• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

TiranaCity.com  Tirana , Albania

Tuesday
Jan 06th
Kryesore
Barack Obama, presidenti i 44-t i SHBA-se PDF Shtypni e-mail
Lajmet - Lajmet e Fundit
Wednesday, 05 November 2008
Barack Obama, presidenti i 44-t i SHBA-se
Kandidati demokrat Barack Obama eshte presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Fitorja, tashme e sigurt e Obames shenon nje kthese ne historine presidenciale te kontinentit pertej Atlantikut.

Per here te pare SHBA-te ne krye do te kene nje president me ngjyre, nje afro-amerikan.

Mbeshtetesit e tij ne te gjithe Ameriken dhe ne vendin e origjines se Obames, ne Kenia jane te ekzaltuar ne maksimum.

Ndersa ndjekin me vemendje rezultatet e mediave amerikane, zgjedhesit demokrate jane grumbulluar neper sheshet kryesore per te festuar fitoren e presidentit te ri.  

Pritet qe per pak kohe, Obama te shfaqet para publikut per te pershendetur gjithe votuesit dhe per te festuar fitoren bashke me ta.

 
Mocioni i mosbesimit, Berisha nė dorė tė Topit PDF Shtypni e-mail
Lajmet - Lajmet e Fundit
Monday, 20 October 2008
Mocioni i mosbesimit, Berisha në dorë të Topit
Mbështetësit e Presidentit Bamir Topi brenda Partisë Demokratike janë të vetmit që mund të garantonin një rokadë kryeministrash para zgjedhjeve të vitit 2009. Kombinacionet numerike të opozitës nuk mjaftojnë për ta përmbyllur me sukses këtë “operacion”, ndaj futja në lojë e krahut anti-Berisha brenda selisë blu do të ishte çelësi i zgjidhjes.

Edhe pse në disa momente është deklaruar hapur ideja e mocionit, përfaqësuesit e këtij grupi brenda PD-së kanë mbetur në heshtje.

Numrat

Partia Demokratike aktualisht ka në grupin e saj parlamentar një numër prej 54 deputetësh. Brenda kësaj shifre përfshihen edhe disa prej atyre që në të shkuarën janë shfaqur si mbështetës të Presidentit aktual.

Ndonëse ata mendohet të jenë rrudhur në numër që prej ndryshimeve të fundit kushtetuese, mund të jenë të mjaftueshëm për të realizuar me sukses mocionin.

Konflikti i fundit mes institucioneve dhe sulmi mbi kryeprokuroren Ina Rama mund të përbëjë klimën e duhur për ta riaktivizuar këtë grup.
Lexoni ...
 
Avokati i Fazllic: Klienti im, i pafajshem PDF Shtypni e-mail
Lajmet - Lajmet e Fundit
Monday, 20 October 2008
Avokati i Fazllic: Klienti im, i pafajshem
Avokati i biznesmenit boshnjak Damir Fazllic, Genc Gjokutaj ka konfirmuar per Top Channel se ndaj klientit te tij ka filluar nje procedim penal nga ana e prokurorise se Tiranes.

Por duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, avokati ka hedhur poshte pretendimet e prokurorise, duke deklaruar se ato nuk bazohen ne prova por vetem tek lajmet e mediave.

“Ndaj zotit Fazllic ka filluar nje procedim penal nga prokuroria e Tiranes. Por si mbrojtesi i tij une duhet te them se ai eshte i pafajshem dhe se ky procedim penal eshte nul, pasi vetem nga burime mediatike prokuroria ka arritur ne konkluzionin se kemi te bejme me pastrimin e produkteve qe rrjedhin nga nje veper penale. Burimi mediatik nuk mund te sherbeje si premise per te ndermarre nje ceshtje penale, pa bere me pare nje verifikim administrativ”, ka pohuar Gjokutaj.

Avokati ka sqaruar se per momentin ndaj Fazllic nuk ka ndonje akuze konkrete dhe se te gjitha levizjet financiare qe ai ka bere ne Shqiperi kane qene ligjore.

Lexoni ...
 
Pasaportat, Berisha njihet me elementet e sigurise PDF Shtypni e-mail
Lajmet - Lajmet e Fundit
Friday, 17 October 2008
Pas pak ditesh, perfaqesuesit e kompanive qe do te prodhojne kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike pritet te prezantojne ne Tirane te gjithe elementet e sigurise se larte qe do te kene keto dy dokumente.

Ata njohen kryeministrin Berisha me disa prej detajeve qe do te permbaje pasaporta elektronike me elementet e saj biometrike.

Ne kete takim, kryeministri Berisha, pasi u njoh me modelin e pasaportes elektronike, qe do te permbaje elemente te sigurise se larte, tha se realizimi i tyre sipas standarteve do ta ndihmoje vendin per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Lexoni ...
 
Ngjela: Qeveria ka frike nga prokuroria PDF Shtypni e-mail
Lajmet - Lajmet e Fundit
Monday, 13 October 2008
Deputeti Spartak Ngjela, ne fjalen e tij ne seancen e sotme parlamentare ka akuzuar qeverine se po tenton te kontrolloje te gjitha institucionet e vendit.

Sipas Ngjeles, ky shtet eshte pergjegjes per nje sere shkeljes dhe kerkon te kontrolloje prokurorine pasi i druhet asaj.

“Ne kete vend tendenca tiranike qenka e forte. Nje Parlament qe merret me prokurorine ndodhet mes dy alternativash, ose vjedh dhe ka frike nga prokurori, ose ka frike nga krimi. Nga krimi kjo qeveri nuk ka frike, por ka nga prokurori pasi eshte e implikuar vet”, ka pohuar Ngjela.

Me tej avokati e ka vene theksin tek ceshtja “Fazllic”, duke e vleresuar si te pajustifikueshme mbrojtjen e qeverise me argumentin se ate e solli keshilltari amerikan i kryeministrit Berisha, Tom Rixh.

“Cili eshte Damir Fazllic? Nuk trembni dot njeri me Tom Rixh. Ky njeri le te vije me ke te doje, edhe me presidentin. Ne SHBA kane futur presidente ne burg. Ne Shqiperi nuk ka demokraci, vendi vuan nga nje qeveri uzurpatore”, ka shtuar Ngjela.

Rifreskuar sė fundi ( Monday, 13 October 2008 )
 
Nisin dėgjesat publike me njesitė bashkiake Nr. 5, 6, 7, 10 pėr ravijėzimin e Planit Rregullues PDF Shtypni e-mail
TiranaInfo - Lajme Tirana
Monday, 13 October 2008

Rama: Jo thjesht një Plan urbanistik, por një Plan zhvillimi ekonomik dhe social

 

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një proces konsultimi me qytetarët e kryeqytetit lidhur me Planin e Ri Rregullues të kryeqytetit.

 

Ky proces nisi pikërisht në datë 3 Tetor, në Teatrin e Operas, përmes një Dëgjese Publike me qytetarët e kryeqytetit, ku Bashkia e Tiranës shpalli publikisht fillimin e konsultave për Planin e ri Rregullues të kryeqytetit.

 

Tashmë që plani ka arritur në një faze të kompletuar, me një përcaktim paraprak të elementeve kryesore të zhvillimit urban, nevojitet që ky proces të maturohet përmes mendimit, gjykimit dhe vizionit të vetë qytetarëve për të ardhmen e kryeqytetit. Në këtë mënyrë mendimi dhe zëri i komunitetit përmes pjesëmarrjes në këto dëgjesa dhe konsultime publike, merr një rëndësi të veçantë në ravijëzimin e këtij plani.

 

Në vijim të këtij turi konsultimesh, Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka bashkëbiseduar me banorët e Njësive Bashkiake Nr. 5, 6, 7 dhe 10 të kryeqytetit, të konsideruara edhe si zonat e para të ndërhyrjes si dhe zona ku plani prek një sërë çështjesh e pa dyshim me një potencial të rëndësishëm zhvillimi për Tiranën e së nesërmes.

Lexoni ...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 1 - 11 nga 482

Login Form






Keni humbur fjalėkalimin
Asnje konto? Regjistrohu
Ku i kaluat pushimet kete vere ?
 

Lojrat Te fundit

ArcadeGuest
3D Highway8
01/03/0911:29:23AM
ArcadeGuest
Against War720
01/03/0911:27:26AM
ArcadeGuest
3 Card Poker1000
12/24/0810:14:25PM
ArcadeGuest
Snake1360
12/18/088:12:34PM
ArcadeGuest
Pong25
12/11/085:18:30PM

Postimet e fundit


Me shume ...

Tirana Turist

Cfare ju keshilloj te

 vizitoni ne Tirane:

 

 Muzeun Kombetar
 Parkun
 Liqenin
 Dajtin
 Parkun "Rinia"
 Kartodromin