|
Kuzhina -
Gatime
|
|
Monday, 03 December 2007 |
 Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.
Ju duhen:
melci vici (300g per dy persona qepe gjalpe vere e bardhe majdanoz kripe piper i zi
Ne nje tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepet e grira imet. Skuqini qepet derisa te marrin nje ngjyre te bukur te arte. Shtoni melcite dhe skuqini shpejt. Hidhni veren e bardhe (2dl) dhe perziejini mire. Kur vera te jete avulluar, shtoni kripen dhe piperin e zi Perziejini mire, lereni dhe nja 10 sekonda ne zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin siper dhe shperndajeni neper pjata. Sekreti i keaj recete eshte qe melcite nuk duhen lene gjate ne zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen. Ju befte mire!
|
|
Kuzhina -
Gatime
|
|
Monday, 03 December 2007 |
Per fergese ju duhen: qepe te fresketa domate ose salce domateje speca veze djath i bardhe vaj ulliri kripe piper i zi  Te gjithe ingredientet pastrohen mire dhe priten imet.  Ne vajin e nxehte skuqen qepet dhe pastaj shtohen specat.  Kaurdisen mire deri sa specat te marrin nje kore te arte.  Shtohen domatet apo salca e domateve. Kaurdiset mire me specat. Pas disa minutash shtohet djathi i prere ne copa te vogla. Kur ingredientet te jene lidhur mire me njeri-tjetrin shtohen vezet e rrahura dhe perzihen mire .  Ju befte mire!
|
|
|
Kuzhina -
Gatime
|
|
Tuesday, 08 January 2008 |
 Koha e pergatitjes : 30 minuta
|
|
|
Kuzhina -
Gatime
|
|
Sunday, 03 February 2008 |
|
Koha e pergatitjes : 60 min.
|
|
|
Kuzhina -
Gatime
|
|
Monday, 25 February 2008 |
 Raclette eshte nje recete tipike zvicerane. Zakonisht konsumohet ne dimer, sepse i shkon shume te ftohtit. Elementi baze i raclettes eshte djathi me te njejtin emer, karakteristike e te cilit eshte sasia e madhe e yndyres. Djathi, vendoset ne ca lopatez metalike, futet ne nje lloj aparati-tave enkas per raclette qe mundeson qe djathi te shkrihet. Kur djathi shkrihet ai, me ndihmen e nje luge druri shtyhet per ne pjate, ku paraprakisht jane vendosur patatet e ziera. Zakonisht, shoqerohet me turshi; qepujka, misra dhe kastraveca. Por, njerezit e kane shtyre kreativitetin me tutje dhe kane shpikur nje aparat raclette te shoqeruar me funksion grille. Kjo mundeson qe pervecse recetes tradicionale me patate, djath e turshi, pjates t'i shtohen edhe mish i pjekur ne grill, apo speck, apo kerpudha dhe qepe. Secili tregon kreativitetin dhe preferencat e tij. Nje sekuence raclette tregohet me poshte. Ju befte mire!



 Caji eshte shume i rendesishem gjate ngrenies se Raclette: ekuilibron djathin. Keshillohen sasi te konsiderueshme caji, perndryshe djathi bie shume i rende ne stomak dhe kenaqesia shnderrohet ne nje mundim. Sigurisht, vera e bardhe eshte gjithmone ne elementin e vet prane raclettes.
|
|
|
|
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 34 - 44 nga 461 |