• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Thursday
Nov 20th
Kryesore arrow Lajme
A blog of all section with no images
Kongresi amerikan nisi hetimin per armet e Diverolit. Pikepyetje serioze dhe mbi Ambasaden USA ne Ti Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 24 June 2008

• Komiteti i Mbikëqyrjes dhe reformave qeveritare, i drejtuar nga Henri Waxman ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore ne Kongresin amerikan për ekzaminimin e të gjithë kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diverolit me qeverinë amerikane. Sot u degjuan deshmite e 4 zyrtarëve të lartë të Pentagonit mbi trafikun e armëve për aferat e kompanisë AEY, aferë në të cilën është përfshirë edhe Shqipëria. Kongresmenet amerikane diskutuan dhe per rolin e ambasades amerikane ne Shqiperi lidhur me armet kineze qe i ishin adresuar shtetit amerikan nepermjet Kompanise AEY. Seanca e posacme në Kongresin Amerikan eshte transmetuar direkt nga “News24”.

 

WASHINGTON - Kongresi amerikan zhvilloi sot seancen e pare degjimore ndaj 4 zyratreve te larte te Pentagonitlidhur me tregtine te paligjshme te armeve me origjine kineze qe dërgoheshin ne Afganistan. Gjate kësaj seance u ngriten pikëpyetje sesi mundi nje “femije si Diverol fitoi kontraten 300 milione dollare me shtetin amerikan, para qe “ per fat te mire nuk u përfituan te gjitha nga Diverol pasi kontrata u pre kete vit pas publikimit te lajmit se AEY kishte blere lajme te ndaluara. Kongresi vuri ne dyshim edhe pse janë lejuar shkeljet e kësaj kontrate.
Pikepyetje u ngriten dhe mbi rolin e ambasades amerikane ne Tirane dhe mbi faktin nese ajo ka pasur dijeni mbi procesin e ndryshimit te origjines kineze te municionit qe dërgoheshin per forcat aleate nga Rinasi.
Ne kete seance u vendos qe ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers dhe 5 zyrtarë të ambasadës amerikane ne Tirane të paraqiten në Kongresin amerikan për të dëshmuar para datës 11 korrik. 

Lexoni ...
 
PS: Berisha krah Diverolit, kundėr drejtėsise amerikane Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Monday, 23 June 2008
TIRANE-Pas arrestimit te Diverol ne SHBA, socialistet akuzojne qeverine Berisha te perfshire ne skandalin e trafikut te armeve. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace deklaroi sot ne seancen e radhes ne Kuvend se Kryeministri ka qene ne dijeni se po i shiste arme te vjetruara shtetit amerikan, kur ky i fundit kërkonte arme te prodhimit te fundit. “Fundjava zytare ka qenë shumë e trazuar pas arrestimit të Diverolit. Qeveria po mundohet ta mbulojnë me heshtje këtë çështje. Nuk kërkohet heshtje por reagim, për të sqaruar sesi është përfshirë qeveria. Zyrtarët e monopolit te qeverisë kane qenë në dijeni per skandalin me armet dhe parlamenti është përdorur me apo pa të keq per kete afere”,tha Brace.
Lexoni ...
 
Italia dhuron motovedetė pė rojen bregdetare Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 19 June 2008

• Marina ushtarake italiane dhe kapiteneria portuale Italiane kanë dhuruar një motovedetë për rojen bregdetare shqiptare.Në ceremoninë e organizuar në kalatën numër 5 në portin e Durrësit morën pjesë drejtues të brigadës detare shqiptare dhe delegacionit italian të ekspertëve me qendër në Tiranë.

Lexoni ...
 
Qendrimi ndaj vlerave dhe identiteti politik i shqiptareve Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 19 June 2008
Nga: Mustafa Nano



Në korpusin elektoral shqiptar ka grupe të mëdha homogjene zgjedhësish, të cilët, çfarëdo që të ndodhë e sido që të rrjedhin zhvillimet, nuk janë të prirur të ndryshojnë kredot dhe orientimin e tyre politik. Duhet thënë, se një dukuri e tillë, dmth masa të tëra të kallkanosura në pikëpamje elektorale, nuk është një dukuri shqiptare. Kudo, në të gjitha vendet e shoqëritë, qoftë dhe në ato vende e shoqëri, ku zgjedhësit janë më të sofistikuar në pikëpamje intelektive e më të zëshëm e më kërkues në pikëpamje civiko-politike, vihen re njerëz me identitet elektoral të fiksuar njëherë e mirë. Kjo vjen edhe prej besimit të tyre të palëkundur tek një kauzë e caktuar, por vjen edhe prej respektimit të një tradite familjare, e cila nuk është e lehtë për t‘u mposhtur nga përpjekjet humane për të adoptuar një orientim e një optikë individuale.
Lexoni ...
 
KE: Tė shqetėsuar pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 19 June 2008
Në një raport të fundit të Këshillit të Europës shprehet shqetësim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Komisioneri Hamerberg, i vë theksin kushteve të papranueshme në qelitë e paraburgimit.
Lexoni ...
 
”Gerdeci”, Kuvendi heq imunitetin e deputetit Fatmir Mediu Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Monday, 16 June 2008

• Kuvendi votoi sot ne fshehtesi dhe me kuti pro heqjes se imunitetit te deputetit republikan, Fatmir Mediu. Pak para votimit vete deputeti Mediu deklaroi se atij nuk i ka interesuar asnjehere imuniteti, dhe sqaroi situaten rreth demontimit te municioneve. Mediu theksoi se ne rastin e Gerdecit eshte vepruar gabim, por jo nga ai vete. Nderkaq PS shprehet se heqja e imunitetit te Mediut eshte e padiskutueshme, porse ata nuk do te kenaqen me kaq. Sipas tyre pergjegjes per Gerdecin eshte vete Berisha. 

 

Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 21 - 30 nga 280

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
5 Miles 2 Go800
11/08/086:17:46PM
ArcadeGuest
All Ball480
11/05/082:46:04PM
ani
24 Hours Rally1100
10/31/083:50:19PM
ani
Alien Attack16
10/31/083:49:36PM
hoxha
aim and fire-380
10/16/086:46:29PM