:)

Posted by: erinda in Untagged  on

e kshu ju kshu

 

 

 

E zgjuar në mes të natës një grua në Majami ka shkuar në  kuzhinë, ku ka gjetur një krokodil të  gjallë rreth tre metra të gjatë. Kjo i ka ndodhur Sandra  Frostit një 69 vjeçarej e cila pasi ka  bërë disa hapa prapa, ka lajmëruar policinë dhe ka dalë jashtë banesës së  saj. Policia nga ana e saj ka lajmëruar  agjentët e specializuar në mbrojtjen e kafshëve të egra të  cilët e kanë kapur  aligatorin duke e marrë me vete. Ende  nuk dihet se  si kafsha e rrezikshme kishte përfunduar në kuzhinën e pensionistes.

 

Kuzhinieri Fulvio Pieranjelini ka servirur një vakt në një shesh të Livornos për të falënderuar të  gjitha ato që kanë gatuar për një jetë të tërë, pra gratë. Pieranjelini,  i restorantit  “Gambero Rosso” në San Vincenzo iu ka dërguar një letër të gjitha grave që jetojnë në komunë të lindura përpara datës 1 janar 1940, duke i ftuar në një drekë e  cila  do të shtrohet në të dielën e 25 majit . Pieranjelini do të gatuajë disa prej pjatave që e kanë bërë atë të famshëm   

 

Tashmë është e mundur të veshësh një triko apo një palë doreza të  bëra nga qimet e qenit. Kjo falë shpikjes që  ka bërë një pensioniste austriake. Monika Stokinger 63 vjeç nga një qytet praën Salisburgut, ish-rritëse qensh ka filluar që para  20 vjetësh të tjerrë qimet e që qenve ju binin në tapetin e saj. Nga kjo përftohet një lloj  tekstili shumë më i lehtë dhe i butë se ai i përftuar nga delet.

 

  Nju  Jork i është shpallur luftë obesitetit (mbipeshës). Pikërisht për këtë arsye një gjykatës federal ka nxjerrë një vendim sipas të cilit të gjitha produktet ushqimore në mënyrë të detyruar duhet të shoqërohen nga “menuja” e  kalorive.  Kështu fast-foodet apo restorantet duhet të informojnë klientët e  tyre se sa kalori përmban ushqimi që ata kanë porositur. 

 

Nëse të rinjtë  nuk shkojnë në kishë atëherë shkon mesha drejt të  rinjve. Kështu një prift ka mbajtur meshën mes lojrajve elektronike në një sallë argëtimi për të  rinj.Kjo ka ndodhur në Trasako, Akuila. Don Duilio Testa, 78 vjeç, ish misionar në Afrikë ,shpjegon se 'nuk ishte dhe aq e vështirë t’ju afroheshe të rinjve, por ishte e  vështirë që të  afroheshin të rinjtë. Në momentin e parë janë habitur  disi. Pastaj i kanë lënë lojrat dhe janë vënë në dispozicion për të përgatitur altarin dhe më pas kanë dëgjuar me interes leximin e Ungjillit”

 

 

Që nga 31prilli në Ontario, një provincë e Kanadasë, cigareshitësit do të jenë të detyruar të mos i reklamojnë paketat por t’i fshehin ato. Paketat duhet të vendosen në një zonë të caktuar të dyqanit dhe duhet të mbulohen. Mbi 10.000  tregtues të duhanit janë rebeluar për këtë vendim pasi për të zbatuar urdhrin do t’ju duhet të rimodelojnë dyqanet e tyre.  Vendimi është marrë nga autoritet vendase  pasi  sipas  tyre duke mos e reklamuar duhanin të rinjtë janë më pak të prirur ta provojnë e më pas përdorin atë.

 

E drejtë për të votuar që nga lindja. Ky propozim ka ardhur nga ish-ministrja Schmidt  për të evituar që Gjermania të kthehet në një demokraci pensionistësh. Schmidt që i përket partisë PSD ka vënë në dukje që së bashku me 50 deputetë po punon për një projektligj që do të lejojë këdo të votojë që prej lindjes. Sipas disa politikanëve të rinj gjermanë rritja e jetëgjatësisë dhe rënia e lindshmërive po ndryshojnë strukturën sociale të Gjermanisë aq sa tani numërohen mbi 20 milionë njerëz mbi 65 vjeç. Plakja e popullsisë në  fakt është një “problem”që  ka përfshirë të gjithë Evropën e Bashkuar.   

 

 

Rreth 30 studentë të një universiteti në Romë do të ndjekin leksionet të veshur si  fantazma. Kjo është një formë proteste si pasojë e zhgënjimit që kanë pësuar nga kurset e gjuhës dhe letërsisë angleze. Ata janë shprehur se do të vishen si shpirtra danteskë për të ndjekur leksionin e një profesori që do të ndërmarrë rolin e Virgjilit duke u veshur edhe ai si ky i fundit. Ky maskim do të bëhet çdo të mërkurë dhe të premte për të gjithë semestrin.   

 

Një biletë e udhëtimit tragjik të inagurimit të anijes Titanik është shitur në ankandin e Britanisë së Madhe për pothuajse 42.000 euro. Bileta i përket udhëtimit nga Southampton në Nju Jork. Çmimi shumë i lartë për këtë  “relike” shpjegohet me faktin se vetëm tre bieta të tjera  kanë mundur të shpëtojnë nga mbytja e tmerrshme e 96 viteve më parë. Ankandi është organizuar nga “Henri Aldrixh dhe Bijtë” kompani e specializuar në tregëtimin e mbetjeve të Titanikut.

 

80 vjet ka ngarë makinën pa pësuar asnjëherë aksident dhe pa thyer asnjëherë rregullat e  qarkullimit rrugor. Kështu pas 102 vjetësh jetë, një burrë në Japoni, ka rinovuar patentën. Ky është shoferi më i vjetër Japonisë dhe mbi të gjitha, plot gjallëri, ai mund t’i gëzohet rekordit që sapo vuri në shtetin e tij. “Jam sigurt jam në gjendje të ngas makinën” ka thënë 102 vjeçari Koiama.

 

Të moshuarit në Amerikë janë më të lumtur se të rinjtë dhe bëjnë një jetë sociale më  aktive. Madje ata janë më larg stereotipit të vetmisë apo nostalgjisë. Përgjithësisht të moshuarit amerikanë janë më të predispozuar të pranojnë ato që kanë pa pasur pendesa për ato që s’kanë, krahësuar me të rinjtë. Në këtë përfundim ka arritur studioja e një sociologu në Universitetin e Çikagos, Yang Yang, që vitet 1972 deri 2004 ia ka dedikuar këtij studimi me intervista personale mbi një kampion prej 28 mijë personash nga 18 deri në 88 vjeç

 

Një gazetar britanik i CNN , Richard Quest, 46 vjeç, është arrestuar në Central Park, në qendër të Nju  Jorkut. Sipas  gazetës “Nju Jork Post”, përveç pak droge që kishte në xhep  gazetari kishte edhe një litar të lidhur në qafë, që i lidhte po kështu edhe organet  gjenitale. Gazetari është lënë i lirë por tashmë është i detyruar të ndjekë për 6 muaj një terapi anti drogë. Nëse terapia do të japë rezultat atëherë akuzat do të bien.  

 

 

Një vizitë surprizë për kontigjentin spanjoll në Herat, ka bërë ministrja e Mbrojtjes  spanjolle Carme Chacon, e cila është në muajin e 7-të të shtatzanisë. Carme Chacon ka dashur të bëjë daljen e saj të parë publike 6.000 km larg Madridit pas 9 orëve fluturim. Megjithatë mësohet se gjatë fluturimit ajo ka qenë nën kujdesin e një gjinekologu një anestezisti dhe një pediatri. Përpara se të lindë fëmijën e saj Ministrja e Mbrojtjes së qeverisë spanjolle dëshiron të vizitojë Kosovën e Libanin.

 

Substanca që mungon për të prodhuar Biokarburant ekonomik dhe mbrojtës së ambientit mund të gjendet në stomakun e lopëve. Studiuesit e “Michigan State University” kanë përftuar një enzimë që vjen nga një mikrob i stomakut të këtyre  kafshëve ripërtypëse dhe e kanë përdorur për të prodhuar një varietet  misri nga i cili më pas përftohet etanol. Enzima i shërben lopës për të tretur barërat dhe fibrat e bimëve duke e kthyer ushqimin në celulozë dhe energji.  

 

Në Japoninë hiper teknologjike të ndarë mes të resë dhe traditës, rikthehet në modë profesioni i lashtë i geishës. Pas më shumë se 40 vjetësh në ish-kryeqytetin e perandorisë Kioto numërohen 100 sipërmarrëse 'maiko'. Është hera e parë që prej 1955 që një numër shumë i madh aspirantesh për t’u kthyer në geisha takohen në Kioto.

 

10 miq nga dy komuna të Leços për të festuar daljen në pension do të konsumojnë një dem. Për të mbajtur premtimin e bërë vite më parë pensionistët kanë blerë dhe më pas therur një dem prej 6 kuintalësh. Banketi mbahet më 25 prill në një kodër pranë një fshati të ashtuquajtur fantazmë pasi ëshët pothuaj  i pabanuar. Në këtë banket pensionisht janë ftuar 150 persona të gjithë miq dhe të njohur të pensionistëve të rinj.

 

Nick D'Arcy nuk do të marrë pjesë në lojrat olimpike të  Pekinit. Australiani i përjashtuar nga skuadra është akuzuar për ushtrim dhune në rrethana rënduese. Kjo pasi ai është zënë me grushta me shokun e tij të skuadrës Simon Crouli gjatë një feste në një klub nate. Notari D'Arcy ishte kualifikuar në lojrat olimpike në 100 metërsh dhe 200 metërsh stili flutur. Atleti duhet të paraqitet në gjykatë dhe rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie.

 

Një video tregon se si për 9 muaj një studente është auto fekonduar në shtëpi dhe pastaj me mjekime ka provokuar një abort. Kjo është një video shokuese e një studenteje të  arteve në Jale ,një nga universitet më të njohura në botë, Aliza Schvarts.Gjithçka është filmuar me rigorozitet në vaskën e tualetit të saj dhe pastaj është “servirur” për publikun.  

 

Në aeroportet e Nju Jorkut dhe Los Angelos-it është vënë në punë një makineri që shikon përmes veshjeve të pasagjerëve. Pajisja quhet 'whole body imaging machine'  (makineri për të fotografuar të gjithë trupin) dhe është eksperimentuar më parë për kontrolle në Arizona. T’i nënshtohesh këtij kontrolli nuk është e detyrueshme por nuk mund t’i shmangesh kontrollit trupor sipas mënyrave të vjetra.

 

 

 

Në kopshtin zoologjik të Edinburgut do të ndërtohet një shtëpi luksi për shimpanzetë me kosto pothuajse 9 milionë euro. Ky do të jetë një konstruksion i teknologjisë së lartë me mure xhami, dhe me të gjithë komfortin e dëshirueshëm që nga klimatizatori e deri tek një pemë e madhe për të argëtuar shimpanzetë.