|
Shkruar nga TrusT
|
|
Wednesday, 05 November 2008 |
|
Kandidati demokrat Barack Obama eshte presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Fitorja, tashme e sigurt e Obames shenon nje kthese ne historine presidenciale te kontinentit pertej Atlantikut.
Per here te pare SHBA-te ne krye do te kene nje president me ngjyre, nje afro-amerikan.
Mbeshtetesit e tij ne te gjithe Ameriken dhe ne vendin e origjines se Obames, ne Kenia jane te ekzaltuar ne maksimum.
Ndersa ndjekin me vemendje rezultatet e mediave amerikane, zgjedhesit demokrate jane grumbulluar neper sheshet kryesore per te festuar fitoren e presidentit te ri.
Pritet qe per pak kohe, Obama te shfaqet para publikut per te pershendetur gjithe votuesit dhe per te festuar fitoren bashke me ta.
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 20 October 2008 |
Mbështetësit e Presidentit Bamir Topi brenda Partisë Demokratike janë të vetmit që mund të garantonin një rokadë kryeministrash para zgjedhjeve të vitit 2009. Kombinacionet numerike të opozitës nuk mjaftojnë për ta përmbyllur me sukses këtë “operacion”, ndaj futja në lojë e krahut anti-Berisha brenda selisë blu do të ishte çelësi i zgjidhjes.
Edhe pse në disa momente është deklaruar hapur ideja e mocionit, përfaqësuesit e këtij grupi brenda PD-së kanë mbetur në heshtje.
Numrat
Partia Demokratike aktualisht ka në grupin e saj parlamentar një numër prej 54 deputetësh. Brenda kësaj shifre përfshihen edhe disa prej atyre që në të shkuarën janë shfaqur si mbështetës të Presidentit aktual.
Ndonëse ata mendohet të jenë rrudhur në numër që prej ndryshimeve të fundit kushtetuese, mund të jenë të mjaftueshëm për të realizuar me sukses mocionin.
Konflikti i fundit mes institucioneve dhe sulmi mbi kryeprokuroren Ina Rama mund të përbëjë klimën e duhur për ta riaktivizuar këtë grup.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 20 October 2008 |
|
Avokati i biznesmenit boshnjak Damir Fazllic, Genc Gjokutaj ka konfirmuar per Top Channel se ndaj klientit te tij ka filluar nje procedim penal nga ana e prokurorise se Tiranes. Por duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, avokati ka hedhur poshte pretendimet e prokurorise, duke deklaruar se ato nuk bazohen ne prova por vetem tek lajmet e mediave. “Ndaj zotit Fazllic ka filluar nje procedim penal nga prokuroria e Tiranes. Por si mbrojtesi i tij une duhet te them se ai eshte i pafajshem dhe se ky procedim penal eshte nul, pasi vetem nga burime mediatike prokuroria ka arritur ne konkluzionin se kemi te bejme me pastrimin e produkteve qe rrjedhin nga nje veper penale. Burimi mediatik nuk mund te sherbeje si premise per te ndermarre nje ceshtje penale, pa bere me pare nje verifikim administrativ”, ka pohuar Gjokutaj. Avokati ka sqaruar se per momentin ndaj Fazllic nuk ka ndonje akuze konkrete dhe se te gjitha levizjet financiare qe ai ka bere ne Shqiperi kane qene ligjore.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Friday, 17 October 2008 |
|
Pas pak ditesh, perfaqesuesit e kompanive qe do te prodhojne kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike pritet te prezantojne ne Tirane te gjithe elementet e sigurise se larte qe do te kene keto dy dokumente. Ata njohen kryeministrin Berisha me disa prej detajeve qe do te permbaje pasaporta elektronike me elementet e saj biometrike. Ne kete takim, kryeministri Berisha, pasi u njoh me modelin e pasaportes elektronike, qe do te permbaje elemente te sigurise se larte, tha se realizimi i tyre sipas standarteve do ta ndihmoje vendin per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 13 October 2008 |
|
Deputeti Spartak Ngjela, ne fjalen e tij ne seancen e sotme parlamentare ka akuzuar qeverine se po tenton te kontrolloje te gjitha institucionet e vendit. Sipas Ngjeles, ky shtet eshte pergjegjes per nje sere shkeljes dhe kerkon te kontrolloje prokurorine pasi i druhet asaj. “Ne kete vend tendenca tiranike qenka e forte. Nje Parlament qe merret me prokurorine ndodhet mes dy alternativash, ose vjedh dhe ka frike nga prokurori, ose ka frike nga krimi. Nga krimi kjo qeveri nuk ka frike, por ka nga prokurori pasi eshte e implikuar vet”, ka pohuar Ngjela. Me tej avokati e ka vene theksin tek ceshtja “Fazllic”, duke e vleresuar si te pajustifikueshme mbrojtjen e qeverise me argumentin se ate e solli keshilltari amerikan i kryeministrit Berisha, Tom Rixh. “Cili eshte Damir Fazllic? Nuk trembni dot njeri me Tom Rixh. Ky njeri le te vije me ke te doje, edhe me presidentin. Ne SHBA kane futur presidente ne burg. Ne Shqiperi nuk ka demokraci, vendi vuan nga nje qeveri uzurpatore”, ka shtuar Ngjela.
|
|
Rifreskuar sė fundi ( Monday, 13 October 2008 )
|
|
|
Shkruar nga TrusT
|
|
Monday, 06 October 2008 |
|
Lajmet se Europa tashme zyrtarisht eshte perfshire nga kriza financiare, e cila po e zgjeron valen e goditjes duke u shenderruar ne krize ekonomike, nuk mund te lere te qete edhe Shqiperine. Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani rrezon argumentat se ekonomia shqiptare eshte pak e hapur ndaj ekonomise europiane dhe ky disfavor mund te kthehet ne avantazh te momentit. “Ne do te prekemi nga pasojat e krizes, kjo eshte e padiskutueshme. Sistemi bankar ne Shqiperi perbehet ne 95% nga banka te huaja, qendrat e te cilave jane jashte dhe do preken dhe rrjedhimisht do preken edhe bankat tek ne. Nje tjeter element jane eksport-importet. Po u kufizua ekonomia do te kete renie te eksporteve nga Shqiperia. Gjithashtu jane edhe normat e interesit, te cilat jane rritur dhe ekonomia shqiptare do te ballafaqohet me nje treg te ri”, ka deklaruar Cani.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 10 nga 280 |