|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 23 March 2007 |
|

Arben Imami ka shpallur, gjatë një konference shtypi në selinë e PD, se do të kandidojë për postet më të larta në Partinë Demokratike, në kuadër të ristrukturimit të ardhshëm që pritet të zhvillohet në fund të marsit ose në fillim të muajit të ardhshëm. Do të kandidoj për postet më të larta që do të hapen në këtë parti, pas idesë që të mos ketë një përputhje mes postit të ministrit dhe postit të sekretarit. Kjo garë do të tregojë emancipimin politik të PD-së dhe do t'i shërbejë këtij emancipimi, tha Imami, i cili aktualisht mban postin e shefit të kabinetit pranë Kryeministrit Sali Berisha.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 23 March 2007 |
|

Gani Kadria, ish-bashkeshorti i Shemsie Kadrise ose pronarja e firmes Gjallica akzuon ish bashkeshorten dhe politiken shqiptare si grabitesit e parave te qytetareve. Ne nje interviste dhene televizionit Top-Channel ai tregon se si i grabit Gjallica dhe kush jane shkaktaret. Ja intervista e tij e nje dite me pare: Jam Gani Kadria, i cili ka pësuar një goditje të madhe në 1990. Kam punuar më përpara se të ndodhnin këto ndryshime në Ministrinë e Jashtme, në një sektor të posaçëm, por u pushova nga puna s'e nuk ndodhesha në zyrë ditën që ra busti. Edhe unë, në çështjen që u hetua dhe u gjykua "Gjallica" jam dënuar nga gjykata me 14 vjet heqje lirie. Ende jam i dënuar për arsye se deri tani nuk jam ballafaquar akoma as me hetuesinë dhe as me gjykatën.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 22 March 2007 |
|

Aeroporti i Rinasit ofron tani infrastrukurën më moderne në vend me një kapacitet prej një milion pasagjerë në vit. Pas një periudhe dy vjeçare pune, terminali i ri i Tirana International Airport (TIA) u përurua sot (21 mars 2007).
Konçensioneri i aeroportit për 20 vjet është konsorciumi Tirana Airport Partners, që zotërohet me shumicë nga dy kompani gjermane. Nënshkrimi i kontratës së konçensionit me qeverinë shqiptare u bë në vjeshtën e vitit 2004 në Berlin, ku merrnin pjesë edhe krerët e qeverive të asaj kohe nga të dyja palët, përkatësisht, Gerhard Shrëder dhe Fatos Nano.
|
|
Rifreskuar sė fundi ( Thursday, 22 March 2007 )
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 21 March 2007 |
|

Kryetari i PSD Gjinushi ka dale kunder paktit politik prej 5 pikash te propozuar nga Kryetari i socialisteve rama ne adrese te qeverise dhe Berishes. Sipas Gjinushit: Sa kohe qe ka Kushtetute, nuk ka nevoje per pakte politike cilatdo qofshin ato. Paktin e socialisteve, Gjinushi e ka konsideruar nje pazar politik i cili demton institucionet shteterore dhe i zgjat qeveriasjes se Berishes. Kundervenia e Gjinushit ndaj Rames eshte gati identike si kundervenia ndaj Nanos ne vere 2002 pas zgjedhjes se presidentit konsensual.
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 20 March 2007 |
|

Presidenti i Republikës drejtoi sot ceremoninë e betimit të Zëvendës/Kyeministrit dhe ministrave të rinj të Kabinetit qeveritar, që u organizua në Presidencë. Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit Zëvendës/kryeministri z. Gazmend Oketa dhe Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Ministri i Shëndetsisë, Nard Ndoka dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango bën betimin dhe morën nga Presidenti Moisiu dekretin e emërimit.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 20 March 2007 |
|

Deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, sulmoi hapur, gjatë një prononcimi për mediat, qëndrimin e deputetëve të Grupit Parlamentar të cilët votuan pro ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Bello tha se ajo që ka ndodhur dje është një turp i Grupit Parlamentar të PS-së, ku të gjithë panë se si anëtarë të kryesisë së partisë, sekretarë të PS-së, deputetë me përvojë, dhe ata koordinatorë të rinj që Rama po i përzgjedh në kuadrin e reformës së partisë, votuan pro dhe hapur ministrave të kabinetit Berisha.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 21 22 23 24 25 26 27 28 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 271 - 280 nga 280 |