• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Tuesday
Jan 06th
Kryesore arrow Analiza
Analiza
Largimi i Sali Berishes eshte nje imperativ Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga TrusT   
Monday, 24 March 2008
Nga: Mustafa Nano



Dy gjëra janë përfundimisht të sigurta. Së pari, ajo që ndodhi në Gërdec të Vorës nuk ishte një tragjedi aksidentale. Në këtë moment, nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ka qenë shkaku i shpërthimit (një gabim njerëzor apo një sabotim), gjë që nuk do të thotë megjithatë se prokurorët nuk duhet të hetojnë shkaqet e shpërthimit; përkundrazi, duhet të hetojnë që se s‘bën. Por edhe në rezultoftë, se shpërthimi ka qenë product i një gabimi banal njerëzor, kjo nuk çon ujë në favor të tezës së një aksidenti tragjik. Të ngresh një punishte të tillë mu në mes të një qëndre të banuar, do të thotë të kesh projektuar me vetëdijë të plotë një plojë e një tragjedi aspak virtuale. Në këto rrethana, do të mjaftonte qoftë një shkujdesje humane krejt e pavullnetshme, qoftë një mundim i papërfillshëm krejt i vullnetshëm (një sabotator putativ nuk do të kishte hequr asnjë çikë në aksionin e tij antropofag), për të provokuar një hatá të papërfytyrueshme. Dhe kjo që ndodhi pra ka qenë e pashmangshme. Do të ndodhte se s‘bën, në mos sot, nesër.
Lexoni ...
 
Vdekja po kėrkon firmėn tonė Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Monday, 24 March 2008
• Nga Alba Malltezi 

Panginjshmëria ka prekur caqet e ekzistencës njerëzore në Shqipërinë tonë, duke e rrezikuar rëndë atë. Në formën e një orteku që rimori rrugën e tij me ndërrimin e pushteteve në 2005 për të fituar ditë pas dite përmasa gjithnjë e më gjigande, më të dukshme, të frikshme dhe gllabëruese. Panginjshmëria erdhi si një synim në vetvete e mbartur nga njerëzit që shqiptarët i besuan dhe i falën me zemërgjerësi çelësat e shtëpisë për ta sistemuar, freskuar, lyer, riparuar, pastruar nga ai ajër i rëndë i krijuar nga 8 vjet punë të pista socialistësh e afera që mbanin erë më keq se peshku i prishur në frigoriferin pa rrymë elektrike. Por s’qenkësh e thënë.
Lexoni ...
 
Berisha: Tė gjithė fajtorė, pėrveē meje Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga TrusT   
Monday, 24 March 2008
• Erl Murati 

Në një fjalor të ashpër ndaj institucioneve kryesore të shtetit, të denjë për një kryetar opozite, por jo për një njeri që i ka vetë në dorë frenat e shtetit, kryeministri Berisha e largoi dje përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit. “Ka patur një dështim të fortë, të një numri të konsiderueshëm institucionesh”, tha ai duke renditur ‘’ministrinë...e Mbrojtjes, ushtrinë, SHISH-in, SHIU-n, tatimet, inspektoriatin e punës dhe prokurorinë’’. Më pas, Berisha shtoi se ai dhe presidenti nuk dinin gjë fare, as se ekzisonte Gërdeci. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dëgjon qëndrimin e Berishës është se si ka mundësi një kryetar qeverie nuk ka asnjë institucion nën kontroll? Ndërsa, pyetja e fundit: një kryeministër që nuk ka asnjë institucion nën kontroll, a duhet të japë dorëheqjen? Edhe Ponc Pilati do ta kishte zili oratorinë e Berishës dhe mënyrën se si ai tentoi t’i lajë duart dje nga “11 shtatori” – siç e quan ai – duke ia hedhur përgjegjësinë të gjithëve, përveç vetes.
Lexoni ...
 
Dorėheqjen e Berishės e kėrkon populli Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 4
Shkruar nga Administrator   
Friday, 21 March 2008
• Petrit Vasili

Vox populi vox dei. Zëri i popullit është
    zëri i Zotit, thoshin latinët e lashtë. Dhe populli ka folur me të gjitha mjetet e shprehjes së tij, edhe pse të kufizuara, të censuruara hera-herës për përgjegjësitë e kataklizmës së Gërdecit.
Shumë të qartë në dëshmitë e tyre njerëz të shumtë, viktima të kësaj tragjedie, kanë vënë gishtin mbi plagë dhe kanë zbardhur edhe përgjegjësitë politike, morale dhe shtetërore të kësaj tragjedie. Ata të gjithë kanë arritur në konkluzionin se të gjitha përgjegjësitë shkojnë tek një përgjegjës i madh dhe ai është Kryeministri i vendit, Berisha.
Kjo dorëheqje e Berishës, marrje e përgjegjësive prej tij dhe të tijve si dhe vënia pa hezitim në dispozicion të drejtësisë, janë vetëm fillimi i një reflektimi të përgjegjshëm politik e moral, përkundrejt sjelljes dhe drejtimit autoritarist, autoritarist deri në pakufi, që prodhoi atë papërgjegjshmëri shtetërore, e cila kushtëzoi gjithçka që ndodhi në Gërdec dhe që ka krijuar premisa tragjike negative edhe për ngjarje të tjera.
Lind pyetja përse janë njerëzit, me një fjalë akoma më të thjeshtë populli, që e kërkon këtë dorëheqje? Sepse Berisha dhe të tijtë janë aty ku janë, thjesht dhe vetëm, sepse votat e popullit jua dhanë këtë të drejtë.
Populli votoi gjithashtu me shpresën e madhe se shumica e Parlamentit shqiptar do ta kërkonte sot këtë. Populli besonte gjithashtu se të zgjedhurit e tij, pra deputetët, borxhli të besimit që populli vetë ju dha, do të silleshin me respekt ndaj votuesve të tyre e do t’i kërkonin Berishës në bllok pa dallime majtas-djathtas që ai të largohej nga qeverisja, sepse depot e hapura të 1997 u zëvendësuan me bomba alla “Hiroshimë” dhe kaosi, mosbesimi dhe pasiguria u rishfaqën përsëri frikshëm ndër ne.
Lexoni ...
 
Na lipsen vullnetarė e misionarė tė pėrnjimendtė Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 19 March 2008
Nga: Kico Blushi



Me të njëjtën metodë përshtatjeje spiunët vullnetarë të Sigurimit të Shtetit u bënë spiunë vullnetarë e zelltarë të Gazidedës, sigurisht pasi zunë kryet e vendeve nëpër biznese e media.Mbrojtësit e flaktë të realizmit socjalist sakaq u bënë armiq të zjarrtë ë të papajtueshëm të tij, duke u bërë fillimisht idhtarë të Arshi Pipës, Martin Camajt, apo të Zef Plumit, pa e ditur se një ditë edhe ata do të mbeteshin pa punë, pas mbylljes së Akademisë dhe sidomos pas mosmarrjes tufërisht të rrogave…! Kështu pra, me të njëjtën “filozofi të tjetërsimit”, ata që deri dje thërrisnin shesheve e gjirizeve të Shqipërisë “Nano ik!”, sot çirren “Nano hajde”! Nesër kemi për të dëgjuar të hulumntojnë nëpër media:.”Berisha ik!”, “Berisha thyej qafën!”,-pikërisht ata që sot për sot janë mbrojtësit më të flaktë të tij, ata që të japin përshtypjen se mund të hidhen edhe në zjarr për të!Kur edhe këta të mbeten me gisht në gojë nga “reformat”, nga konkurrenca pa konkurrencë, si dhe nga goditjet e tij të befta me siglën e antikorrupsionit, atëhere ka për t’u bërë medemek qameti!Këta “vullnetarë të Berishës”kanë për të nxjerrë fakte e dëshmi rrënqethëse se sa kanë pas vuajtur nën “rregjimin e dushmanit Sali”, siç janë hakatur për ta kthyer edhe atë në udhë të mbarë, por më kot! Pra, kur të bjerë Berisha, kur të jetë e sigurt se edhe ai edo të thyejë qafën, do të shohim e do të dëgjojmë se si do ta nëmosin e do ta përbaltin “udhëheqësin historik”pikërisht ata analistë e vullnetarë që deri dje kishin pas qënë fanatikë të çartur të tij! Ne nuk do të na mbetet gjë tjetër veç të psherëtijmë: Inshallah rrojmë të shohim se si ish këshilltarët t’u nxjerrin nesër bojën e sytë ish shefave të tyre! Ne nuk do të na mbetet gjë tjetër veç të besojmë se në Shqipëri nuk ka e nuk ka pasur as edhe një burrë të shquar që të ketë qënë vërtet i ndershëm!
Rifreskuar sė fundi ( Wednesday, 19 March 2008 )
Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 10 - 18 nga 20

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM