|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Wednesday, 18 April 2007 |
|

Kryeministri Sali Berisha priti në një takim një delegacion të Partisë për Prosperitet Demokratik Tetovë, kryesuar nga kryetari i kësaj partie Abdyladi Vejseli. Kryeministri shprehu bindjen e tij se për zbatimin sa më mire të marrëveshjes së Ohrit duhet një bashkëpunim i frytshem mes faktoreve politike në Maqedoni.
|
|
Lexoni ...
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Tuesday, 17 April 2007 |
|

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të drejtohet nga Sekretari Politik i kësaj partie, Ben Blushi. Është ky vendimi i marrë nga deputetët socialistë në një mbledhje të zhvilluar në selinë e PS-së. Pas këtij vendimi, Blushi, në një prononcim për mediat, tha se Grupi Parlamentar i PS-së më shumë sesa ka nevojë për një kryetar, ka nevojë për kohezion, për bashkëjetesë, një bashkëjetesë që i jep dinjitet opozitës parlamentare.
|
|
Lexoni ...
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Tuesday, 17 April 2007 |
|

Në orët e para të së martës, parlamenti shqiptar ka miratuar uljen e masës së parapagimit të gjobës nga bizneset. Votimi për projektligjin e qeverisë, pasoi debate të shumta mes deputetëve. Me këtë votim, masa e parapagimit te gjobës ndaj bizneseve me kerkese te partise demokristiane u ul nga 25 përqind në 15 përqind. Ligji u miratua me minimumin e votave, pasi disa deputetë të shumicës votuan kundër.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Tuesday, 17 April 2007 |
|

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, u shpreh gjatë një konference për shtyp, se zgjidhja e vetme e situatës politike në vend janë zgjedhjet e parakohshme. Gjinushi deklaroi, se opozita reale duhet t’i përgjigjet votës së 18 shkurtit dhe e vetmja zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Tuesday, 17 April 2007 |
|

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se negociatat për reformën zgjedhore duhet të nisin sa më shpejt. Gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Berisha tha se zoti Topi ka bërë propozimin dhe mendoj se negociatat duhet të nisin sa më shpejt. Ka mundësi edhe këtë javë që vjen të ndërmerren hapat e përbashkëta dhe të instalohet komisioni përkatës. Fakti se ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo lloj sistemi zgjedhor që do të propozojë opozita, përbën një bazë shumë të mirë për gjetjen e konsensusit, tha zoti Berisha.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Tuesday, 17 April 2007 |
|

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh gjatë takimeve të zhvilluara me anëtarësinë e kësaj partie në Kuçovë dhe Berat se PS nuk është muzeum, por një qënie e gjallë, është një parti që jeton për të ardhmen, parti që duhet të jetojë me kohën dhe si një parti e tillë do të ketë mbështetjen e anëtarëve të saj, të cilët në këto vite i kanë dhënë gjithçka. Duke vlerësuar funksionimin e degës së PS-së në qytetin e Kuçovës, zoti Rama tha se kjo parti është për t'u bërë shembull dhe për PS në qendër, pasi e ka vërtetuar se është në pozitat e duhura brenda të cilës ekziston konkurrenca, por jo lufta e bërrylave, frymë kjo që duhet të përfshijë gjithë PS.
|
|
Lexoni ...
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 41 42 43 44 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 441 - 451 nga 482 |