|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 19 March 2008 |
|
Nga: Mentor Nazarko
Komunuelth është një koncept juridik, por jo vetëm. Në histori ka njohur evolucion thelbësor: nëse në interpretim fjalë për fjalë, duhet të përkthehet si ekuivalenti anglisht i fjalës latine "respublica", apo "e mira e përbashkët", apo "mbrothësia e përbashkët", kjo formë e organizimit shtetëror ka ndryshuar shumë që nga koha kur u përdor për herë të parë nga Kromuelli. Ka kaluar nga forma organizimi që kanë disa apo një institucion të përbashkët në krye, në forma më të çlirëta, të tipit të ish-republikave sovjetike. Në të gjitha rastet është një shoqërizim shtetesh sovrane, që diku bashkohen nga gjuha, diku nga tradita historike e përbashkët. Por a mund të mendojnë shqiptarët për një Komunuelth ekonomik të tyre, që Arbër Xhaferri, në një konferencë kushtuar bashkëpunimit ndërshqiptar, e ka quajtur "Mbrothësia e Përbashkët Shqiptare"? Vite më parë do të dukej blasfemi, por jo sot. Të gjithë e kujtojnë reagimin ndaj idesë së shprehur nga Arben Imami, pak vite më parë, kur statusi i Kosovës nuk ishte përcaktuar ende. Sigurisht Imami, asokohe ministër në qeverinë e Metës, nuk e kishte kaq të strukturuar idenë dhe nuk para preferonte ekonominë si fushë ushtrimi intelektual, megjithëse sot a posteriori, mund të tentojë ta përsosë idenë e vjetër, dhe të thotë: unë e kam thënë i pari.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Wednesday, 19 March 2008 |
|
Nga: Mustafa Nano
Më pas më thanë se lajmin e kishin botuar në mënyrë telegrafike e pa ndonjë nënvizim kushedi se çfarë "Gazeta Shqiptare" dhe "Standard". Të tjerat, edhe pse nga njëra anë u kish rënë në dorë një letër e shqetësuar e agjencisë informative, në të cilën punon gazetari Besar Likmeta, edhe pse nga ana tjetër ishin informuar e nxitur prej "Mjaft"-it, as që e kishin vënë ujin në zjarr. Një dreq e di se pse. Ndoshta e kanë marrë si një pretekst për një protagonizëm të ri të kërkuar nga ana e "Mjaft"-it; ose ndoshta kanë qenë të mendimit se publikimi i disa batutave të pashijshme mes deputetësh në Kuvend është ku e ku më i rëndësishëm se sa informimi mbi rrahjen e një gazetari "mistrec" jo fort të njohur prej një deputeti gjithashtu jo fort të njohur; ose ndoshta kanë qenë të tendosur nga një ditë e lodhshme në ndjekje të politikës e politikanëve nëpër kafenetë e kryeqytetit; ose ndoshta … e kështu me radhë. Çështja është që askush nuk i kish dhënë peshë këtij lajmi, aq sa edhe unë, i prirur për t‘u besuar kolegëve të mij të Tiranës, fillimisht nuk po përjashtoja mundësinë, që e gjitha mund të ish një sendërgjà e gazetarit Likmeta (emrin e të cilit e dëgjoja për herë të parë) dhe një ngut e turravrap i tepërt i "Mjaft"-it në fushatën e vet të antipolitikës.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 19 - 20 nga 20 |