Kushtetutė kundėr-shqiptare (Nga Koco Danaj)
Posted by: TrusT in Untagged on Mar 11, 2008
Disa sqarime të nevojshme: E para: Titulli i analizës lidhet me Projektkushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila po diskutohet dhe po bëhet gati të miratohet në parlamentin e saj deri në fund të muajit mars 2008.
E dyta: Në këtë Kushtetutë shqiptarët nuk figurojnë as si popull, as i komb apo pjesë kombi, as si pakicë kombëtare. Neni 1 i saj thotë se: Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj. (Deri më tani përbërja etnike e Kosovës është: 90 % shqiptare, 6 % serbe dhe 4 % boshnjake, turq etj.) Në 160 nenet e saj, shqiptarët nuk përmenden asnjëherë, ndërsa serbët 13 herë. E treta: Kjo Kushtetutë e ndalon bashkimin me ndonjë shtet tjetër siç mund të nënkuptohej Shqipëria. Neni 3. i saj thotë se: "Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranojë të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti". (Ndërsa kushtetuta e Shqipërisë në Preambulën e saj pranon dhe mbështet të drejtën e shqiptarëve për bashkimi kombëtar). E katërta: Kushtetuta e Kosovës mund të jetë ashtu siç thonë hartuesit e saj, shumë moderne dhe shumë demokratike. Analiza nuk e mendon një gjë të tillë. Ata që e kanë hartuar atë, janë profesionistë, qofshin banorë të Kosovës apo banorë të botës. Analiza pohon vetëm faktin se ata që e kanë hartuar këtë projektkushtetutë nuk janë shqiptarë, nuk pranojnë të jenë shqiptare dhe kanë hartuar një kushtetutë kundërshqiptare.(Jo antishqiptare) E pesta: Pas miratimit të saj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ata do të jenë të detyruar të përcaktojnë identitetin e tyre kombëtar. Pasi ata nuk mund të jenë shqiptarë me kushtetute kundërshqiptare, ata nuk mund të jenë shqiptarë duke mohuar një shekull histori shqiptare. Vetëm origjina e këtyre deputetëve do të jetë shqiptare. E gjashta: Hartuesit e Kushtetutës kundërshqiptare janë të pasinqertë me qytetarët e Kosovës. Pse janë të tillë. Kur qytetarët i kanë pyetur përse na mohoni të drejtën të jemi shqiptarë ata u kanë thënë se kështu i kanë porositur të huajt. Ja disa fakte konkrete: 1- Në Shtimë qytetarët pyesin: Kush është hartues i kësaj kushtetuese? Pasi që në preambulën e kushtetutës së Kosovës, nuk figuron fare populli shqiptar, atëherë, sipas të gjitha gjasave ai nuk është shqiptar. Kush e ka hartuar këtë kushtetutë dhe nga ka ardhur kjo kushtetutë? Në preambulat moderne por edhe në të kaluarat historike shumë mirë figurohen edhe ambiciet, sakrificat, luftërat të cilat i ka bërë ai popull për të ardhur deri te akti më i lartë - te Kushtetuta.
Ndërsa përgjigja që kanë marrë ishte se: Kushtetuta nuk është akt i vullnetit të asnjë populli por është kompromis i vullneteve të caktuara.
2-Në Prishtinë, qytetarët pyesin dhe thonë se: Unë kam vërejtje esenciale në këtë projekt kushtetues. Preambula sipas meje është pa shije pa ngjyrë dhe pa erë, sepse nuk e përcakton se kush janë shumicë por të gjitha komunitete janë të barabarta. Askund nuk përmenden shqiptarët. Pse përmendet: të drejta shtesë të komuniteteve. Nuk e di nëse do të mund të kalojë kjo kushtetutë në Parlament pasi që kemi aq shumë të drejta shtesë për komunitetin serb duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve. Nëse do të miratohet kjo kushtetutë unë do të jem njëri nga ata që do ta padisë Kuvendin e Kosovës sepse shkelen disa të drejta të popullit shqiptar.
Ja përgjigja që kanë marrë: Të gjithë ne e dimë kush është këtu shumicë. ( Por nuk e thotë). Midis këtyre rreziqeve të kontekstit etnik të Kushtetutës që është sugjeruar nga pakoja e Ahtisarit që të formulohet si shumë etnike ne e kemi marr konceptin liberal demokratik ku qytetarët dhe shtetasit vihen në epiqendër dhe ata bëhen bartës së sovranitetit. 3- Në Malishevë qytetarët thonë së: Në nenin 1. pika 2, ku thuhet se Republika e Kosovës është shtet i shtetasve ë saj, unë mendoj se duhet të jetë pak më ndryshme: Republika e Kosovës është shtet i shqiptarëve dhe i minoriteteve tjera që jetojnë në të. Ja përgjigja që kanë marrë: Ju e dini që Kushtetua e Kosovës e ka edhe elementin e jashtëm, elementin e ashtuquajtur Pakoja e Ahtisarit. Kjo pako është kompromis i gjithë asaj për shumicën në Kosovë. Dhe kjo kushtetutë i plotëson nevojat thelbësore të shumicës por edhe të pakicës në Kosovë. Është dashur kështu të veprohet për shkak të pranimit të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Si në kushtetuta të botës, ashtu edhe në kushtetutën e Kosovës ka gjëra që nënkuptohen, dhe duhet të nënkuptohen. (Pra sipas hartuesit te saj, Pakoja e Ahtisarit pranon që serbet të jenë serbe, por nuk pranon që shqiptarët të jenë shqiptarë!!) E shtata: Drejtuesit më të lartë të Kosovës, Sejdiu, Thaçi dhe Krasniqi i dhanë shenjat e para qysh në fjalimet e tyre në 17 shkurt, kur nuk pranuan të falënderonin Shqipërinë për ndihmesën 100-vjeçare që ia dha për arritjen e pavarësisë. Shenja e dytë u dha disa dite më vonë, kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vendosi shenjën e barazimit midis Shqipërisë, Malit të Zi apo Maqedonisë në marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët. Ky qëndrim kundërshqiptar i parapriu publikimit të kësaj projektkushtetute. E teta: Pranimi i tezës për asimilimin kombëtar me anë të Kushtetutës po realizohet nga një pjesë e shtresës politike e ish-revolucionareve të Kosovës, ish-ilegalëve të saj, ish-drejtues të UCK, shokët e të cilëve u vranë duke luftuar me heroizëm të pashoq për të qenë dhe mbetur në radhë te parë shqiptare. Mjerisht, fshehur pas perfeksionimit dhe modernizmit apo gjoja integrimit, një pjesë prej tyre, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni është tjetërsuar deri në pranimin e të mosqënit shqiptar. E nënta: Nga diskutimet e deritanishme, shumë qytetarë të Kosovës nuk e kanë pranuar asimilimin me Kushtetutë. Ata janë treguar me euroamerikanë se politikanët e tyre. Kanë kërkuar në mënyrë demokratike të mos mbeten pa emër etnik dhe pa histori. Një popull pa të kaluar nuk ka as të ardhme. (Të mos pranosh se kush është shumica qoftë edhe njëherë në Kushtetutë, që është ligji themelor, do të thotë të heqësh dorë nga identiteti kombëtar.). E dhjeta: Duket se shumë shpejt në Kosovë duhet dhe do të krijohet Partia e Shqiptarëve. Do të jetë partia më e madhe që është njohur deri më sot.

Write comment (0 Comments)