• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania , Chat ,  Albania Dating , Free sms , free games

Saturday
Sep 06th
Kryesore
Curry i kuq tailandez PDF Shtypni e-mail
Kuzhina - Gatime
Tuesday, 02 October 2007
Currin thailandez (te kuq dhe jeshil) e njoha jashte Shqiperise. Por, me sa jam e informuar, kane filluar ta njohin edhe ne Shqiperi, ne restorantet aziatike apo indiane qe po fillojne te shfaqen ne Tirane. Gjyshet shqiptare te se nesermes ndoshta do ta kene neper librat e tyre kete lloj gatimi. Mbase.

Curri Thailandez eshte jashtemase i thjeshte per t'u gatuar. Te pakten kjo receta qe po sjell ketu eshte shume e thjeshte (nje me te sofistikuar do ta sjell me vone). Ju duhen ingredientet e meposhtem, te cilet gjenden ne dyqane kineze, thailandeze apo indiane.

Ne figure shikoni, misra bebusha, patlixhana thailandeze (duken si domate jeshile, nuk jane!), bamje, qepujka kineze dhe curri i kuq qe mund ta blini te gatshem.

Ju duhen gjithashtu dy kanace me qumesht arre kokosi.

Ne kuszhinen kineze, thailandeze dhe indiane ka nje rregull te arte: Asnjehere mos filloni te
gatuani pa i bere gjerat gati. Puna e pare pastroni e prisni zarzavatet qe keni menduar te gatuani. Kur cdo gje eshte gati filloni. Gatimi ka tempon e tij. Ne fillim hidhni ne vajin e lulediellit te nxehur dy luge curry. Numrin e lugeve duhet ta zgjidhni vete. Ata qe e duan shume pikante mund t'i hedhin edhe tre, ata qe nuk e duan pikante mudn t'i hedhin edhe nje. Kur curry te jete skuqur pak, hidhni nje nga nje zarzavatet. I kaurdisni pak. I shuani me qumeshtin e kokosit dhe i lini te ziejne per rreth 30 min ne zjarrte mesem.

Ju befte mire!

Keshilla praktike

1. Gatimi ne guzhinen kineze behet me nje enet te posacme qe quhet wok. Megjithate, ju mund te gatuani edhe ne nje tigan.
2. Ky lloj ushqimi shoqerohet me oriz kinez (te zjere, sigurisht)
 
Byrek me presh PDF Shtypni e-mail
Kuzhina - Gatime
Tuesday, 02 October 2007
Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.

Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.


Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.



Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.

Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe ... shijojini.

Ju befte mire!
 
Gjelle me patlixhana (Caponata) PDF Shtypni e-mail
Kuzhina - Gatime
Tuesday, 02 October 2007
The esthetics of egg plant

Te gjithe ata (Eni & Belle midis te tjereve) qe e kane pare fotografine paraprakisht dhe kane pyetur se c'te jete valle kjo, sot do te gjejne pergjigjen. Eshte Caponata (kaponata), nje gjelle Siciliane qe une e kam peshkuar ne sundyqet e Jamie Oliver (Genial Italienisch). Elementi baze i Caponates eshte patlixhani, nje nga zarzavatet e mia te preferuara. Eshte nje gjelle e lehte per t'u gatuar dhe e pershtatshme per ditet e nxehta te veres. Per nje caponata ju duhen:

Patlixhana (sasia varet nga nr. dhe oreksi i personave qe do i shpartallojne): pastrojini dhe prejini ne copa te vogla
nje qepe: priteni holle
dy-tre thelbinj hudhrash: te shtypura, ose te prera imet
ullinj, nje grusht dore: hiquani berthamen dhe prejini ne copa te vogla
majdanoz, nje tufe: ndajini kercellin nga gjethet dhe pritini vec e vec imet
kripe
rigon
aceto balsamico i bardhe
piper i zi
salce domateje: 250 gr
vaj ulliri

Ne nje tigan te madh hidhni nje porcion te mire vaj ulliri dhe nxeheni vajin. Skuqini patllixhanat (ne porcione) deri sa te marrin nje ngjyre te arte. Hidhni kripe, rigon dhe kercejt e prere te majdanozit. Perziejini mire. Shtoni ullinjte e prere. Shtoni aceton (rreth 1dl) dhe kur te jete shuar shtoni salcen e domateve. Lereni rreth 15 minuta te zieje. Sperkateni me piper te zi, shtoni dhe gjethet e majdanozit te prere dhe servireni per te ngrene. Ju befte mire!

Keshilla praktike:

1. Jamie perdor edhe capern, specialitet italian. Une nuk i perdor.
2. Me buke te bardhe, te ngrohte, caponata ju shton jeten, te pakten, me nje dite ;)
 
Fasule PDF Shtypni e-mail
Kuzhina - Gatime
Tuesday, 02 October 2007

Per 4 persona:

1/2 kg fasule
1 doze salce domateje
1 qepe mesatare
3 gjethe dafine
rigon
piper i zi
kripe
vaj ulliri

Fasulet lerini gjate gjithe nates ne nje ene te thelle me uje. Diten tjeter, para se t'i gatuani, derdheni ujin, shplajini fasulet mire dhe hidhini ne nje tenxhere me presion me uje, aq sa masa e ujit (niveli i ujit) te jete sa dyfishi i mases (nivelit) te fasuleve. Llogarisni rreth 30 minuta kohe zjerjere. Kujdes, kjo kohe zjerrjeje vlen vetem ne se ndiqni pike per pike kete procedure.

Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe kthejeni celesin e pjates se sobes ku po gatuani ne maksimum. Kur vaji te jete nxehur shume hidhini qepet e prera ne kubike te vegjel dhe kaurdisini aq sa te marrin nje ngjyre te verdhe ne te arte. Shtoni purene e domate dhe lerini te shkrijne tek njera-tjetra per aq kohe sa eshte e nevojshme. Kur qepa dhe domatja te jene shnderruar ne nje mase te trashe, shtoni kripen, piperin e zi dhe rigonin. Nje pjese te kesaj salce shtrojeni mbi nje cope buke dhe shuani urine e vockel (pa prekur ate te madhen). Shtojeni salcen ne tenxheren ku keni gatuar fasulet, shtoni gjethet e dafines, shikoni ne se fasulet kane uje mjaftueshem dhe lerini te ziejne se bashku deri sa lengu i fasuleve te jete paksa i trashe.


Ju befte mire!

Keshilla praktike:
1. Ne vere zevendesojeni dozen e purese se domates me domate te fresketa, te pjekura mire.
2. Erezat qe mund te shtoni ne fasule mund te jene nga me te ndryshmet. Borziloku, psh, funksionon shume mire. Ne boten gjermane per fasulet perdorin kryesisht te ashtequajtur Bonnenkraut, nje erez tipike per fasulet. E kam provuar dhe shkon shume mire edhe me menyren shqiptare te gatimit te fasuleve.
3. Ne se doni ta pershpejtoni procesin e trashjes se lengut te fasuleve atehere merrni nje luge gjelle fasuleje dhe shtypini. Hidheni masen e shtypur prape tek fasulet dhe perziejeni mire. Lereni te zieje pak dhe duhet te jete gati.
4. Fasulet mund te hahen ne vere dhe ne dimer. Te shoqeruara me buke, si supe, apo e kombinuar me pilaf.
5. Ne dimer, ne kohe gripi, fasuleve mund t'i hidhni pak spec djeges. Eshte si balsam per trupin dhe shpirtin (djeg nje cike, por te sheron, ama)
 
Risotto me fenkel, lule laker dhe speck PDF Shtypni e-mail
Kuzhina - Gatime
Tuesday, 02 October 2007
Jeni ne nje gjendje te papercaktuar. Thoni tere kohes se c'me hahet. Se c'me hahet, por nuk ja vini dot gishtin. Ose jeni ne situaten tjeter, jeni ndare jo mire nga gjysma juaj me e mire. Doni t'i jepni te kuptoje qe e shkuara eshte e kaluar. Por si ta beni kete ne menyre elegante? Futeni njehere koken tek kuzhina e gjyshes dhe hidhini nje sy kesaj fotografise. Te leshoi goja leng? E mendon si nje ftese pajtimi te mundshme? Atehere, mos perto dhe futju punes, sepse eshte jo vetem e lehte per ta gatuar. Eshte gjithashtu ekonomike. Eshte edhe origjinale (mendo nje kombinim si rrenje fenkeli dhe lulelaker). E mbi te gjitha : Eshte e shijshme.


Per ta gatuar ju duhen te gjitha ingredientet qe keni perdorur tek risotto, plus fenkel (funnel, lexo me poshte), lulelaker, speca te kuq djeges, majdanoz dhe speck. Procedura eshte gjithashtu e njejte, me keto ndryshime. Lulelakren laheni dhe ndaheni ne luleza. Hidhini te ziejne me bujonin. Po keshtu, priteni rrenjen e fenkel ne copa te vogla pasi ta keni pastruar nga gjethet, dhe hidheni te zieje ne bujon. Si fenkel ashtu edhe lulelakra i shtohen risottos me bujonin, pasi te jene zjere per rreth 10 minuta. Ne nje tigan skuqni speckun deri sa t'i jete shkrire dhjami. Vegjetarianet mund ta zevendesojne speckun me buke te thermuar dhe te skuqur. Kur risotto te jete bere gatindajeni neper pjata dhe shtojini majdanoz te grire holle, spec te kuq djeges te pastruar nga fara dhe te prere ne shirita te holle (mos harroni te lani duart para se te ferkoni syte) dhe speck te skuqur. Ju befte mire!



Kjo bima ketu, qe ne Shqipei me rezulton e papare, quhet fenkel ne boten gjermane, funnel ne ate angleze. Kundermon dhe i ka gjethet si bima e uzos. Fenkelit i hahet rrenja. Mund te hahet e pagatuar ne sallate, si kontorno (e zjere apo e pjekur) neper meny te ndryshme, apo si ingredient.
 
Karkaleca deti ne krem qumeshti PDF Shtypni e-mail
Kuzhina - Gatime
Tuesday, 02 October 2007

Per dy veta:

250 g karkaleca deti te pastruar
2,5 dl krem qumeshti (panna, sanne)
2 dl vere e bardhe (gatimi)
dy thelbinj hudhre te shtypur
1 luge gjalpe gatimi
kripe
majdanoz

Karkalecat skuqen ne gjalpe se bashku me hudhrat e shtypura.

Shuhen me veren e bardhe.

Shtohet kremi i qumeshtit dhe lihen ne zjarr te avashem derisa kremi te trashet paksa. Shtohet kripe dhe majdanoz. Ju befte mire!

Keshilla praktike:

Karkalecat mund te hahen ne kete forme te shoqeruar me buke. Por, mund te kombinohen me patate ose me pilaf, plus zarzavate.
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 12 - 22 nga 461

Login Form






Keni humbur fjalėkalimin
Asnje konto? Regjistrohu

Lojrat Te fundit

_LADI_
Pacman6150
08/29/083:38:34PM
njeshi
Snake817
08/19/089:00:46PM
Dorina
Pacman40160
07/27/083:49:12PM
ela
Alien Attack22
07/24/0800:13:59AM
ArcadeGuest
Alien Attack16
07/22/084:23:55PM

Postimet e fundit


Me shume ...

Tirana Turist

Cfare ju keshilloj te

 vizitoni ne Tirane:

 

 Muzeun Kombetar
 Parkun
 Liqenin
 Dajtin
 Parkun "Rinia"
 Kartodromin