• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania , Chat ,  Albania Dating , Free sms , free games

Saturday
Sep 06th
Kryesore arrow Analiza
Analiza
Rreziku nga dollari i dobėt Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Friday, 04 July 2008

Nga : Judy Shelton

 

Tarifa tani tejkalon 50 përqindëshin. Këta partnerë të njëjtë tregtarë janë gjithashtu aleatët tanë më të rëndësishëm, në aspektin ushtarak dhe atë ideologjik gjithashtu.

Dëshirojmë të mendojmë se i ndajmë të njëjtat vlera morale kur vjen në shprehje mbrojtja e demokracisë dhe virtytet e kapitalizmit të tregut të lirë. Sa zhgënjyese të zbulosh se bajraktarët e hapjes së tregtisë globale nuk mendojnë fare të adaptojnë politikat që ndihmojnë produktet tona tepër të shtrenjta për konsumatorët e tyre, edhe nëse ata preferojnë mallrat e tyre në një botë me çmime të zbritura në nivel jo të zakonshëm. Tash besoj e morët vesh se si ndihen anëtarët e Bashkimit Evropian këto ditë. Si një ish-ekonomist i New York Fed, David King ka vëzhguar vlerën e dollarit amerikan, i cili ka rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2002, një dollar ishte i barabartë me 1 euro; sot duhet më tepër se një dollar e gjysmë për një euro.

Lexoni ...
 
Qendrimi ndaj vlerave dhe identiteti politik i shqiptareve Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 18 June 2008
Nga: Mustafa Nano



Në korpusin elektoral shqiptar ka grupe të mëdha homogjene zgjedhësish, të cilët, çfarëdo që të ndodhë e sido që të rrjedhin zhvillimet, nuk janë të prirur të ndryshojnë kredot dhe orientimin e tyre politik. Duhet thënë, se një dukuri e tillë, dmth masa të tëra të kallkanosura në pikëpamje elektorale, nuk është një dukuri shqiptare. Kudo, në të gjitha vendet e shoqëritë, qoftë dhe në ato vende e shoqëri, ku zgjedhësit janë më të sofistikuar në pikëpamje intelektive e më të zëshëm e më kërkues në pikëpamje civiko-politike, vihen re njerëz me identitet elektoral të fiksuar njëherë e mirë. Kjo vjen edhe prej besimit të tyre të palëkundur tek një kauzë e caktuar, por vjen edhe prej respektimit të një tradite familjare, e cila nuk është e lehtë për t‘u mposhtur nga përpjekjet humane për të adoptuar një orientim e një optikë individuale.
Lexoni ...
 
Humbėm njė nga njerėzit qė bėjnė histori Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 1
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 27 May 2008

Nga Edi Rama

 

Dje vdiq një njeri nga ata që bëjnë histori. Tani i TOP-it arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri, në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër. Vepra madhështore që Tani i TOP-it ndërtoi me intuitën e një gjeniu dhe pasionin e një fëmije, është modeli i një suksesi të barabartë me një jetë frenetike të jetuar në timon. Pa e ulur shpejtësinë për asnjë dekikë. Pa pyetur për orën dhe as për rreziqet e rrugës. Pa fjetur, përveçse duke mbyllur sytë për të ecur më shpejt.
 

Lexoni ...
 
Demokracia jo liberale dhe rasti shqiptar Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 27 May 2008
Nga: Mustafa Nano



Demokracia liberale është në vështirësi - ky është përfundimi ku ka arritur Fareed Zakaria, në një libër të tijin, ku, bash për ta theksuar e ulëritur këtë alarm, nuk nguron të flasë qysh në titull për demokracinë jo liberale (‘illiberal democracy‘ është një term i shpikur prej tij), me fjalë të tjera, për atë sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i dalë nga zgjedhjet nuk do t‘ia dijë për liritë civile, për të drejtat e njeriut, për rregullat e lojës politike e të lojës në tregun e lirë, për rregullimin ligjor e kushtetues të veprimtarisë së vet; me fjalë të tjera akoma, demokracia jo liberale është ai sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i dalë nga një palë zgjedhje dosido i jep të drejtën vetes për të qëndruar mbi ligjet e mbi gjithçka tjetër. Është ky rasti i Shqipërisë? Absolutisht po. Është aq e vërtetë kjo, sa të duket se Zakaria, teksa është ulur për të shkruar librin e vet ka patur në mendje vetëm modelin shqiptar, s‘ka gjë se në fakt, në tentativën për të ilustruar tezën e vet me shembuj e ilustrime të botës së sotme, ai i referohet Shqipërisë shumë rrallë.

Lexoni ...
 
Ėndrra kryeministrore e Genc Pollos Shtypni e-mail
Vlerėsim nga Antarit: / 0
Shkruar nga Administrator   
Tuesday, 27 May 2008
Nga: Mero Baze



Negociatorëve të këtij skenari iu desh të tërhiqeshin në kohë, kur panë efektet që pati shpallja e fitores nga e djathta. Por ëndrra e tij për t’u sjellë si kryeministër kundër pushtetit të PD nuk u shua. I përfshirë në qeveri në një nga vendet më kyçe për politikat e kësaj qeverie, ai ka tre vjet që përdor postin e ministrit të Arsimit për të dëmtuar maksimalisht shumicën në pushtet dhe për të bërë një politikë tërësisht personale dhe korruptive. Bëma e tij më e fundit është përpjekja që të vendosë nën kontroll pavarësinë e universiteteve publike, duke përdorur mekanizma antiligjorë në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të kundërshtarëve të tij si kandidatë për rektorë.

 

Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 1 - 9 nga 20

Lojrat Te fundit

_LADI_
Pacman6150
08/29/083:38:34PM
njeshi
Snake817
08/19/089:00:46PM
Dorina
Pacman40160
07/27/083:49:12PM
ela
Alien Attack22
07/24/0800:13:59AM
ArcadeGuest
Alien Attack16
07/22/084:23:55PM