhe çfarë thotë Gorbaçovi: rimëkëmbja ekonomike e lidhur me një kontroll shumë më të madh nga ana e shtetit të ekonomisë informale e të abuzimeve të oligarkëve. Për të realizuar këtë rivendosje të autoriteti të shtetit Putin duket se është mbështetur në tri këmbë: Së pari, Putini po shfrytëzon idenë e ringritjes së asaj kohe kur Rusia (edhe si BRSS) ka qenë superfuqi - këmba ideologjike. Së dyti strukturat politike: Putini si njeri i ish KGB duket se ka ruajtur rrjetin e kësaj strukture të fuqishme që, për më tepër, ka lidhje organike me ideologjinë që përmenda më sipër. Së treti, ringritja ekonomike: Rusia ka burime të mëdha natyrore, mbi të gjitha gazin. Kontrolli i kësaj pasurie, që në kohën e oligarkëve kalonte më së shumti në xhepat e tyre pa paguar as taksa, i ka dhënë asaj mundësi të rimëkëmbet ekonomikisht duke siguruar një mirëqëne dhe zhvillim më të madh për rusët në përgjithësi.

Këtë sistem politologu amerikan Azar Gat në një artikull të botuar në “Foreign Affairs” (korrik/gusht 2007) e quan "kapitalizëm autoritarist". Një kapitalizëm, pra, ku vendoset një aleancë midis elitës politike, industrialistëve dhe ushtarakëve mbi bazën e një ideologjie nacionaliste. Pak a shumë të njëjtën gjë ai sheh edhe në Kinë, duke mos e përjashtuar mundësinë që këto vende të mbeten kështu për një kohë të gjatë, pra pa kaluar doemos e shpejt e shpejt në liberaldemokraci. Tani le të kthehem tek ballafaqimi i këtij procesi rus me çka ka ndodhur e po ndodh në Shqipërinë postkomuniste. E para gjë që mund të them është ngjashmëria e Shqipërisë me periudhën e Jelcinit. Nano i shëmbëllen më shumë Jelcinit jo thjeshtë për faktin se është pijanec, por për faktin se periudha socialiste e Nanos ka qenë periudha e kulmit të lulëzimit të pakontrolluar të oligarkëve. Nuk mund të mohohet se Berisha erdhi në pushtet me premtmin se do të vinte nën kontroll oligarkët, "dukët e krimit", "klanin e Zemunit". Sipas meje nuk gabojmë po të themi se Berisha erdhi edhe me ëndrrën e fshehtë që të bëhej një Putin në kuptimin që përshkrova më lart. Pyetja sot shtrohet: a u bë dot një Putin, a ka perspektivë të bëhet një Putin apo mos vallë do të bëhet Rama një Putin? Mjafton Gërdeci për të arritur në konkluzionin se Berisha nuk është bërë dot një Putin, se oligarkët, - tani një pjesë të lidhur më shumë me PD,  - vazhdojnë të jenë më të fortë se shteti. Po atëhere pse analizën mbi marrëveshjen PD - PS e kam konsideruar si rrugë të mundëshme drejt Putinit, por edhe jo? Le të shpjegohem. Ajo çka kam dashur të them është se kjo marrëveshje është: së pari, shenjë e monopolizimit të pushtetit nga këto dy parti, çka përputhet me tipare karakteriale të Berishës dhe Ramës për të grumbulluar tërë pushtetin në duart e tyre: së dyti, duke patur parasysh se të dy përfaqësojnë interesa oligarkësh, shpesh të njëjtët, kjo marrëveshje është edhe shenjë se interesi i oligarkëve politikanë dhe politikanëve oligarkë të të dy krahëve sot është të sigurojnë pasurinë që kanë vënë e të ndajnë me mirëkuptim pushtetin dhe paranë e nesërme, e jo të akuzojnë njëri tjetrin për korrupsion; së treti, se me eliminimin e njërit ka shumë gjasa që partia e tjetrit të mbetur në pushtet të bëhet shumë e fuqishme edhe pasi me këtë kod zgjedhur është gati eliminuar mundësia që parti të tjera t’u rrezikojnë pushtetin. Kështu mund të arrijmë në një parti të gjithpushtetshme si ajo e Putinit në Rusi që sundon thuajse e pashqetësuar. Megjithatë nxitoj të shtoj se kjo mund të jetë veçse një ëndërr e shkurtër sepse ne nuk mund të ndërtojmë një kapitalizizëm autoritar si ai i Putinit. Pse? Së pari, e mbi të gjitha, sepse, siç them në shkrimin para këtij "ekonomia e ngritur nga oligarkët tanë është shumë e brishtë, shumë aventureske dhe spekulative për të hedhur themele të qëndrueshme të një kapitalizmi autoritar".  Putini e ka rritur realisht mirëqënien ekonomike. Oligarkët rusë prodhojnë realisht, nxjerrin gaz e naftë së paku. Kanë kështu një pushtet ekonomik, e për rrjedhojë politik, shumë më të qëndrueshëm dhe shumë më formal.

Kurse oligarkia jonë në më të shumtën pasurohet në sajë spekulimesh, trafiqesh, informaliteti dhe grabitjeje të publikes, pa prodhuar gjë dhe kjo e bën pushtetin e saj ekonomik e politik shumë më të paqëndrueshëm. Po ashtu kapitalizmit tonë i mungon ideologjia, një besim dhe një vizion përbashkues qoftë edhe nacionalist dhe i mungojnë edhe strukturat të tilla politike të organizuara dhe disiplinuara nën këtë frymë si ish KGB- ja e Putinit. Shqipëria e Sali Berishës dhe Edi Ramës sot po vazhdon kapitalizmin anarkik, të informalitetit Në kapitalizmin anarkist shteti e ligji nuk kanë kontroll as mbi territorin as mbi ekonominë, përkundrazi ata punojnë thjeshtë në interesa të oligarkëve që kanë kapur shtetin duke e mbajtur atë qëllimisht të dobët. Gërdeci e ilustroi këtë më së miri. Kemi të bëjmë pra më shumë me një pushtet njerëzish pa vizion afatgjatë, pa frymëzim kolektiv në atë që bëjnë dhe pa mbështetjen e qëndrueshme të një ekonomie të ligjshme. Kjo i bën të jenë më shumë një bandë që jeton me plaçkitje të përditëshme, e që njerëzve u premton liberal-demokracinë për komoditetin e vet të brendshëm e të jashtëm. Diçka e ngjashme me përshkrimin që i bën Putinit në Rusi opozita. Kasparovi e akuzon atë se edhe ai është i korruptuar se po majm vetëm oligarkët e tij dhe se në emër të interesave të këtyre dhunon të drejtat e njeriut midis të tjerash edhe lirinë e shtypit. Edhe në qoftë kështu përsëri nuk mohohet se atje këta oligarkë KGB-istë prodhojnë, jo vetëm grabisin dhe duket se edhe paguajnë taksa në emër të një Rusie të fuqishme edhe ushtarakisht. Prandaj mendoj se nuk është e gabuar që ai rus të quhet kapitalizëm autoritar përballë kapitalizmit tonë anarkist e informal. Por kapitalizmi autoritar dhe kapitalizmi anarkist nuk ndahen në çdo gjë. Një nga të përbashkëtat është se ata mund të jenë që të dy burime pushtetesh të rrezikshëm për liritë ndoshta me ndryshimin se ky i dyti është më pak i qëndrueshëm e më pak jetëgjatë për shkaqet që u përpoqa të shpjegoj. Sot, duke përjashtuar një pakicë njerëzish që kanë më të shtrenjtë lirinë sesa xhepin pjesa më e madhe e shqiptarëve do ta pranonte, megjthatë, një kapitalizëm autoritar të tipit Putin përpara këtij që kemi. Por nuk mund të mos ngrihen disa dilema duke ballafaquar këta dy lloje kapitalizmash. Dilema të tilla si: a mund të kalohet më lehtë në liberal-demokraci nga kapitalizmi autoritar apo nga ai anarkik? Mos vallë kapitalizmi anarkik ka si rrugë të tij drejt liberal-demokracisë kapitalizmin autoritar? Apo mos vallë ne na duhet një forcë njerëzish të rinj, me një besim të ri dhe një organizim i ri që t'i luftojë të dy këta rreziqe në emër të lirisë dhe demokracisë? Personalisht mendoj se duhet të luftojmë për këtë të tretën.
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 31 - 40 nga 280

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM