Tjetėr marifet,tani me pėrgjimet
Posted by: TrusT in Untagged on Mar 11, 2008
Në kohën, kur disa emisarë të pushtetit ekzekutiv në vendit tonë po bëjnë gjithnjë e më shumë lëvizje të ethëshme andej e këndej për t’u mbushur mendjen, deri në përgjërim, liderve të vendeve të përparuara, për ta mbështetur kërkesën
e Shqipërisë që të marrë në prill ftesën për anëtarësim të saj në NATO, pikërisht prej vet atyre,
zyrtarëve tanë pra, hartohen disa projektligje që hedhin hije të forta dyshimi për stabilizimin, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Një prej këtyre Projekteve që para disa ditësh u kthye shpejt e shpejt në Ligj me vota të maxhorancës parlamentare është edhe ai për përgjimet, ose më saktë, për ndryshimet në një Ligj të mëparshëm, i cili ka hapur një spektër të gjerë diskutimesh dhe kontestimesh, me frekueca më të larta sidomos prej zërit të partive opozitare politike. Këtyre ndryshimeve, megjithëse kanë të bëjnë me një temë mjaft të ndjeshme, nuk iu deshën veçse pak orë diskutimesh dhe votimesh brenda një seance plenare që të miratoheshin, sepse Kryeministri Berisha, përpara se të nisej për në Budapest, që t’i qante hallin për në NATO homologut hungares, deputetëve të pranishëm në seancë u kërkoi votën e tyre për këtë Projektligj.
Në të vërtet, të gjithë e dinë se Aelanca e Atlantikut të Veriut është një organizatë jo thjesht ushtarake, por - më së shumti dhe në rradhë të parë - politike, ku çdo standard i shqyrtuar dhe i pranuar për çdo vend anëtar (qoftë edhe kandidat) sundohet nga fryma demokratike. Dhe, në kohën tonë, demokracia është e pandarë nga shteti i të drejtës. Prandaj, edhe në Hyrjen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shprehet vullneti në “vendosmërinë për të ndërtuar shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. Ajo i nënshtrohet vërtet votave të shumicës, por jo të një shumice të çfarëdoshme, e cila, siç ka dëshmuar me shembuj të shumtë historia moderne, mund të ushtrojë shtypje ndaj individëve.
Bazuar në këtë mësim të përbotshëm, koncepti i demokracisë liberale, që e ka përqafuar edhe Shqipëria, sot përkufizohet si pushtet vërtet i shumicës, por i limituar nga të drejtat dhe liritë që u përkasin individëve. Kështu, edhe Ligji ynë më i lartë, veç të tjerash, që e çuan sistemin e këtyre të drejtave dhe lirive në përmasa europiane, në nenin 36 parashikon që “Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara”. Nga fryma e përgjithshme e këtij Dokumenti Themelor kuptohet qartë, që kufizimet e këtyre të drejtave lejohen kur janë në interesin publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Por, çdo kufizim i tillë, sidoqoftë duhet të jetë në përpjestim të drejtë me rrethanat që e kanë kushtëzuar atë, dhe nuk duhet t’i kalojë në asnjë rast kufijtë e pranuar në Konventën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Prej këtej vjen në vemendja pyetja: çfarë rrethanash ndikuan në ndryshimin e shpejtë të Ligjit për përgjimet? Përgjigja që jepet nga kampi i maxhorancës lidhet kryesisht me luftën pa kompromis që i duhet bërë korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, nëse është vërtet kjo arësyeja, atëhere më e pakta që duhet të bëjnë qeveritarët tanë është që të pranojnë, të pohojnë, se kjo luftë deri tani nuk ka qenë efektive sa duhet, ashtu siç përcaktohej edhe në Raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA. Dhe jo të thuhet, me gojën ‘e rrumbullakësuar’ ‘naïve’, ‘të pafajshme’ të Zevendëskryeministrit, se ky raport bën fjalë për të gjitha shtetet dhe jo vetëm për Shqipërinë (?!).
Pikërisht, edhe nga sqarimet që përpiqet të bëjë Ministri i Brendshëm për këto ndryshime, se ato janë thjesht teknike, se kanë të bëjnë me shtrirjen e një linje të re përgjimesh, duke vënë në dispozicion kufje edhe për oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, që demek këta të mbajnë përgjegjësi më vete për çdo ‘pëllëmbë’ në fushën e kësaj lufte, vetvetiu të lindin disa pyetje të tjera, si: po Shërbimi Informativ i Shtetit, si institucion i pavarur nga Ekzekutivi, që ka pasur deri tani ligjërisht ekskluzivitetin e përgjimeve, a nuk është pjesë integrale e strukturave shtetërore në luftën kundër krimit dhe korrupsionit? Meqë përsëri pranohet, se është titullari i organit të akuzës ai që do të japë leje ose jo për realizimin e përgjimeve konkrete, përse nuk u kërkua ndërhyrja në këto punë edhe më parë, kur ushtonin ende fuqishëm thirrjet dhe përbetimet e Berishës, se do ta zhdukte krimin dhe korrupsionin? Aq më tepër, kur në krye të këtij organi vazhdonte të ushtronte detyrën Theodhori Sollaku, i etiketuar fallcërisht nga Kryeministri i vendit gjatë dy viteve të fundit si ‘kupola e krimit të organizuar në Shqipëri’ dhe, pikërisht për këtë arësye, nëse do të lindte nevoja, konflikti të merrte vlerë reale?...
Pa u zgjatur me pyetje të tjera, ndoshta ia vlen të sjellim ndërmend, qoftë edhe kalimthi, qoftë edhe shkarazi, tërë ato shkelje flagrante që i janë bërë Kushtetutës dhe frymës së saj gjatë kësaj qeverisjeje, për të cilat, në bazë të plot ankimimeve të subjekteve dhe individëve të ndryshëm, nuk ka mbetur pa u shprehur pro tyre në pothuajse të gjitha rastet edhe Gjykata Kushtetuese. Deri te vendimi më i fundit i saj, ku u cilësua akti i Kuvendit për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku, si tejkalim i kompetencave të këtij organi. Dhe, përsëri nuk është vonë për të kujtuar se, gjithherë, maxhoranca parlamentare dhe qeverisja e darivuar dhe e justifikuar prej saj ka vazhduar dhe vazhdon pandërprerje me koncentrim kompetencash në duart e veta, duke ‘i vënë bërylin’ raporteve kontrolluese dhe balancuese reciproke të pushteteve, të përcaktuara nga normat e shtetit të së drejtës dhe të mishëruara edhe në Kushtetutën apo në ligjet organike të vendit tonë.
Në këtë kënvështrim ndriçohet edhe debati i tashëm, i ndezur midis pozitës dhe opozitës politike, për ndryshimet në atë që rëndom thirret si Ligji i përgjimeve. Për t’i bërë ndonjë parapritë të mundshme këtij debati, Ministri i Brendshëm u përpoq të na mbushte mendjen, se projekti i këtyre ndryshimeve u bë me sugjerimin dhe me ndihmën e ekspertëve britanikë. Por, sa dhe si qëndron kjo insinuatë e parafinuar, nuk dihet me saktësi. Ajo që dihet me saktësisht është, se Anglia njihet si vendi ku liritë publike janë mbrojtur më herët se kudo nga arbitrariteti i qeveritarëve, duke kontribuuar jo vetëm në garantimin e ushtrimit të prerogativave mbretërore, por edhe në mbrojtjen e lirive individuale. Prej nga u frymëzuan lëvizjet liberale europiane dhe revolucioni amerikan me konceptin e lirisë individuale, nën qeverisjen e të drejtës me anë të kufizimit të pushtetit, nën devizën: “Që të mos shpërdorohet pushteti duhet që pushteti të ndalojë pushtetin”.
Dikur Monteskieja shkruante, se “një përvojë e përjetshme tregon që çdo njeri që ka pushtet është i prirur ta shpërdorojë atë; ai shkon derisa gjen disa kufij...”. Por, është fakt se, qeveritarët tanë aktualë janë të prirur edhe t’i rrafshojnë kufijtë, siç kanë bërë në vitet ’90 dhe siç po bëjnë këto dy vjet e gjysmë. Etja e tyre për, mundësisht, pushtet të përhershëm dhe të palimituar i bën që të sajojnë lloj – lloj marifetesh. Qysh me riardhjen në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, lideri i saj që u ul në poltronin e kryeministrit të vendit nguli këmbë që, veç të tjerash, Shërbimi Informativ Shtetëror të riorganizohej në suazën e Minisrtrisë së Brendshme, që me sa kuytphej, të kontrollohej nga veyt ai, sikurse edhe INSTAT – i. Por, nëse nuk u arrit të kënaqej ambicja e zotot Berisha, kjo ndodhi jo prej reflektimit të tij, por nga këmbëngulja e shërbimeve informative analoge, veçanërisht ato amerikane, për të mbetur ky organizëm shtetëror tërësisht i depolitizuar. Tani ai gjeti një rrugë të tërthortë, ndryshime në ligjhin për përgjimet, duke synuar që ta bëjë sus opozitën dhe masën e gjerë të njerëzve, të cilët bashkërisht po shprehin çdo ditë e më shumë pakënaqësi për frenimin e zhvillimit të vendit dhe përkeqësimin në rritje të varfërisë së popullit. Me këtë mentalitet drejtimi që e karakterizon, nga shumë njerëz besohet se, ai dhe të tijtë s’e kanë për gjë që, nën etiketën e disa modifikimeve teknike, të përgjojnë këdo, veçmas politikanët kundërshtarë, duke hapur për shumë prej tyre dosje penale (pa çka se më vonë mund të rezultojnë stuhi në filxhan) sidomos në prag të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Sidoqoftë, deri atëhere këtu jemi, me sy dhe me veshë bashkë!

Write comment (0 Comments)