• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania , Chat ,  Albania Dating , Free sms , free games

Saturday
Sep 06th
Kryesore
Dubai PDF Shtypni e-mail
Kuriozitete - Kuriozitetet
Monday, 16 July 2007
Dubai, padyshim është qyteti që ndryshon më shumë se çdo qytet tjetër në botë. Investimet e bëra në lëminë e turizmit, janë garancë që edhe pas mbarimit të petrolit, Dubai të vazhdojë të ruaj standardin e lartë ekonomik. Se sa ka ndryshuar Dubai për 11 vite, mjafton të shihni fotot...

Janë të shumta gjërat që e kanë bërë kaq të famshëm Dubain, por si kryesorë mund të rradhiten hotelet luksoze. Dhe më i famshi i këtyre hotele padyshim është Emirates Palace.

Disa të dhëna rreth Emirates Palace:
Sipërfaqja 35 mijë m2
320 dhoma
6 suita mbretërore (ruler suit) me sipërfaqe çdonjëra nga 950 m2
48 suita (palace suit) çdonjëra nga 750 m2
Çmimi më i lartë për një natë kushton 18,500 euro
Çmimi standard i një dhome është 70 euro




Marre nga : Albeu

 
Shqiptari, truproja e Jean Claude Van Damme-it PDF Shtypni e-mail
Kuriozitete - Kuriozitetet
Monday, 16 July 2007
Truprojat shqiptarë, nxënës të ish-palestrës së Van Damme-it, janë më të besuarit për të ruajtur jetën e personaliteteve. Musliu pohon se vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë këtë punë dhe të përballen me rrezikun si shqiptarë.

Origjina shqiptare është privilegj dhe sinonim i sigurisë në Belgjikë. Jeta e VIP-ave shpeshherë është në duart e truprojave shqiptarë të agjencisë së sigurimit “Shqiponja”, të cilët dinë ta bëjnë mirë këtë punë. Emra të njohur botërorë të filmit, muzikës, modës, sa herë që vijnë në Belgjikë, Luksemburg apo Francë janë gjithnjë në shoqërinë e djemve shqiptarë. Shkupjani Lutfi Musliu, ish-nxënës dhe truprojë e aktorit të njohur Jean Claude Van Damme, është një prej truprojave të kësaj agjencie. Ka ardhur për një pushim të shkurtër në Shkup dhe nxiton të rregullojë sa më parë obligimet e tij, pasi i duhet të kthehet sa më parë në Belgjikë.
“Van Damme dhe Brus Willis më 22 qershor do të jenë në Bruksel për të xhiruar një film. ‘Shqiponja’ do të përkujdeset për ta”, sqaron Luftiu arsyet e qëndrimit të shkurtër në vendlindje pas një mungese prej 15 vjetësh.
Me doza të theksuara modestie, ai tregon se vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë këtë punë dhe të përballen me rrezikun si shqiptarë. “Lidhjet me VIP-at na i siguron një gazetar francez që beson te puna jonë. Me truproja të tjerë kanë pasur histori të hidhura. Ne kemi besë dhe dimë të ruajmë, jemi rritur në luftëra. Gjithmonë kur kanë probleme na marrin ne, pasi e dinë që vetëm ne përballemi me rrezikun. Ne shqiptarët s’e dimë se çfarë është rreziku”, thotë Luftiu për “Lajm”.
Grupi i “Shqiponjave” përbëhet nga tetë shqiptarë dhe një kroat. Katër prej truprojave tanë kanë leje për ta ushtruar aktivitetin edhe në botë. Mjeshtëritë e taktikave luftarake i kanë mësuar në palestrën e Jean Claude Van Damme. Vite më parë, ata kanë punuar si truprojë nëpër diskoteka më pak të njohura dhe më pas fillojnë të ruajnë personalitetet e muzikës që shkonin të këndonim në diskotekat më të njohura. Agjencinë “Shqiponja” e themeluan 15 vjet më parë, ndërsa ka rreth një vit që punojnë vetëm për ruajtjen e VIP-ave, si Jonny Holiday, Jean Reno, Jean Paul Belmondo, Monica Belluci, Sophie Marceu, Laura Fabian, etj.
“Me VIP-at krijojmë gjithnjë marrëdhënie shoqërore, hamë bashkë, bëjmë xhoging”, thotë Lutfiu.
Një orë e punës së tyre kushton 100 euro, ndërsa çdo ditë nis me një aktivitet të ngarkuar sportiv. Gjimnastikë, boks, karate dhe tajfing dhe një herë në javë qitje. I kushtojnë rëndësi konsumimit të ushqimit dhe mundohen të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme, larg duhanit dhe alkoolit.
Lutfi Musliu së bashku me familjen e tij kanë emigruar në Belgjikë 35 vjet më parë. Ai ka lindur në Shkup në vitin1962, ndërsa origjina e familjes së tij i ka rrënjët në Kosovë.

Van Damme mes shqiptarëve

Jean Claude Van Damme, është më i sigurt kur është mes nesh, ndërsa shqiptarët janë ndër popujt që i ka për zemër, pohon Lutfiu. Shefi i grupit të sigurimit të Van Damme-it është një shqiptar, rrethi më i ngushtë i njerëzve që e rrethojnë është me shqiptarë. “Ka pasur më parë truproje nga Italia, Franca dhe Belgjika, por nuk ka qenë i kënaqur, ka pasur probleme pasi nuk kanë ditur ta ruajnë si duhet”, thekson ai. Lutfiu është njohur me Van Damme-in kur ushtronte karate në palestrën e tij, para se ai të bëhej i njohur dhe të shkonte në Hollywood. “Ai është djalë i thjeshtë dhe shok i mirë”, e përshkruan Lutfiu aktorin e njohur belg. 


Pergatiti :  Evis Halili
Marre nga : Albeu

 
Bėn 3 kilometra pėr 8 muaj PDF Shtypni e-mail
Kuriozitete - Kuriozitetet
Monday, 16 July 2007
U largua nga shtëpia 8 muaj më parë, mbase e lodhur duke qëndruar gjithmonë e mbyllur mes 4 mureve. Tani e gjetën breshkën Orazio 3 kilometra larg nga shtëpia nga ku ishte larguar.

Largimi nga shtëpia ecte me ritmin e 12 metrave rrugë në ditë. Një lodhje e madhe për një kafshë të tillë, i cili kishte mbijetuar në këto muaj edhe nga rreziku për t’u bërë pre e kafshëve të egra ose të shtypej nga ndonjë makinë.

Breshka u gjet nga një inspektor i mbrojtjes së kafshëve në mes të një rruge afër St Fagans, në periferinë e Cardiff, kryeqytetit të Uellsit. Gjetja u bë falë një mikroçipi që i kishte vendosur pronarja e tij.

 
C'ndodh po t'i jipet reklamuesit nje autobus? PDF Shtypni e-mail
Kuriozitete - Kuriozitetet
Monday, 16 July 2007
Shikoni me poshte dhe do te kuptoni.

 

 

Marre nga : Albeu

 
Varrit i Jezusit PDF Shtypni e-mail
Kuriozitete - Kuriozitetet
Monday, 16 July 2007
Regjisori i filmit Titanik, James Cameron doli dje ne mbrojtje te dokumentarit te tij “Varri i humbur i Jezusit” i cili ka ngjallur shume polemika, kur gjate nje konference per shtyp ne New Jork u zbuluan dy varre te cilat jane vene ne qender te polemikave.
”Jam nje kineast, jo nje arkeolog” tha Cameron. Varri i humbur i Jezusit” do te prezantohet per publikun ne 4 mars ne kanalin televiziv Discovery. Ai rimerr ne shqyrtim mbetje arkeologjike te germuara ne 1980 dhe qe u jane ushtruar nje sere analizash mes te cilave edhe teste te AND. Dokumentari tregon studimet e kryera nga ne ekip shkencetaresh, arkeologesh, ekspertesh te statisticave e gjentikes, mbi disa varre te zbuluara gjate punimeve per ndertimin e nje kompleksi ne Talpiot, ne veri te Jeruzalemit.

 

              

 

Marre nga : Ballkan Web
 
 
Kush ishin 14 pilotėt e parė shqiptarė PDF Shtypni e-mail
Kuriozitete - Kuriozitetet
Monday, 16 July 2007
 
Disa avionë austro- hungarezë dhe italianë të mbetur në vend që nga Lufta e Parë Botërore u bënë zanafilla e krijimit të aviacionit shqiptar. Sipas librit Historik i Aviacionit , të pilotit Mati Baba, oficeri Faik Quku, i sapo diplomuar në Akademinë Ushtarake të San Sirit në Paris të Francës bëri përpjekjet e para për të ngritur avionët e mbetur nga Lufta e Parë Botërore në vitet 20 të shekullit të kaluar. Për të drejtuar avionët ai vendosi pilotët shqiptarë të përgatitur në ushtri të huaja. Avni Xhelili ishte një nga pilotët e parë shqiptarë që ngriti në fluturim avionët e mbetur.

I lindur në Leskovik, Xhelili përfundoi shkollën për pilot në Gjermani për interes të Turqisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë të aviacionit ushtarak turk. Ai u kthye në Shqipëri pas përfundimit të luftës dhe gjatë asaj kohe ai mbahet mend për fluturimet që kryente me 2 avionët italianë të mbetur në Vlorë që në vitin 1920. Por, me gjithë përpjekjet e Qukut dhe Xhelilit, aviacioni ushtarak nuk u ngrit dot pasi qeveria shqiptare e asaj kohe ishte shumë e dobët dhe nuk kishte mundësi për të krijuar as edhe një hangar ku mund të qëndronin avionët. Këtë fakt e tregon edhe një dokument zyrtar i datës 9 shtator 1921, ku ministri i Luftës, Selaudin Shkoza, shprehte shqetësimin se "tash për tash s'mundena me ble aeroplana...".

Krijimi i aviacionit shqiptar

Forcat Ajrore nuk arritën të krijohen faktikisht, kurse ligjërisht ato ishin krijuar. Pasi në vitet ‘30 Ahmet Zogu me anë të të tre dekretligjeve të u miratuar në vitet 1931, 1934 e 1937 kishte sanksionuar me ligj formimin e aviacionit shqiptar. Dita e parë e lindjes së tij u shënua 24 vjet më vonë, më 24 prill të vitit 1951, kur piloti shqiptar Peço Polena fluturoi me një avion të shtetit shqiptar. Sipas arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes, reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Lapurakes, dhe në skuadriljen e parë shqiptare ishin 14 pilotë shqiptarë, komandant i saj ishte piloti i famshëm Babaçe Faiku, i cili u bë më vonë edhe piloti i parë i avionit qeveritar të asaj kohe. Të gjithë pilotët e asaj periudhe u diplomuan në akademitë ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Më pas në vitin 1955 u krijua në Kuçovë Regjimenti i Parë i Aviacionit Reaktiv. Ai u pasua më pas me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve dhe Regjimentin e Gjadrit. Gjatë gjithë historisë së aviacionit shqiptar që nga krijimi i tij zyrtar në vitin 1951 kanë rënë në krye të detyrës 37 pilotë. Piloti i fundit i rënë është Jani Tarifa, i cili mbeti i vrarë pas rënies së avionit të tij luftarak MIG-19, në shtator të vitit 2004. Menjëherë pas vdekjes së Jani Tarifës, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe pezulloi të gjitha fluturimet me avionët reaktiv dhe avionët e tipit MIG-19, të cilët më pas, në vitin 2005 dolën jashtë përdorimit.

Pilotët më të famshëm shqiptarë

Mes të gjithë pilotëve shqiptarë, dy mund të quhen më të famshëm. I pari është aktori i madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte ushtar i thjeshtë në ushtrinë austro-hungareze. Më vonë ai u bë pilot i një avioni zbulimi. Gjatë një fluturimi vëzhgues ai u rrëzua në territorin armik në Francë dhe u burgos. Por pas gjashtë muajsh ai arrin të arratiset nga burgu dhe kthehet në Gjermani. Kjo ishte edhe eksperienca e fundit e aktorit të madh me pilotimin e avionëve. Por piloti shqiptar që u bë i famshëm në botë dhe ngjiti të gjitha majat e karrierës së tij, është padyshim Shemsi Tahiri. I lindur në vitin 1914 në Tepelenë, Shemsi Tahiri u diplomua shkëlqyeshëm në Liceun e Gjirokastrës dhe arriti të fitojë të drejtën për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Italisë. Pas mbarimit të shkollës, meqë në Shqipëri nuk kishte aviacion ushtarak, ai emigron në Angli ku fluturoi për shumë vjet deri sa mori titullin Pilot i Klasit të Parë. Në Luftën e Dytë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë Forcave Ajrore Britanike, ku mori medalje të ndryshme dhe mori edhe dekoratën "Kryqi i Artë", me e larta kjo e dhënë në Britaninë e Madhe. Pas përfundimit të luftës ai kërkohet nga mbreti i Arabisë Saudite si pilot i avionit të tij personal.

14 Pilotet

komandanti babaqe faiku
komisari
vasil trasha
peco polena
thanas gjinkuri
elmaz hasanmataj
haki jupasi
masar aga
hektor lako
irakli grazhdani
hasan shyti
lulo musaj
vasil qeraxhi
sazan xhelo
refat kasimati

Aleksandër Moisiu
Aktori i madh me origjinë shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore ishte ushtar i thjeshtë në ushtrinë austro-hungareze dhe më vonë u bë pilot i një avioni zbulimi të po kësaj ushtrie. Gjatë një fluturimi të tij në Francë, avioni i tij rrëzohet dhe aktori i njohur kapet rob dhe burgoset për 6 muaj. Më vonë Aleksandër Moisiu arrin të arratiset dhe të kthehet në Gjermani.

Shemsi Tahiri
Lindi në vitin 1914 në fshatin Turan të Tepelenës. Shemsi Tahiri u diplomua në Akademinë e Forcave Ajrore të Italisë. Më pas ai emigron në Angli, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një nga pilotët më të mirë Forcave Ajrore Britanike, dhe për këtë iu dha edhe "Kryqi i Artë". Pas përfundimit të luftës ai bëhet pilot i avionit të mbretit të Arabisë Saudite. Vdiq në vitin 1967.

Faik Quku
Lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1895. Në vitin 1918 diplomohet në Akademinë Ushtarake Harbie, Stamboll, Turqi dhe më pas në vitin 1921 vazhdon Akademinë Ushtarake të San Sirit në Paris të Francës për pilot. Pas përfundimit të akademisë kthehet në Shqipëri ku bën përpjekje për të ngritur aviacionin shqiptar, por pa mundur ta realizojë dot.

Stefan Xhaja
Lindi në Elbasan në vitin 1900. Pas përfundimit shkëlqyeshëm të shkollës së mesme në Selanik të Greqisë ai hyn në Akademinë e Aviacionit për pilot ushtarak. Pas diplomimit ai qëndron në Greqi, ku bëhet një nga pilotët më të mirë. Stefan Xhaja vdiq në një aksident ajror më 30 prill 1930, në Greqi.

Avni Xhaxhuli
Lindi në Leskovik në vitin 1890. Në vitin 1912 diplomohet në akademinë ushtarake për pilot në Gjermani dhe më pas deri në vitin 1917 piloton për forcat ajrore turke. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1917, bëhet një nga nismëtarët për ngritjen e aviacionit shqiptar.

Hysen Borovina
Lindi më 19 maj 1922 në Prishtinë. Në moshën shtatë vjeçare familja e tij vendoset në Shqipëri. Në vitin 1943 diplomohet në Akademinë e Aviacionit në Itali. Hysen Borovina dha një ndihmesë të madhe në krijimin e aviacionit shqiptar pas çlirimit.

Aerodromet shqiptare

Aerodromi i Tiranës
U ndërtua pranë Kroit të Shën Gjergjit në vitet '30. Ai ishte një aerodrom modern, me dy hangarë të mëdhenj, konstruksion metalik për strehim të avionëve, me pistë betoni për ulje dhe ngritje, i elektrifikuar për fluturime natën dhe i kanalizuar në mënyrë të përsosur.

Aerodromi i Shijakut
Atë e quanin ndryshe Fusha e Belikut, u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndodhej në perëndim të qytetit, pranë fshatit Sleimaj. Ai përdorej për avionët bombardues. Aerodromi kishte një ofiçinë për riparime të vogla të rastit. Nuk kishte pistë betoni dhe fluturimet kryheshin në fushë.

Aerodromi i Shkodrës
Ndodhej në veri-lindje të qytetit, në Vukshqeraj dhe në livadhet e Sulçe Bej Bushatit, sot fusha e Shtojt. Aerodromi kishte një shesh të vogël të betonuar për vendqëndrim, ai u ndërtua nga italianët në vitin 1940. Nuk kishte asnjë ambient të nevojshëm dhe përdorej vetëm në ditë të caktuara për transport pasagjerësh.

Aerodromi i Kukësit
Ndodhej në mes të rrugës Kukës-Bicaj dhe të fshatit Shtiqen. Ulja dhe ngritja e avionëve kryhej në fushë të gjelbër. Ambientet e tjera mungonin tërësisht. Aerodromi i Kukësit u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët.

Aerodromi i Korçës
Shtrihej në jug të qytetit dhe në perëndim të fshatrave Mborje e Drenovë. Ai përdorej kryesisht për transport pasagjerësh, por i mungonin ambientet përkatëse për këtë funksion. Ulja dhe ngritja e avionëve kryhej në fushë të gjelbër. Aerodromi i Korçës u ndërtua nga austro-hungarezët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Aerodromi i Gjirokastrës
Ndodhej midis qytetit dhe fshatit Paleokastër, pranë fshatit Ronaj. Përdorej më shumë për transport. Ulja dhe ngritja bëhej në fushë të gjelbër dhe mjediset e tjera mungonin. Aerodromi i Gjirokastrës u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët.

Aerodromi i Vlorës
Shtrihej në perëndim të qytetit. Mungonin mjediset e përshtatshme si dhe pista e betonit. Po në këtë qytet, pranë vendit të quajtur "Uji i Ftohtë" gjendeshin ndërtesat e aviacionit dhe ofiçina për riparimin e hidrovolanteve që bazoheshin në det aty pranë. Ai u ndërtua nga italianët në vitin 1920.

Aerodromi i Rinasit
Është një nga aeroportet më modernë në Shqipëri. Ai u ndërtua në vitin 1954, dhe funksioni i tij ishte si aerodrom ushtarak. Më pas Aerodromi i Rinasit u kthye edhe në aerodrom për uljen dhe ngritjen e avionëve civilë.

Aerodromi i Kuçovës
U ndërtua në vitin 1954 dhe është një aerodrom ushtarak. Në të u vendos komanda e Regjimentit të Parë të Aviacionit Luftarak Reaktiv. Komandant i parë i këtij regjimenti ishte piloti i njohur Niko Hoxha.

Aerodromi i Gjadrit
Aerodromi i Gjadrit është ndërtuar në vitin 1975. Ai është aerodromi më i ri i ndërtuar në Shqipëri. Aerodromi i Gjadrit u ndërtua për uljen dhe ngritjen e avionëve ushtarakë dhe ishte një nga më modernët e ushtrisë shqiptare.


Armand Jonuzi -TiranaObserver

 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 45 - 55 nga 461

Login Form






Keni humbur fjalėkalimin
Asnje konto? Regjistrohu

Lojrat Te fundit

_LADI_
Pacman6150
08/29/083:38:34PM
njeshi
Snake817
08/19/089:00:46PM
Dorina
Pacman40160
07/27/083:49:12PM
ela
Alien Attack22
07/24/0800:13:59AM
ArcadeGuest
Alien Attack16
07/22/084:23:55PM

Postimet e fundit


Me shume ...

Tirana Turist

Cfare ju keshilloj te

 vizitoni ne Tirane:

 

 Muzeun Kombetar
 Parkun
 Liqenin
 Dajtin
 Parkun "Rinia"
 Kartodromin