|
Shkruar nga Administrator
|
|
Sunday, 20 July 2008 |
|
• Këtë sezon maqedonasit dynden drejt plazheve të bregdetit Jon në Shqipëri. Përgjatë të gjitha hoteleve dhe komplekseve turistikë nga Uji i ftohtë në Vlorë dhe deri në Orikum, me qindra automjete me targa maqedonase vërtetojnë se kontratat e lidhura mes operatorëve turistike vlonjatë dhe agjencive maqedonase ka rezultuar në favor të të dyja palëve. Klientelë e rregullt për njërën palë dhe plazh i mrekullueshëm për palën tjetër.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 09 July 2008 |
|
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka përshëndetur sot nënshkrimin e Protokolleve të Shqipërisë për tu anëtarësuar në NATO. Në fjalën e tij përshëndetëse, Topi ka theksuar se kjo ishte një arritje e madhe drejt anëtarësimit të plotë e cila. Kreu i shtetit theksoi se institucionet dhe qytetarët, të gjithë së bashku duhet të bëjnë shumë për të vendosur Shqipërinë në një vend me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 04 July 2008 |
|
Nga : Judy Shelton Tarifa tani tejkalon 50 përqindëshin. Këta partnerë të njëjtë tregtarë janë gjithashtu aleatët tanë më të rëndësishëm, në aspektin ushtarak dhe atë ideologjik gjithashtu.
Dëshirojmë të mendojmë se i ndajmë të njëjtat vlera morale kur vjen në shprehje mbrojtja e demokracisë dhe virtytet e kapitalizmit të tregut të lirë. Sa zhgënjyese të zbulosh se bajraktarët e hapjes së tregtisë globale nuk mendojnë fare të adaptojnë politikat që ndihmojnë produktet tona tepër të shtrenjta për konsumatorët e tyre, edhe nëse ata preferojnë mallrat e tyre në një botë me çmime të zbritura në nivel jo të zakonshëm. Tash besoj e morët vesh se si ndihen anëtarët e Bashkimit Evropian këto ditë. Si një ish-ekonomist i New York Fed, David King ka vëzhguar vlerën e dollarit amerikan, i cili ka rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2002, një dollar ishte i barabartë me 1 euro; sot duhet më tepër se një dollar e gjysmë për një euro.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Tuesday, 24 June 2008 |
|
• Komiteti i Mbikëqyrjes dhe reformave qeveritare, i drejtuar nga Henri Waxman ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore ne Kongresin amerikan për ekzaminimin e të gjithë kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diverolit me qeverinë amerikane. Sot u degjuan deshmite e 4 zyrtarëve të lartë të Pentagonit mbi trafikun e armëve për aferat e kompanisë AEY, aferë në të cilën është përfshirë edhe Shqipëria. Kongresmenet amerikane diskutuan dhe per rolin e ambasades amerikane ne Shqiperi lidhur me armet kineze qe i ishin adresuar shtetit amerikan nepermjet Kompanise AEY. Seanca e posacme në Kongresin Amerikan eshte transmetuar direkt nga “News24”. WASHINGTON - Kongresi amerikan zhvilloi sot seancen e pare degjimore ndaj 4 zyratreve te larte te Pentagonitlidhur me tregtine te paligjshme te armeve me origjine kineze qe dërgoheshin ne Afganistan. Gjate kësaj seance u ngriten pikëpyetje sesi mundi nje “femije si Diverol fitoi kontraten 300 milione dollare me shtetin amerikan, para qe “ per fat te mire nuk u përfituan te gjitha nga Diverol pasi kontrata u pre kete vit pas publikimit te lajmit se AEY kishte blere lajme te ndaluara. Kongresi vuri ne dyshim edhe pse janë lejuar shkeljet e kësaj kontrate. Pikepyetje u ngriten dhe mbi rolin e ambasades amerikane ne Tirane dhe mbi faktin nese ajo ka pasur dijeni mbi procesin e ndryshimit te origjines kineze te municionit qe dërgoheshin per forcat aleate nga Rinasi. Ne kete seance u vendos qe ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers dhe 5 zyrtarë të ambasadës amerikane ne Tirane të paraqiten në Kongresin amerikan për të dëshmuar para datës 11 korrik.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Monday, 23 June 2008 |
|
TIRANE-Pas arrestimit te Diverol ne SHBA, socialistet akuzojne qeverine Berisha te perfshire ne skandalin e trafikut te armeve. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace deklaroi sot ne seancen e radhes ne Kuvend se Kryeministri ka qene ne dijeni se po i shiste arme te vjetruara shtetit amerikan, kur ky i fundit kërkonte arme te prodhimit te fundit. “Fundjava zytare ka qenë shumë e trazuar pas arrestimit të Diverolit. Qeveria po mundohet ta mbulojnë me heshtje këtë çështje. Nuk kërkohet heshtje por reagim, për të sqaruar sesi është përfshirë qeveria. Zyrtarët e monopolit te qeverisë kane qenë në dijeni per skandalin me armet dhe parlamenti është përdorur me apo pa të keq per kete afere”,tha Brace.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Thursday, 19 June 2008 |
|
• Marina ushtarake italiane dhe kapiteneria portuale Italiane kanë dhuruar një motovedetë për rojen bregdetare shqiptare.Në ceremoninë e organizuar në kalatën numër 5 në portin e Durrësit morën pjesë drejtues të brigadës detare shqiptare dhe delegacionit italian të ekspertëve me qendër në Tiranë.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 10 nga 263 |